Imani është një, ai as nuk shtohet e as nuk pakësohet

IMANI ËSHTË NJË, AI AS NUK SHTOHET E AS NUK PAKËSOHET

قوله:وَ إِيمَانُ أَهْلِ السَّمَاءِ وَ اْلأَرْضِ لاَ يَزِيدُ وَ لاَ يَنْقُصُ. وَالْمُؤْمِنُونَ مُسْتَوُونَ فِي اْلإِيمَانِ وَ التَّوْحِيدِ مُتَفَاضِلُونَ فِي اْلأَعْمَالِ .

Imam Ebu Hanife r.h. ka thënë:“Imani i banorëve të qiellit dhe të tokës as nuk shtohet e as nuk pakësohet. Besimtarët janë të barabartë në iman (besim të plotë dhe të prerë në Allahun) dhe tevhid (në deklarimin e Njëshmërisë së Allahut). Ndërsa ata (mund të) kanë epërsi (ndryshim) në mes vete vetëm nga aspekti i veprave”

Hyrje

E gjithë ymmeti janë të vetëdijshëm se Ebu Hanifeja r.a. me kontributin e tij multidisiplinar, përbën një faqe të ndritshme dhe të pakapërcyeshme të mendimit islam. Islami kurrë nuk mund ta shënojë krenarin e vet pa emrin e Ebu Hanifes r.a.

Idetë dhe kontributi i tij mbeten një ombrellë e vërtetë, me dimensione të gjëra, nën hijën e së cilës do të gjejnë veten shumë dituri të mëvonshme.

Prej veçorive të Ebu Hanifes, që ndoshta bashkëkohanikët e tij nuk e kanë pasur, ka qenë që në studimet e tij i ka dhënë pjesëmarrje të duhur aspektit të arsyes në rezonimin e çështjeve të cilat nga vetë natyra e tyre kërkojnë mundësinë e pjesëmarrjes së faktorit logjik. Prandaj, edhe ata që nuk kanë mundur ta kuptojnë gjenialitetin e tij, ata edhe nuk janë pajtuar me pikëpamjet e tij.

Një prej gjenialiteteve të tij ka qenë mes’eleja e imanit se imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet. Ndërkohë që disa ajete të cilat do t’i shohim më vonë gjatë diskutimit të kësaj çështjeje, në shikim të parë sikur japin të kuptojnë se imani pranon shtimin dhe pakësimin. Është e qartë se disa ajete e theksojnë shtimin e imanit, mirëpo a thua Ebu Hanifeja r.a. nuk i ka ditur këto ajete? A thua, ai mund të jetë aq mendjelehtë sa edhe t’i kundërshtojë citatet e Kur’anit të madhëruar? E vërteta është krejt tjetër.

Duke qenë se shumë njerëz qëndrimin e Ebu Hanifës se ‘imani është një, ai as nuk shtohet e as nuk pakësohet’, mund ta shohin si konfuze ndaj ajeteve të Kur’anit, studimi që do të pasojë më poshtë, është rast i mirë për qartësimin e kësaj çështjeje, aq sa të rëndësishme, po edhe aq delikate.

Shpjegim

Me shprehjen e Ebu Hanifes r.a. ‘banorët e qiellit’ janë për qëllim melekët dhe banorët e Xhenetit, ndërsa me ‘banorët e tokës’ janë pejgamberët, evlijatë dhe të gjithë besimtarët e devotshëm dhe mëkatarë. Imani i të gjithë këtyre as nuk shtohet e as nuk mungohet nga aspekti i tërësisë së të besuarit (المُؤْمَنُ به).[1]

 Ky formulim i imam Ebu Hanifes, në vargun e transmetimit zingjiror të veprës që jemi duke e shpjeguar, pra, ‘El-fikhu’l-Ekber’, është transmetuar në mënyra të ndryshme. Verzioni i lartëcekur është sipas “tahkikit” (verifikimit shkencor) të dijetarit Mervan Muhamed Esh-Sha’ar që ia ka bërë kësaj vepre, ndërsa të pajisur me sherhin (shpjegimin) e al-lame Mul-la Alij bin Sulltan Muhamed El-Kari.

Ndërkohë, në verifikimin shkencor të Alij Muhamed Dandeli edhe ky të shoqëruar me sherh (shpjegim) të Mul-la Alij El-Kari El-Hanefij, ekzistojnë disa dallime në transmetimin e metn-it (tekstit) të veprës ‘El-Fikhu’l-Ekber’, por në këtë rast konkretisht ekzistojnë edhe disa dallime në pjesën e caktuar të tekstit që flet pikërisht për gjendjen konstante të imanit, (mos)shtimin dhe (mos)pakësiimin e tij, më se dhe kjo gjë neve na intereson këtu.

Sipas realitetit objektiv, vlerësojmë se “teksti” i veprës “El-Fikhu’l-ekber” me verifikim shkencor të Mervan Muhamed Esh-Shaar-it rreth gjendjes konstante të imanit, ku potencohet se ‘imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet’ është më konceptual dhe më i vërtetë, sepse paraqet në mënyrë më reale qëndrimin e Ebu Hanifes rreth imanit ashtu siç Ebu Hanife është i njohur në masë të gjerë me qëndrimin e tij se imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet. Ky “tekst” i veprës “El-Fikhu’l-Ekber” i transmetuar me këtë kontekst, pra se “imani nuk pranon as shtim e as pakësim”, është cituar edhe në veprën (dorëshkrimin): “El-Xhevheretu’l-munifeh fi sherhi vesijjeti Ebi Hanifeh” të Ibni Iskender El-Hanefi, gjatë shpjegimit të veprës “El-Vesijjeh” të Ebu Hanifes r.a. Aty citohet:

إيمان أهل السماء و الأرض لا يزيد و لا ينقص. و المؤمنون مستوون في درجة الإيمان و التوحيد، متفاضلون في الأعمال  - Imani i banorëve të qiellit dhe të tokës as nuk shtohet e as nuk pakësohet. Besimtarët janë të barabartë në shkallën e  imanit (besimin e plotë dhe të prerë në Allahun) dhe tevhidit (në deklarimin e Njëshmërisë së Allahut). Ndërsa ata (mund të) kanë epërsi (ndryshim) në mes vete vetëm nga aspekti i veprave” [2].

 Në anën tjetër, sakaq, kjo e vërtetë që u tha më sipër sikundër e vë në lajthitje (e bënë të paqëndrueshëm) tekstin e apostrofuar të veprës “El-Fikhul Ekber”, me tahkik të Alij Muhamed Dandeli  në të cilin pohohet e kundërta dhe në fakt krijohet një konfuzion. Në tekstin e Dandelit është me sa vijon: إيمان أهل السماء و الأرض لا يزيد و لا ينقص من جهة المُؤْمَنِ به، و يزيد و ينقص من جهة اليقين و التصديق – imani i banorëve të qiellit dhe të tokës as nuk shtohet e as nuk pakësohet nga aspekti i objektivave të të besuarit, ndërsa ai shtohet dhe pakësohet nga aspekti i bindjes së thellë dhe besimit të plotë” Këtu qartazi pohohet se besimi pranon shtim dhe mungim nga aspekti i ‘tasdiki-it’- besimit të plotë, pikërisht nga ky aspekt ku dijetarët që e mohojnë shtimin dhe pakësimin e imanit në krye të të cilëve është Ebu Hanife, ata e kanë parasysh faktin se imani është TASDIK- besim i plotë dhe unikal, andaj edhe nuk pranon ndryshim.

Prandaj, është shumë e qartë se ky verzion i transmetuar që i adresohet Ebu Hanifes r.a. si autor i veprës, e vë në lajthitje vetë qëndrimin Ebu Hanifes r.a. tani më të njohur se “imani as nuk shtohet dhe as nuk pakësohet”. Qëndrim ky që mbështetet edhe nga veprat tjera te vetë Ebu Hanifes r.a., siç është kjo për shembull në ‘El-Vesijjetu’, ku thuhet: لا يزيد و لا ينقص  و الإيمان - Imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet…”[3]

Edhe më tej, po qëse vazhdojmë më në thellësi të veprës “El-Fikhu’l-Ekber”, me tahkik të Alij Muhamed Dandeli, na bëhet e qartë se nga vetë teksti i veprës ‘El-Fikhu’l-Ekber’, kjo përmbajtje e  këtij teksti, pra me tahkik të Dandelit që e miraton ndryshimin e imanit, kundërshtohet me pasuesin vijues ku thuhet: و المؤمنون مستوون في الإيمان و التوحيد، متفاضلون في الأعمال  – besimtarët janë të barabartë në iman dhe tevhid, ndërsa ata kanë epërsi në mes veti nga aspekti i veprave” [4]që në fakt e refuzon apo e kundërshton shtimin dhe pakësimin e imanit, sepse, në këtë kontekst, besimtarët janë të barabartë në iman për arsye se imani (në kuptim të tasdikit) është një, unikal, i pandarë i pandryshueshëm dhe i barabartë për të gjithë ata që e fitojnë të drejtën për t’u quajtur besimtarë (musliman). Për të gjithë ata, imani është i ekspozuar në mënyrë të njejtë pa bërë kurrfarë dallimi. Ai si i këtillë nuk ka se si të vetështohet apo vetëpakësohet ku paraqitja e tij është vetëm e një fytyre. Mirëpo ata të cilët e perceptojnë atë dhe mishërojnë në qenien e tyre, ata kanë dallim në varësi me intenzitetin e demonstrimit praktik të rezultateve që rrjedhin nga imani apo tevhidi. Pra, imani përceptohet nga njerëzit e jo se imani i percepton njerëzit, më se edhe ata të cilët e observojnë atë mund të kenë dallim e jo ai që observohet, sepse ai është statik dhe i palëvizshëm vetëvetiu. Pikërisht kjo është arena e këtij paradoksi.

Premisat prolonguese rreth gjendjes

konstante të imanit

Çështja e gjendjes konstante të imanit, përkatësisht e shtimit dhe e pakësimit të tij, e të cilën Imam Ebu Hanife r.a. në këtë rast në formë të formulës lakonike e potencon, është mjaft e ndërlikuar dhe tejet komplekse. Kjo ndërlikueshmëri me gjasë rezulton nga të të kuptuarit në mënyra të ndryshme të disa ajeteve dhe haditheve në të cilat shprehjet ‘زيادة - shtim’ dhe ‘نقصان – pakësim’ janë potencuara (në format e tyre foljore) në kontekst të emrit ‘iman’.

Andaj edhe dijetarët që mbajnë vijën e ngushtë tradicionale, pa u lëshuar fare në elaborim tekstual dhe kontekstual të ajeteve dhe haditheve, pohojnë se imani shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me vepra të këqija.

Ndërsa dijetarët të cilët mbi bazën e principeve parimore gjithësesi të sajuara në arsenalin tradicional dhe duke e elaboruar nocionin “iman” në kontekstin e tij horizontal dhe vertikal, pohojnë se imani është një tërësi unikale dhe ai as nuk shtohet e as nuk pakësohet.

Pastaj, kjo ndryshuashmëri e dijetarëve rreth shtimit dhe pakësimit të imanit sikur në mënyrë të detyrueshme predestinohet nga mospajtimet e tyre paraprake rreth përmbajtjes bazë të nocionit iman, gjegjësisht, nëse veprat (العمل بالجوارح), janë pjesë përbërëse (ركن) të nocionit iman apo jo, apo nocioni iman është një emër që përbëhet vetëm nga të besuarit me zemër (التصديق بالقلب) dhe të shprehurit me gjuhë (الإقرار بالسان). Ndërkohë që pa e hezituar faktin, mospajtimet e tyre në këtë çështje nuk janë diç serioze sepse të gjithë janë të vetëdijshëm se e synojnë një qëllim, porse atë e komentojnë në mënyra të ndryshme. Atëherë në bazë të mospajtimit të tyre në definicionin e imanit, ata nuk janë të një mendimi edhe rreth çështjes tjetër me radhë: a shtohet dhe a pakësohet imani.

Grupi që veprat i klasifikon si pjesë përbërëse të imanit konsideron se ai shtohet dhe pakësohet, ndërsa ata që me iman nënkuptojnë vetëm bindshmërinë me zemër dhe shqiptimin me gjuhë konfirmojnë të kundërtën.

Tanimë kuptuam se mospajtimet rreth definicionit të imanit janë vetëm nga ana teorike dhe formale e i njëjti rast është edhe rreth kësaj çështje. Sepse ata që konsiderojnë se imani nuk shtohet dhe as nuk pakësohet, konfirmojnë se njerëzit dallohën sipas devotshmërisë dhe veprave të mira dhe se në përputhje me këtë do të jenë ndryshe të shpërblyer, dhe se ata do të kenë shkallën e caktuar tek Allahu xh.sh.[5]

Në anën tjetër, vështrimi i imanit në vertikalen shtohet-pakësohet dhe në të kundërtën as nuk shtohet dhe as nuk pakësohet përbën ndarjen kryesore që pas kësaj rreshtohen me qëndrime përkatëse dijetarët dhe imamët më me famë, për ndryshe mendimet rreth konstantës (valëvitjes) së imanit janë më shumë se kaq dhe klasifikohen deri në tri soshë si:

Imani shtohet dhe pakësohet, - e ky është imani i ymetit nga radhët e njerëzve dhe xhinëve;

Imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet,- e ky është imani i melaikëve, ashtu siç është e njohur;

Imani shtohet dhe nuk pakësohet,-  e ky është imani i pejgamberëve, ndërsa disa prej tyre e shtojnë edhe pikën e katërt se;

Imani pakësohet e nuk shtohet,- e ky është imani i mëkatarit kronik (fasikit)[6].

Ndërsa dijetari Bedrud-din El-Ajnij thotë: Kanë thënë disa prej dijetarëve:”Imani në të vërtetë nuk pranon pakësim, sepse sikur ai të pakësohej nuk do të mbetej fare besim. Mirëpo, ai pranon shtim në bazë të fjalës së Allahut xh.sh:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur u përmendet Allahu u rrënqethet zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre”(Kur’ani, El-Enfal:2). Ndërsa imam Maliku r.a. mospakësimin e imanit e justifikon me atë se: Imani është besim i plotë (et-tasdiku) dhe ky si i tillë nuk lejohet që të pakësohet, sepse kur ai mungohet, atëherë ai bëhet i dyshuar, për ç’arsye edhe del nga emri i imanit.[7]

Prej elementeve që nevojiten pa shmangshëm për ta kuptuar çështjen e esencës së imanit se ai është një dhe as nuk shtohet e as nuk pakësohet, janë edhe këto:

  • Njohja dhe definimi i nocionit iman
  • veprat me gjymtyrë nuk janë pjesë përbërëse e qenies së tij.
  • Imani është:Et-tasdiku – besim i plotë dhe i prerë
  • Imani nuk është “el-ma’rifetu” – njohje
  • Imani parimisht është veprim i zemrës.

Për pikën e parë dhe të dytë, pra: ‘Njohja dhe definimi i nocionit iman’, si dhe ‘veprat me gjymtyrë nuk janë pjesë përbërëse e qenies së tij’, mendoj se i kemi shpjeguar në masë të mjaftueshme në njësinë paraprake me titull: ‘Imani: deklarim me gjuhë dhe besim me zemër’, prandaj dhe për këto nuk do të diskutojmë prapë.

 

Imani është ‘et-tasdiku’ (besim i plotë)

Realiteti esencial i imanit as nuk shtohet e as nuk pakësohet ngase ai është besim i plotë (tasdik) i (veprimeve të) zemrës i cili i arrinë kufijtë e përforcimit të prerë dhe të dorëzimit (الذي بلغ حد الجزم و الإذعان), dhe këtu nuk mund të paramendohet shtimi dhe mungimi.[8]

Imam Rraziu duke e miratuar mendimin se imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet, ai këtë e arsyeton me thënien e tij:”Meqë imani është emër i besimit të plotë në të Dërguarin s.a.w.s. me të gjitha ato që dihen si parime të pashmangshme të ardhjes së tij (بالضرورة مجيئه به[9]), atëherë ai nuk e pranon ndryshimin. Pra, specifika e imanit nuk e pranon shtimin dhe pakësim. Mirëpo, meqë te mu’tezilët imani është emër që përfaqëson kryerjen e ibadeteve (لأداء العبادات), atëherë ai i pranon ato. E njëjta gjë është edhe te (shumica e) selefit (të parët) pasiqë edhe te ata imani është emër për deklaratën (me gjuhë), besimin (me zemër), dhe veprën. Sidoqoftë, hulumtimi është i natyrës gjuhësore dhe secili prej grupeve kanë argumentet e tyre.[10]

Ashtu sikurse kemi thënë edhe më parë në njësinë e kaluar, imani në aspektin gjuhësor të tij është shprehje e bindjes së plotë (tasdik). Allahu xh,sh. duke informuar për vëllezërit e Jusufit a.s. ka thënë:” وَمَا أَنتَ بِمُؤْمِنٍ لِّنَا …Ti nuk do të na besosh neve…”(Kur’ani, Jusuf:17), domethënë ti nuk ke besim në ne. Prej atyre që e përkrahin këtë domethënie (gjuhësore të imanit) është koncenzusi i gjuhëtarëve. Pastaj, (rrjedhimisht) ky kuptim gjuhësor, bindja me zemër , është obligim për robin që në mënyrë të drejtë (vërtetë) ta shprehë ndaj (Njëshmërisë së) Allahut xh.sh. Që t’i besojë të Dërguarit s.a.w.s. me atë që ka ardhur prej Allahut xh.sh. Andaj, kush i beson të Dërguarit në atë që ka ardhur nga Allahu, i tilli konsiderohet besimtar në raportet e tij me Zotin e Madhëruar. Ndërsa shqiptimi me gjuhë është kusht për zbatimin e dispozitave të Islamit në këtë botë[11]

Pra, se domethënia e imanit është në kuptim të ‘tasdik-besim i prerë, vërtetohet me shumë ajete kur’anore. Gjeneza e infinitivit ‘et-tasdik’ është es-sidku, i cili frekuenton mjaft në shumë raste në Kur’an dhe hadith ku edhe konsiderohet si i vetmi shpëtues në botën tjetër.

Shpjeguesi i veprës ‘Medarixhus-Salikin’ të Ibnul Kajjim El-Xhevzijjut, Muhamed El-Mu’tesimu bil-lahi El-Bagdadi thotë:” i Lartëmadhërishmi ka informuar se në Ditën e Kijametit, asgjë nuk do t’i bëjë dobi robit, e as nuk do ta shpëtojë prej denimit të Tij, përveçse “sidki” (besimi) i tij[12]. Allahu xh. sh. thotë:

قَالَ اللّهُ هَذَا يَوْمُ يَنفَعُ الصَّادِقِينَ صِدْقُهُمْ

“Kjo është dita që besimtarëve u bënë dobi besimi i tyre (sidkuhum)”(Kur’ani, El-Maide:119); pastaj:

وَالَّذِي جَاء بِالصِّدْقِ وَصَدَّقَ بِهِ أُوْلَئِكَ هُمُ الْمُتَّقُونَ

“E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e besoi (sad-deka bihi) atë, të tillët janë ata të ruajturit”(Kur’ani, Ez-Zumer:33)

Allahu i Madhëruar e ka urdhëruar të dërguarin e Tij që të kërkojë  prej Tij t’ia bëjë hyrjen (vdekjen) dhe daljen (ringjalljen) me ‘sidk’ (iman)[13]. Allahu thotë:

 

وَقُل رَّبِّ أَدْخِلْنِي مُدْخَلَ صِدْقٍ وَأَخْرِجْنِي مُخْرَجَ صِدْقٍ وَاجْعَل لِّي

مِن لَّدُنكَ سُلْطَانًا نَّصِيرًا

“Dhe thuaj:”Zoti im, më shpjer mua me hyrje të besimit (të pajisur me të), dhe më nxjerr mua me nxjerrje të besimit (të pajisur me të), dhe nga ana e Jote më dhuro fuqi ndihmuese”(Kur’ani, El-Isra:80).

Ndërsa nga aspekti terminologjik imani është besim i plotë në atë me të cilën ka ardhur Pejgamberi  a.s. nga Allahu xh.sh. Domethënë të besuarit plotësisht me zemër, në mënyrë të përgjithshme në Pejgamberin a.s. në të gjitha ato që dihen si parime të domosdoshme të ardhjes së tij prej Allahut xh.sh.[14]. Pra, besimi në mënyrë të përgjithshme (إجمالا)[15] është obligim në ato që dihen se janë të përgjithshme, dhe besimi në mënyrë të detajizuar është obligim në ato që dihën se janë të detajizuar[16].

 

Imani nuk është ‘el-ma’rifetu’(njohje)

Domethënia e imanit sipas aspektit terminologjik nuk bartet në ndonjë domethënie tjetër, pos në atë ‘tasdik-besim i plotë’. Ai (imani) nuk është dije (العلم) dhe as njohje (المعرفة), sepse edhe prej pabesimtarëve kishte të atillë që e njihnin të vërtetën, por nuk besonin në të, për shkak të kryeneçësisë dhe mendjemadhësisë[17]. Allahu xh. sh. për hebrenjët dhe të krishterët thotë:

الَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَعْرِفُونَهُ كَمَا يَعْرِفُونَ أَبْنَاءهُمْ وَإِنَّ فَرِيقاً مِّنْهُمْ

 لَيَكْتُمُونَ الْحَقَّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ

“Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e vetë, e një grup prej tyre edhe pse e dinë këtë janë duke fshehur të vërtetën”(Kur’ani , El-Bekare:146);

وَإِنَّ الَّذِينَ أُوْتُواْ الْكِتَابَ لَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ

“… E atyre që u është dhuruar libri, ata e dinë sigurishtë se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre…”(Kur’ani,  El-Bekare:144);

وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنفُسُهُمْ ظُلْمًا وَعُلُوًّا فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ

“Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve”(Kur’ani, En-Neml:14)

Ekziston dallim (i qartë) në mes të ‘المعرفة - njohje’ dhe të ‘التصديق- besim i plotë’. Tasdiku është shprehje e lidhjes së zemrës ndaj asaj që arrin ta njohë prej lajmëve të lajmëruesit. Dhe si e tillë është çështje e fituar (كسبي) të cilën ‘musaddiku’- ai cili e bartë tasdikin, e verifikon me vetë zgjedhjen e tij. Në bazë të kësaj ai urdhërohet dhe shpërblehet, ngase atë e konsideron si bazë të ibadeteve (رأس العبادات).[18]

Për dallim prej ‘el-ma’rifetu - njohje’, e cila shpesh herë arrihet pa shprehur fare interesimin për ta fituar, siç ndodh me atë i cili rastësisht ia drejton të shikuarit e tij ndonjë trupi e arrin të njohë se është mur apo është gur…[19]

Mirëpo, nuk do të thotë se njohja, nuk ka të bëjë me imanin, apo është kontradiktë e tij. Assesi jo. Ajo e ka pozitën e vet të patjetërsueshme në fe. Porse ‘njohja’ e të vërtetës është e padobishme në vlerësimet e besimit të njeriut, nëse njeriu paraprakisht apo edhe krahasimisht, nuk është i pajisur me tasdik - besim të drejtë në Zotin. Efekti i saj në fe është e kushtëzuar për besimin e assesi pa të. Këtë e sqaron Imam Ebu Hanife r.a. në librin e tij ‘El-Vesijjetu’, ku thotë:”Imani është deklarim me gjuhë dhe besim me zemër. Vetëm deklarimi nuk konsiderohet iman. Sepse sikur ai (deklarimi) të ishte besim, atëherë munafikët (hipokritët) të gjithë do të ishin besimtarë. Kështu është edhe ‘NJOHJA’. Vetëm njohja, domethënë, pa ekzistuar ‘TASDIKI’, nuk konsiderohet besim, sepse sikur ajo të ishte iman, atëherë ithtarët e librit (hebrenjët dhe të krishterët), të gjithë do të ishin besimtarë. Por, Allahu për realitetin e hipokritëve ka thënë:”Allahu dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë”[20], do të thotë (janë gënjeshtarë) ndaj thirrjeve të tyre se (gjoja) kanë iman, ndërkohë që fare nuk kanë besim. Dhe për realitetin e ‘Ehlul Kitabit’ ka thënë:”Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e vetë…”(Kur’ani, El-Bekare:146)[21].

Ndërsa Ebul Muin En-Nesefiju ne veprën e tij të njohur ‘Tebsiretu’l Edil-Leti’, kur flet për diferencimet në mes të ‘njohjës’ dhe ‘besimit’ thotë:”Nuk kushtëzohet që me mosekzistimin e diturisë (për diç të caktuar) të mosekzistojë fare edhe besimi. Sepse ne kemi besuar në melaikët, librat dhe pejgamberët, ndërkohë që ne nuk i njohim ata me anë të syve tanë. Andaj edhe kryeneçët (المعاندون - hebrenjët dhe krishterët) e njihnin atë, por nuk e besonin, siç ka thënë Allahu xh.sh.[22] dhe e citon ajetin e surës El-Bekare:146 që u cekë më lartë.

Pra, kjo e argumenton ndarjen e besimit prej njohjes dhe ndarjen e njohjes prej besimit. Dhe na bazë të kësaj, imani nuk konsiderohet njohje, për dallim prej Xhehm bin Safvanit i cili imanin e konsideron njohje[23].

Arsyeja se pse u shtjellua diferencimi i besimit nga njohja është sepse grupi që e mbështet ndryshimin e imanit, përveç karakterizimieve të tjera të ndërlidhura me imanin, ata çështjen e fokusojnë, përkatësisht e adresojnë në intenzitetin e shtimit dhe të mungimit të ‘njohjës’ apo ‘dijës’ që ka të bëjë me imanin dheIslamin.

 

Imani parimisht është veprim i zemrës

Të gjithë ehlus-suneti janë të një mendimi se nuk ka iman pa besim me zemër. Sepse zemra konsiderohet vendqëndrim i besimit. Ebu Hanife në veprën e tij:”El-Fikhu’l-Ebsat”, në kapitullin: babun fi’l-imani (mbi imanin) thotë: “Në qoftëse thuhet: ku është vendi i Imanit? Atij i thuhet: Burimi dhe vendqëndrimi i tij është zemra, kurse degët e tij janë në tërë trupin. Nëse thuhet: a është edhe në gishtin tënd? Ti thuaj: Po. E nëse thuhet: po që se e presish gishtin, ku shkon imani prej tij? (Ebu Hanife) Tha: Thuaj: në zemër.”[24]

Kjo argumentohet me ajete, hadithe dhe dëshmi të selefit. Thënia e Allahut xh.sh.:

إِلاَّ مَنْ أُكْرِهَ وَقَلْبُهُ مُطْمَئِنٌّ بِالإِيمَانِ

 “…me prejashtim të atij që dhunohet (për të mohuar) e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim…”(Kur’ani, En-Nahl:106), argumenton se zemra është vendi i imanit dhe jo gjuha[25].

 Janë të shumta ajetet dhe hadithet, që e vërtetojnë se imani është veprim i zemrës dhe jo i gjuhës. Allahu xh.sh. thotë:

أُوْلَئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ الْإِيمَانَ

 “…Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin…”(Kur’ani, El-Muxhadele:22);

وَقَلْبُهُ مُطْمَئِنٌّ بِالإِيمَانِ

“…e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim”(Kur’ani, En-Nahl:106);

وَلَمْ تُؤْمِن قُلُوبُهُمْ

“…e zemrat e tyre nuk kanë besuar…”(Kur’ani, El-Maide:41);

وَلَمَّا يَدْخُلِ الْإِيمَانُ فِي قُلُوبِكُمْ

 “… e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja…”(Kur’ani, El-Huxhurat:14)

Ndërsa në hadithin të cilin e transmeton Enes bin Maliku i cili ka thënë: Pejgamberi a.s. shum shpesh thoshte:

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُكْثِرُ أَنْ يَقُولَ اللَّهُمَّ ثَبِّتْ قَلْبِي عَلَى دِينِكَ

“O Zot përforcoje zemrën time në fenë Tënde[26] dhe hadithi tjetër, të cilin e transmeton Abdullahi i cili ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.:

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَا يَدْخُلُ النَّارَ أَحَدٌ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ حَبَّةِ خَرْدَلٍ مِنْ إِيمَانٍ وَلَا يَدْخُلُ الْجَنَّةَ أَحَدٌ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ حَبَّةِ خَرْدَلٍ مِنْ كِبْرِيَاءَ

Nuk hyn në xhehenem askush nëse në zemrën e tij ka sa grimca e farës së mustardit (hardelun) besim, dhe as nuk hyn në xhenet ai i cili në zemrën e tij ka sa grimca e farës së mustardit mendjemadhësi[27]

Në këtë kontekst është dhe thënia e Pejgamberit a.s. ndaj Usames r.a. me rastin kur e mbyti një njeri që tha ‘La ilahe il-lallah - nuk ka zot tjetër përveç Allahut:

هلّا شققت قلبه فنظرت أصادق هو أم كاذب

 “A mos ia hape zemrën e tij e e ke parë se ishte besimtar apo gënjeshtar (pabesimtar)?”[28]

Allahu xh.sh ia ka mundësuar robit që këtë thesar të çmueshëm, besimin, ta ruajë në vendin më të sofistikuar, në zemër, karakterizimin semantik dhe misterioz të së cilës në raste të caktuara nuk mund ta dijë askush, pos Allahut xh.sh i Cili është më afër njeriut se vetë njeriu ndaj vetvetes. Andaj dhe robi mund të ketë trysni nga faktorë të jashtëm që të mos i praktikojë obligimet që rrjedhin nga të pranuarit e besimit, ose ai mund të imponohet dhunshëm që ta mohojë deklarativisht besimin të cilin e ka deklaruar haptazi para njerëzve, por ai nuk mund të pengohet nga askush që bindjen të cilën e ka në zemër  ta ndryshojë përpos nëse këtë e bënë me dëshirë. Rrjedhimisht nëse vdes në këtë gjendje, pra vetëm me besim në zemër, ai është besimtar te Allahu xh.sh., me koncenzus të dijetarëve

Pra, qëllimi në këtë është se imani në parim nuk është i ndërlidhur me elemente të atilla, qëndrueshmëria e të cilave qoftë edhe krejt formalisht mund të neutralizohet (rrënohet) nga trysnitë e faktorëve të jashtëm, siç kjo mund të ndodhë me “deklarimin gojor” dhe “praktikimin e riteve fetare”. Po të mos ishte imani besim me zemër, atëherë pengimi për t’i zbatuar ritet fetare dhe për ta deklaruar haptazi dëshminë do të konsiderohej edhe eliminim i imanit gjë që kjo në realitet nuk mund të jetë valide. Pastaj antiteza tjetër, nëse këto dy të fundit (zbatimi i veprave dhe deklarimi i dëshmisë) nuk aplikohen nën hijën e vetëllogarisë imanore (besimore) nuk kanë kurrfarë rezultati dhe janë të pavlerë, kur është fjala për efikasitetin e pashmangshëm tëimanit në vlerësimin e veprës . Këtë e argumenton Kur’ani Fisnik ku thotë:”Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë”(Kur’ani, El-Bekare:8)

Prandaj, sikur imani të ishte i përbërë prej fjalës (deklarimit) dhe veprës, atëherë me rënien e pjesës nënkupton rënien e të tërës. Mirëpo vepra është e bashkangjitur (عطف) në imanin, ndërsa bashkangjitja e kërkon ndryshimin[29]. Allahu xh. sh. thotë:

الَّذِين آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ

 “Ata që besuan dhe bënë vepra të mira…”(Kur’ani, El-Bekare:25) dhe ajete të tjera në Kur’an, e të cilat i kemi cituar në njësinë e kaluar. Pra, është prej gjërave të ditura se sendi nuk mund të bashkohet me të kundërtën e saj dhe as me të kundërtën e pjesës së saj. Atëherë vërtetohet se imani nuk është veprim i gjymtyrëve dhe as i përbërë prej tyre, por është veprim i zemrës dhe në këtë rast ai ose është ‘tasdik’ besim, ose është ‘ma’rife’ njohje. Kjo e fundit nuk qëndron, sepse e lajthit esencën e përmbajtjës së nas-sit (ajeteve dhe haditheve)[30].

 Dhe pastaj kur e kuptojmë se imani është tasdik dhe është veprim i zemrës, atëherë me pa vështirësi do të mund ta kuptojmë aspektin e patundshmërisë së tij se ai as nuk shtohet e as nuk pakësohet.

 Pra, ndryshimi i mendimeve rreth shtimit dhe mungimit të imanit, dhe valorizimi i kahjeve të tyre, rezulton mbi bazën e asaj se si definohet së kuptuari nocioni iman.

 

Mendimet e dijetarëve rreth shtimit

dhe pakësimit të imanit

Shumica e dijetarëve (الجمهور) që e ndalojnë shtimin dhe mungimin e imanit, konsiderojne se ai, imani, është emër që përfaqëson besimin e plotë i cili i arrinë përmasat e bindjes së thellë (لتصديق البالغ حد اليقين), dhe si i tillë nuk eshtë i ndryshueshëm (لا يتفاوت). Ai ndryshohet kur konsiderohet emër për veprat (للطاعة). Andaj edhe (jo rastësisht) është thënë: Mospajtimi është ngritur mbi mospajtimin rreth komentimit të nocionit iman.[31]

Mirëpo, është e vërtetë se gjersa braktisja e veprës nuk konsiderohet dalje nga imani, atëherë ndryshimi (التفاوت), ekziston në elementet plotësuese të imanit (في كمال الإيمان) e jo në vetë esencën e imanit (لا في أصله)[32]

Drejtimi i esharinjve[33], mutezilëve, pastaj transmetohet nga imam Shafiju r.a. dhe shumica (kethir) e dijetarëve thonë se imani shtohet dhe pakësohet. Ndërsa te imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë dhe shokët e tij dhe te shumica (kethir) e dijetarëve, i shquar është Imamul Haremejni (i cili është dijetar i Ehlu Sunetit, i krahut esh’arinj), imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet, sepse ai është emër që identifikon besimin e plotë (tasdik) i cili i arrinë përmasat e bindjes së prerë dhe të nënshtrimit total, andaj edhe në të nuk mund të parafytyrohet shtimi dhe pakësimi[34].

Kështuqë musad-diki (ai i cili posedon besimin e plotë) kur bënë vepra të mira apo mëkate, besimi i plotë (et-tasdik) i tij përballë kësaj gjendje nuk ndryshon fare në esencë. Ai (tasdiki) mund të jetë i ndryshueshëm në diferencën më pak ose më shumë kur është emër për veprat e mira (taat). Prandaj, edhe për këtë Imam Rraziu dhe të tjerë mbajtën qëndrimin se ky ihtilaf (ndryshim mendimesh) është pjesë e komentimit të esencës së imanit. Pra, nëse themi se imani është tasdik-besim i plotë dhe i prerë, atëherë ai nuk i nënshtrohet ndryshimit, e nëse themi se ai është veprat, atëherë ai është i ndryshueshëm.[35]

 

Vështrimi i gjendjes konstante të imanit

nga apsekti sasior dhe cilësor

Intenziteti i përmbajtjës semantike të imanit përkatësisht të atij të tasdikit, në parim këndvështrohet nga dy aspekte që ndërlidhën me pozitën e tij: nga aspekti i sasisë dhe nga aspekti i cilësisë. Në kontinuitet me këtë, disa dijetarë e pranojnë shtimin dhe pakësimin e imanit në aspektin cilësor, por jo edhe në atë sasior, ndërsa disa të tjerë shtimin dhe pakësimin e imanit  e mbështesin në të dy aspekte.

Arena e mospajtimit është në ndryshimin e imanit për nga aspekti sasior (الكمية) me këtë nënkuptoj ‘më shumë’ dhe ‘më pakë’,(القلة و الكثرة) sepse shprehja ‘zijadetun’, zakonisht përdoret në numra, e jo në aspektin cilësor (الكيفية) me këtë nënkuptoj ‘forcim’ dhe ‘dobësim’ (القوة والضعف)[36]

Atëherë nën varësinë e semantikës së imanit të  kundruar nga aspekti sasior dhe ai cilësor, ndikohet edhe përkufizimi i arenës që përfshin limitet përbrenda vetë esencës ekzistenciale dhe substanciale të imanit si dhe parashtrohet perceptimi i elementeve që ndërlidhën me imanin dhe pozita e tyre përballë tij.

Mbi këtë rrjedhshmëri, autori i librit voluminoz ‘Sherhul mevakifi’ Alijbin Muhamed El-Xhurxhani e fokuson shtimin dhe pakësimin e imanit në dy aspekte:

  1. Nga aspekti qeniesor i imanit (بحسب ذاته) në përmasat e ‘fortësisë’ dhe ‘dobësisë’- (القوة والضعف), ku thotë se lejohet (shtimi dhe pakësimi) në kuadër të fortësisë dhe dobësisë pa pasur mundësinë që kjo të bie në kontradiktë; dhe
  2. Nga aspekti i elementeve që janë të lidhura me të (بحسب المتعلق), ku elementet (أفراد) që dihen si të pashmangshme të ardhjes së Muhamedit a.s. janë të shumta (متعددة) dhe përfshihen në besimin e plotë të artikuluar në mënyrë të përgjithshme. Ndërkaq, kur bëhet e ditur një prej atyre në mënyrë të veçantë dhe me besim të veçantë, atëherë ky besim është i ndryshueshëm (مغيرا) prej besimit të shprehur në mënyrë të përgjithshme, dhe është pjesë e imanit. Andaj nuk ka dyshim se të besueshmet që bëhen të ditura (pas atij besimit të përgjithshëm) (التصديقات التفضلية), e pranojnë shtimin. Kështu është (paraqitur) besimi në ajetet kur’anore siç është fjala e Allahut xh.sh.:

وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا

“…të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi…”(Kur’ani, El-Enfal: 2), që do të thorë se imani i pranon ato dyja (shtimin dhe pakësimin) sipas përmbajtjes së mënyrës së dytë. Ndërsa ajeti:

وَلَـكِن لِّيَطْمَئِنَّ قَلْبِي

“…Por desha që zemra ime të ngopet (bindje)!”(Kur’ani, El-Bekare: 260), dëfton shtimin dhe pakësimin e imanit sipas përmbajtjes së mënyrës së parë [37]. Përkundër faktit se për mënyrën e dytë, në vetë atë vepër (pra, në ‘Sherhul Mevakif’, op.cit. fq.360) potencohet se kjo nuk ka të bëj me shtim të imanit, por me transferim të tij nga besimi i përgjithshëm në atë të detajizuar. Dhe sipas të gjitha mundësive këtu është edhe poenta e ndryshimit të imanit që te një pjesë e caktuar e dijetarëve konsiderohet si shtim dhe pakësim, ndërsa te pjesa tjetër kalim prej të përgjithshmes në atë të detajizuar, siç kjo do të trajtohet më vonë me karakteristika të arsyetushme.

 

Argumentet e dijetarëve që thonë se imani

është i ndryshueshëm

Grupi që konsideron se imani shtohet dhe pakësohet, këtë e vërtetojnë me anë të argumenteve të mendjes dhe argumenteve të transmetimit (بالعقل و النقل). Sa i përket mendjes ata thonë se sikur imani të mos pranonte ndryshim, atëherë do të ishte njësim i ymetit, ku ai që është i përfshirë në mëkate, do të ishte i barabartë me besimin e pejgamberëve dhe melaqëve, ndërsa një gjë e tillë në mënyrë të prerë është jo valide (باطل قطع). Ndërsa sa i përket argumenteve të transmetimi, tekstet që vijnë në këtë kuptim janë të shumta [38]. Allahu xh.sh thotë:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

 “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur u përmendet Allahu u rrënqethet zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm të Zoti i tyre”(Kur’ani, El-Enfal: 2), pastaj,

وَإِذَا مَا أُنزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُم مَّن يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَـذِهِ إِيمَانًا فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُواْ فَزَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَهُمْ يَسْتَبْشِرُونَ

E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë:Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të”(Kur’ani, Et-Tevbe: 124), pastaj ajeti:

هُوَ الَّذِي أَنزَلَ السَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ الْمُؤْمِنِينَ لِيَزْدَادُوا إِيمَانًا مَّعَ إِيمَانِهِمْ وَلِلَّهِ جُنُودُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَكَانَ اللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا

“Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vetë që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të Allahut, e Allahu është shumë i dijshëm dhe shumë preciz”(Kur’ani, El-Fet-h:4).

وَمَا جَعَلْنَا أَصْحَابَ النَّارِ إِلَّا مَلَائِكَةً وَمَا جَعَلْنَا عِدَّتَهُمْ إِلَّا فِتْنَةً لِّلَّذِينَ كَفَرُوا لِيَسْتَيْقِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ وَيَزْدَادَ الَّذِينَ آمَنُوا إِيمَانًا

 “Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet edhe më besimi…”(Kur’ani, El-Mud-deth-thir:31). Dhe ajete të tjera që ndërlidhen me imanin si  ajeti i 13 në kaptinën e El-Kehf; ajeti 76 në kaptinën Merjem; ajeti 260 në kaptinën El-Bekare e ajete të tjera.

Ndërsa, prej haditheve që i kanë për bazë janë disa ndër të tjera  prej më kryesorëve janë edhe këto: “Përgjigjja e Pejgamberit a.s. ndaj Ibni Umerit r.a. kur ai  e kishte pyetur se a shtohet dhe a pakësohet imani? Resulullahi s.a.w.s. kishte thënë:” Po shtohet derisa pronari i tij të hyjë në xhennet, dhe pakësohet derisa pronari i tij të hyjë në xhehenem[39]. Pastaj hadithi tjetër:”Sikur të peshohej imani i Ebu Bekrit me imanin e këtij ymeti me siguri se (imani i tij) do të dominonte[40].

 Pastaj për argument i kanë thëniet e të parëve (selefit):” Trasnmetohet nga Ibni Abasi dhe Ebi Hurejre r.a. të cilët kanë thënë:”Imani shtohet dhe pakësohet”.  Diç të ngjashme transmetohet edhe nga Ebi Ed-Derdai…[41]dhe transmetime të tjera, të ndërlidhura kontekstualisht.

Transmetohet nga Abdullah bin Revaha i cili i ka thënë një shoku të tij:”Eja të besojmë një orë!. Ai tha: A nuk jemi besimtarë? Tha: Gjithësesi, por ne me anë të përkujtimit të Allahut e shtojmë imanin[42]

Diç të ngjashme me këtë transmetohet edhe nga Alkame r.a. Ndërsa Muxhahidi ka thënë:”Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet[43].

Dhe transmetime të tjera të kësaj natyre.

Ndërsa Muhamed bin Salih El-Uthejmin, rreth faktorëve që e shtojnë imanin thotë:

Shkaqet që e shtojnë imanin (ndër të tjera) janë:

1. Njohja e Allahut xh.sh. (معرفة الله) me emrat dhe cilësitë e Tij. Njeriu sa herë që e shton njohjen ndaj Allahut, ndaj emrave të Tij dhe Cilësive të tij, pa dyshim se i shtohet edhe imani. Ndaj edhe sipas kësaj ekzistojnë dijetarë të cilët dijnë prej emrave dhe cilësive të Allahut të Madhëruar atë çka nuk e dinë të tjerët, dhe në këtë aspekt ata janë me besim më të fortë se të tjerët.

2. Soditja (النظر) në argumentet universale dhe ligjore të Allahut xh.sh. Njeriu sa herë që i sodit argumentet universale e të cilat janë (mbarë) krijesat, i shtohet imani. Allahu xh.sh thotë:

وَفِي الْأَرْضِ آيَاتٌ لِّلْمُوقِنِينَ وَفِي أَنفُسِكُمْ أَفَلَا تُبْصِرُونَ

 “Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni”(Kur’ani, Edh-Dharijat:20-21). Ajetet që e argumentojnë këtë janë të shumta. Me këtë nënkuptoj ajetet të cilat argumentojnë se njeriu me anë të meditimit dhe hulumtimit në këtë gjithësi e shton imanin e tij.

3. Shtimi i veprave të mira (كثرة الطاعة). Njeriu sa herë që i shton veprat e tij të mira, atij edhe me këtë i shtohet besimi, pa marrë parasysh se veprat janë nga aspekti i fjalës apo i veprës. Dhikri (përkujtimi i Allahut) e shton imanin si nga aspekti sasior (كمية), si nga aspekti cilësor (كيفية). Gjithashtu namazi, agjërimi dhe haxhi, e shtojnë imanin edhe nga aspekti sasior edhe nga aspekti cilësor.[44]

 

Argumentet e dijetarëve që e mohojnë shtimin

dhe pakësimin e imanit

Ndërkaq në anën tjetër ata të cilët e kundërshtojnë mundësinë e ndryshimit të imanit, në krye të të cilëve qëndron Ebu Hanife, mëshira e Allahut qoftë mbi të, kanë argumentet e tyre, të mbështetura në argumente të tekstit (Kur’anit dhe hadithit) dhe të arsyes.

Argumenti i cili mohon mundësinë e shtimit dhe të pakësimit të imanit është: Element i pashmangshëm në iman është besimi i plotë, i cili e arrin përmasën e prerë (ألتصديق البالغ حد الجزم). Ai si i tillë nuk pranon ndryshim në parametrat qeniesorë të tij, sepse ndryshimi është kontribues në prezentimin e kontradiktës (إحتمال النقيض). Ndërsa mundësia e kontradiktës, po qoftë edhe në mënyrën më të lehtë, e mohon bindjen e thellë (اليقين dhe nuk mund të jetë bashkë me të. Ndërkohë që dijetarët janë unikë se ai (imani) është një, kurse bartësit e tij, në esencë (في أصله) janë të barabartë. Unjësimi i tij dhe barazimi i bartësve të tij e mohon çdo ndryshim[45].

Imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet, ngase realiteti i imanit është besimi i plotë me zemër, i cili arrin përkufizimin e prerë të nënshtrimit, siç kjo është e njohur te shumica (el-xhumhur). Shpjeguesi i akaidit dhe autori i Mavakifit[46] anon në një gjykim dominant, i cili nuk përmban mundësinë e kontradiktës dhe gjithashtu në të nuk mund të mendohet shtimi dhe pakësimi. Kush e arrinë realitetin e besimit (tasdik) atëherë pa marrë parasysh nëse vije me vepra të mira apo bën të këqija, besimi i tij qëndron në pozitën e tij, duke mos u ndryshuar fare në esencë.[47]

Besimi i plotë është ai që e arrin fundin e të prerës dhe të nënshtrimit. Dhe ky fund nuk mund të ketë përshkallëzim, ngase besimi i plotë nuk është një gjë që copëtohet (ndahet) derisa njëherë të mendohet plotësimi i tij e pastaj pakësimi i tij. Prandaj, ai (imani) në këtë domethënie as nuk shtohet e as nuk mungohet. Këtë e thonë një shumicë e konsideruar e dijetarëve (جماعة), më i madhi prej tyre Imami Ebu Hanife r.a. i cili e mohon shtimin dhe pakësimin në esencën e imanit, sepse ai është besim i plotë (التصديق)[48].

Imamul Haremejni ka thënë: Kur domethënien e imanit kalon në tasdik-besim të plotë, atëherë besimi i plotë nuk i jep epërsi besimit të plotë, sikurse që nuk i jep epërsi shkenca shkencës.[49] Pra, kur themi se imani është një tërësi e plotë, atëherë nuk mbetet hapësirë mbi të plotën të shtohet edhe më ose nga ajo të pakësohet diç e t’i lëshohet hapësirë futjes së kontradiktës. Edhe njëra edhe tjetra kanë ndikim shpërbërës të tërësisë.

 

Besimi me zemër për imanin është

sikur koka për jetën e njeriut

Është më se e vërtetë se kryerja e veprave, gjithëherë me pietet mbi inicialen e imanit, ndikon në avancimin e pozitës së njeriut te Allahu xh.sh si dhe është një dëshimtare për funksionimin interaktiv të shpirtit të imanit në vazhdimësi.

Atëherë nuk përjashtohet që veprat të llogariten prej imanit, për faktin se ata kanë ndikim në kompletimin dhe plotësimin e tij, ashtu siç llogaritet koka dhe dy duart (në rëndësinë e funksionimit) te njeriu. Ndërsa është e ditur se me heqjen e kokës përjashtohet mundësia e të ekzistuarit të njeriut, ndërsa me prerjen e dorës nuk përjashtohet mundësia e tillë. Kështu thuhet edhe për ‘tesbihatët’ edhe ‘tekbiratët’ e namazit. Namazi nuk zhvlerësohet me lëshimin e tyre.[50]

Prandaj tasdiki (besimi) me zemër është në atë pozitë të imanit sikur që është koka për ekzistimin e njeriut. Domethënë me rënien e tij pushon së ekzistuari i tëri. Ndërsa pjesa tjetër e mbetur e veprave të mira (طاعة)është sikurse pozita e ekstremiteteve (gjymtyrëve të trupit), ku disa janë më me rëndësi se disa të tjera. Andaj Resulullahi s.a.w.s. ka thënë[51]:

قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ إِنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ لَا يَزْنِي الزَّانِي

 حِينَ يَزْنِي وَهُوَ مُؤْمِنٌ وَلَا يَشْرَبُ الْخَمْرَ حِينَ يَشْرَبُهَا وَهُوَ مُؤْمِنٌ

 وَلَا يَسْرِقُ السَّارِقُ حِينَ يَسْرِقُ وَهُوَ مُؤْمِنٌ

“Besimtari për gjatë kohës kur bënë amoralitet, ai nuk është besimtar, gjatë kohës kur ai pi alkool nuk është besimtar, për gjatë kohës kur vjedh, ai nuk është besimtar…“[52].

Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, nuk e kanë predikuar drejtimin e mu’tezilës duke e nxjerrur prej imanit atë që bënë amoralitet (që pi alkool, që vjedhë e kështu me radhë), porse kuptimi i hadithit është se i tilli nuk është besimtarë me iman të vërtetë, të plotë dhe komplet, sikur që thuhet për të pafuqishmin me gjymtyrë të amputuara [53]

Njeriu mund të ekzistojë pa dorë, por assesi pa kokë. Ndonëse edhe pa dorë, apo pa ndonjë gjymtyrë tjetër ai është mjaft i lënduar, por nuk mund të themi se ai është i pa funksionueshëm apo edhe i pa kuptimtë. Edhe imani nuk mund të jetë ekzistent pa besim me zemër, ndërsa ai ka kuptim (mjaftueshëm) edhe pa veprat, ndërsa veprat pa prezencën e vetëllogaritshme të besimit me zemër, janë të kota dhe nuk vlerësohen në shpërblim. Imani me zemër është çelësi i aftësimit të veprave për t’u vlerësuar. Sikurse që në parim është shkak që muslimani mos të mbetët në xhehenem përgjithmonë, edhe në qoftëse nuk e ka kryer (ta zëmë) as një vepër prej sferës së adhurimeve, përpos vetëm aktit të besimit.

 

Imani është një në esencën qeniesore të tij

Pra siç është thënë më herët, imani në aspektin terminologjik të tij është: Besim i plotë në atë me të cilën ka ardhur Pejgamberi a.s., nga Allahu xh.sh. Do me thënë, besim i plotë me zemër në mënyrë të përgjithshme ndaj Pejgamberit a.s në të gjitha ato që dihen si elemente të pashmangshme të ardhjes së tij [54].

Ky besim me rastin kur aprovohet nga zemra e besimtarit nuk është e kushtëzuar që besimtari t’i dijë në mënyrë të hollësishme të gjitha detajet që e karakterizojnë misionin e Muhamedit a.s., pa penguar dhe as pa përjashtuar mundësinë se është i obliguar që të kërkojë arritje të njohurive në ato që janë elemente bazore dhe më tutje, dhe detyrimisht të kërkojë përgjigjje qoftë nga librat, qoftë nga kompetentë, në ato çështje në të cilat nuk e ka zemrën e qetë. Mirëpo, besimtari i këtillë edhepse nuk i di të gjitha, kjo nuk do të thotë se i mohohet besimi, ose besimi i tij është i mangët siç mund të ngatërrohet kjo. Besimi i tij unikal (et-tasdik) potencialisht është aktiv që nga momenti i aprovimit të tij me zemër, në çdo moment, qoftë zgjuar apo fjetur dhe vazhdon të jetë i tillë derisa nuk mohohet me zemër, pra nga i njëjti institucion që më parë e ka aprovuar atë.

Ky besim i tij në fakt dhe në esencë është një tërësi e vetme që penetron në besimin në Pejgamberin a.s. me të gjitha atë që ka ardhur prej Zotit xh.sh., dhe si në fillim të besimit të besimtarit dhe si kur ai e kalon një periudhë pa caktim, besimi i tij nuk përjeton kurrfarë ndryshimi dhe ai si këtillë as nuk shtohet e as nuk pakësohet. Ai i ka besuar të gjitha ato edhe pa arritur t’i dëshmojë apo edhe t’i njohë.

 Ngase potencialisht të menduarit e shtimit dhe pakësimit të tij, do të thotë se besimtari në fillim të besimit të tij nuk i paskësh besuar të gjitha ato që janë të patjetërsueshme të ardhjes së Pejgamberit a.s. dhe këtu pashmangshëm prezentohet fakti se besimtari  paskësh ‘ngurruar’ për t’i besuar ato gjëra të cilat ende nuk ka arritur t’i njohë?!

Ndërkohë që kjo të mendohet me rastin e besimit, do të thotë që besimin tonë ta hedhim në konfuzion apo në kontradiktë, e kjo në Kur’anin famëlartë përshkruhet se është veti e munafikëve. Apo që besimtari besimin e tij ta vë në dyshim përmes vakuumit në besimin e tij duke menduar se imani i tij vazhdimisht shtohet deri në pafundësi…, apo deri t’i përjetojë të gjitha.

Po lind pyetja çfarë do të bëhet tani me atë i cili ka besuar, por për shkaqe të pa arsyetueshme nuk i ka zbatuar ibadetet (adhurimet) pa e mohuar dispozitën e tyre, apo për atë i cili vdes vetëm pasi ka besuar bindshëm dhe nuk ka pasur hapësirë për ta ‘shtuar’ imanin. A mund të mendohet se besimi i tij na qenka i mangët, kur dihet se mangësia ka të bëjë me besimin në disa pjesë të librit dhe mohimin e disave të tjera siç thotë ajeti:

أَفَتُؤْمِنُونَ بِبَعْضِ الْكِتَابِ وَتَكْفُرُونَ بِبَعْضٍ

“…A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni?...”(Kur’ani, El-Bekare:85), ndërsa kur kjo është prezente atëherë pashmangshem kalojmë në dyshim dhe me të edhe në pabesim. Assesi kjo nuk është e mundur.

Pastaj njeriu (ndoshta jo gjithherë), fillimisht para se ta shprehë besimin e tij, ai sigurisht se ka pasur një bindje tjetërfare (pra jo të drejtë) paraprakisht. Dhe tani të pohohet se pas besimit të drejtë me zemër ende mbetet hapësirë për shtim dhe pakësim të besimit të tij, do të thotë se ai ‘vakuumi neutral’ është i ndërlidhur ndërmjet besimit paraprak jo të drejtë dhe atij të fundit. Në atë pjesë që e mbulon njëri privohet tjetri dhe anasjelltas, ndërsa kjo është kategorikisht e pamundur. Siç thotë imam A’dham Ebu hanife r.a.në ‘El Vesijje’:

Imani as nuk shtohët e as nuk pakësohet. Sepse shtimi i imanit nuk mund të mendohët pos me pakësimin e kufrit (pabesimit), dhe as nuk mund të mendohet pakësimi i imanit përveçse me shtimin e kufrit. Atëherë si lejohet që i njejti përson në të njëjtën kohë të jetë edhe besimtar edhe pabesimtar?. Besimtari është besimtar i vërtetë dhe në besimin e tij nuk ka kurrfarë dyshimi, sikurqë në pabesimin e pabesimtarit nuk ka kurrfarë dyshimi, në përputhshmëri me Fjalën e Allahut xh.sh.: “Të tillët janë besimtarë të vërtetë…”(Kur’ani, El-Enfal:4) dhe : “Të tillët janë jobesimtarët e vërtetë…”(Kur’ani, En-Nisa:151). Do me thënë besimtarët makatarë të ymetit të Muhamedit a.s. të gjithë janë besimtarë të vërtetë, e nuk janë pabesimtarë[55].

Prandaj jo rastësisht është potencuar disa herë, madje mjaft shumë herë nëpër librat e akaidit se i gjithë problemi qëndron rreth mënyrës se si i kuptojmë tekstet që flasin për shtimin dhe pakësimin e imanit dhe si e kuptojmë qëndrimin e selefit për këtë çështje.

Në këtë lidhshmëri Imam Gazaliu r.a. kur e potencon se:”Selefi ishin të pajtimit se imani shtohet dhe pakësohet, shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me vepra të këqija, duke u pajtuar se kur imani është ‘tasdik’ në të nuk mund të mendohet shtimi dhe pakësimi [56], ai më tej thotë:”Unë them: selefi janë ata të dëshmuarit dhe janë të drejtit. Dhe askush  nuk heziton se thëniet e tyre (në parim) janë të drejta. Atë që ata e kanë transmetuar është e vërtetë. Porse çështja është në mënyrën e të të kuptuarit të saj. Në thënie e tyre ka argument se vepra nuk është prej pjesëve të imanit, dhe as prej rukneve (pjesëve përbërëse) të ekzistencës së tij. Por është e shtuar në të me të cilën ai shtohet. Shtimi është i pranishëm, edhe pakësimi është i pranishëm, por gjëja (imani) nuk shtohet në qenien e tij (و الشيئ لا يزيد بذاته). Pra, nuk lejohet të thuhët se njeriu shtohet me kokën e tij, mirëpo thuhet: njeriu shtohet me mjekrrën e tij dhe me cilësitë e tij (simetihi), dhe gjithashtu nuk është e lejuar të thuhet se namazi shtohet me rukne dhe sexhde, por namazi shtohet me adabe dhe sunete. Prandaj kjo është ajo që e bënë të qartë se imani ka ekzistencën e tij, pastaj mbi ekzistencën e tij, gjendja e tij ndryshon me shtim dhe pakësim [57]. Prej kësaj kuptohet se shtimi dhe pakësimi janë në përmbajtje të tjera të cilat nuk janë vetë esenca, ndërsa këtë hanefinjtë nuk e ndalojnë [58].

Kjo thënie e Imam Gazaliut, Allahu e shpërbleftë, në mënyrë shumë të thjeshtë, por të qartë e qartëson pozitën e veprave ndaj imanit si dhe anasjelltas. Është e qartë se nuk mund të themi se mjekrra e njeriut nuk është e tij, sepse ajo është në vetë atë, sikurse që po ashtu është e qartë se nuk mund të themi veprat nuk janë imani apo se ato nuk bëjnë pjesë në të, kur dihet se  kryerja e tyre obligohet nga vetë pranimi i imanit. Dhe në anën tjetër as nuk mund të themi se heqja e mjekrrës e asgjëson trupin e njeriut, sikurse që nuk mund të themi se moszbatimi i veprës e anulon besimin.

Këtë e vërteton edhe Imam Rraziu kur thotë:”Imani me të vërtetë nuk pranon shtim për nga aspekti i esencës së ‘tasdikit’ (besimit të plotë), por jo edhe nga aspekti i jekinit, ngase bartësit e tij janë të ndryshëm në plotësimin e fesë, siç dëfton i Lartëmadhërishmi[59]:

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ أَرِنِي كَيْفَ تُحْيِـي الْمَوْتَى قَالَ أَوَلَمْ تُؤْمِن قَالَ بَلَى

 وَلَـكِن لِّيَطْمَئِنَّ قَلْبِي

“Përkujto kur Ibrahimi tha:”Zoti im më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha:”A nuk je duke besuar?” Ai (Ibrahimi) tha:”Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)!”(Kur’ani, El-Bekare:260).

Pyetja e Ibrahimit a.s. në thënien e Allahut xh.sh.:”Zoti im më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit” është pyetje e mënyrës ‘الكيفية (së ringjalljes) dhe e cila nuk ka të bëjë me arritjen e esencës së imanit, porse me anë të të pamurit të bëjë bashkë qetësimin konkret (me anë të fakteve konkrete) me qetësimin e besimit në të padukshmën.. Sepse Ibrahimi a.s. nuk ka pyetur me :هل يحيي - a i ngjallë”, ngase ai e kishte zemrën veç të qetësuar në ndodhjen e ringjalljes, e cila është  rukne (pjesë) prej pjesëve të imanit. Porse, ai pyeti me “كيف يحيي- si i ngjallë”? Prandaj  edhe në bazë të kësaj Allahu xh.sh iu përgjigj me sqarimin e mënyrës[60], ku i tha:

قَالَ فَخُذْ أَرْبَعَةً مِّنَ الطَّيْرِ فَصُرْهُنَّ إِلَيْكَ ثُمَّ اجْعَلْ عَلَى كُلِّ جَبَلٍ مِّنْهُنَّ جُزْءًا ثُمَّ ادْعُهُنَّ يَأْتِينَكَ سَعْيًا

“…Merri katër shpendë pranë vete (therri e copëtoi), e pastaj në çdo kodër vëre nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejt…”(Kur’ani, El-Bekare:260).

Ibni Kethiri thotë: Ibrahimi a.s. ka dashur që të avancohet prej bindjes mbi bazën e dijes në bindjen mbi bazën e të shikuarit dhe që ta shohë atë konkretisht [61]. Prandaj edhe në këtë kontekst është tansmetimi i hadithi:

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَيْسَ الْخَبَرُ كَالْمُعَايَنَةِ

“Lajmi nuk është sikur të pamurit”[62]

Edhe Musai a.s. pasi u informua (nga Allahu xh.sh) se populli i tij e adhuronin viçin (العجل), ai nuk i përsëriti (së lexuari) levhat (fletët e shpallura), mirëpo kur arriti t’i shohë se ata po e adhuronin atë, atëherë i lexoi ato. Kjo nuk do të thotë se Musa a.s. ka dyshuar në lajmin e Allahut xh.sh., mirëpo çështja e lajmëruar edhe atëherë kur është e nivelit të besimit të prerë në informuesin, ajo nuk mund të parafytyrohet vetvetiu sikurse që parafytyrohet kur e sheh atë me sy [63].

Kështu në këtë kontekst, El-Keshmirij, imam në kohën e vet ka thënë:”…Me që nuk ka dyshim në përsosjen e imanit të Halilit (Ibrahimit) a.s. dhe në arritjen e shkallës më të lartë të tij, atëherë eleminohet çdo mundësi që ai të jetë kërkues i shtimit të imanit (إستبعد أن يكون طالبا لزيادة الإيمان), porse ai është kërkues i shtimit në kuptimin që është suplementar (i shtuar)(طالب لزيادة في المعني الزائد). Ndaj edhe (Ibrahimi a.s.) për këtë u përgjigj me ‘بلي – gjithësesi’me rastin kur u pyet me :’a nuk je duke besuar’. Ndërsa sa i përket qetësimit ai është prej kategorive të besimit [64]. Në këtë kontekst është edhe thënia:

لو كشف الغطاء ما إزددت يقينا

Sikur të hiqej perdja, mua nuk do të më rritej fare bindja[65]

Në bazë të këtyre shembujve vërtetojmë se shtimi dhe pakësimi i imanit është diç inekzistente në vetë esencën e tij, ndërsa ata të cilët pretendojnë se ai shtohet dhe pakësohet sipas të gjitha mundësive e kanë kuptuar nën përmasat e besimit të përgjithshëm krahas besimit të hollësishëm, përkatësisht duke e konsideruar transferimin prej besimit të përgjithshëm (الإجمال) në atë të detajizuar (التفصيل) si shtim dhe mungim të imanit.

 

Avancimi prej besimit të përgjithshëm në atë të detajizuar

nuk konsiderohet shtim i imanit

Është më se e ditur se ajo që është bërë obligim pas zbritjes së tërë Kur’anit, nuk ka mundur të bëhet në fillim të zbritjes. Dhe as nuk është obliguar për çdo kënd, të njohurit e imanit me detaje të hollësishme, të cilat i ka sjellur Resulullahi s.a.w.s., sikur që kjo është obliguar për atë që e komunikon lajmin e tij [66].

Ky ka qenë një proces i vazhdueshëm dhe vazhdimisht i freskuar me obligime të reja i periudhës së përmbylljes së shpalljes. Dhe kjo ka qenë shumë e natyrshme, për faktin se imani përkatësisht Islami, për gjatë 23 vjetëve, kohë pas kohe vazhdonte të kompletohej me obligime  të atilla, të cilat kërkonin besim përkatës në ta.

Besimtarët e parë duke përfshirë fillimin e shpalljes e deri në përfundimin e saj, e kishin deklaruar besimin e tyre në mënyrë të përgjithshme, por ata nuk mund ta dinin në detaje dhe në mënyrë të kompletuar edhe po të interesoheshin për ta ditur se çka në të vërtet përmbante agjenda e këtij besimi tani më të deklaruar në mënyrë të përgjithshme. Këtë madje nuk e dinte as  vetë Pejgamberi a.s., sepse shpallja ishte në proces e sipër dhe askush nuk e dinte se kur dhe me sa dispozita do të përfundonte. Porse ata ishin të sigurt se çdo gjë që e konfirmon Pejgamberi a.s. prej Allahut xh.sh , besimi i saj nuk duhej të diskutohej fare.

Atëherë pajisja e besimit të Pejgamberit a.s. dhe e sahabëve të kohës së tij në mënyra graduale prej Allahut xh.sh, konsiderohet si shtim i imanit, por jo edhe pakësim eventual i tij. Ky shtim potencialisht vazhdon deri në fund të shpalljes dhe përfundon me përfundimin e shpalljes dhe të vdekjes së Pejgamberit a.s. Tani gjërat ndryshojnë, sepse kompletohet sfera e besimit dhe e fesë në parim. Besimtarët që e pranojnë Islamin pas përfundimit të shpalljes nuk janë në pozitë të sahabëve në kuptimin e përjetimit në pritje të vazhdueshme të kompletimit  të shpalljes dhe misionit të Muhamedit a.s. në sipërfaqen e tokës. Pas kësaj kohe, objektivat në të cilat bazohet përmbajtja e imanit, ata i kanë të dukshme, të lexueshme dhe të prekshme. I interesuari për një kohë të caktuar mund t’i arrijë ato, sepse thënë në mënyrë të thjeshtë fundi i tyre shihet. Për dallim nga besimtarët e parë të cilët nuk e shihnin fundin dhe ishin themelues demonstrativ të realizimit të shpalljes.

Dhe që atëherë e sëkëndejmi nuk kemi më shtim të imanit, por transferim të gjendjes së tij. P. sh. kështu është me njeriun i cili e pranon Islamin. Në fillim ai obligohet që ta deklarojë atë në mënyrë të përgjithshme, pastaj kur vjen koha e namazit, ai është i detyruar që të besojë në obligueshmërinë e tij dhe në realizimin e faljes së tij…[67], e kështu me radhë me të gjitha obligimet tjera. Kjo mënyrë e nënkupton atë që njihet si transferim prej besimt të përgjithshëm në atë të detajizuar, dhe jo prej mungimit drejt shtimit.

Prandaj, ajetet të cilat dëftojnë në shtimin e imanit, kuptimi i tyre ngritet sipas asaj që e transmeton Ebu Hanife r.a. se ata (sahabët) kanë besuar në mënyrë të tërësishme (بالجملة), pastaj vinte farz pas farzi (obligim pas obligimi) dhe ata e besonin çdo farz  veçanërisht. Si rezultat i kësaj ai (imani) shtohej me anë të shtimit të atyre objektivave që obligohej besimi në ta. Mirëpo, kjo nuk mund të mendohet në ndonjë kohë tjetër, përveç kohës së Pejgamberit s.a.w.s. [68].

Pra, pasiqë imani ishte emër i besimit në Pejamberin a.s. me të gjithë atë që ka ardhur prej Allahut xh.sh, atëherë sa herë që shtohej kjo tërësi, shtohej me pa tjetër edhe besimi i lidhur me të [69].

Në këtë ka një mësim. Sepse është më se e njohur se detajizimi i farzeve është i mundur edhe në çdo kohë tjetër pas asaj të Pejgamberit a.s.. Komentimi i kësaj është se meqë imani në obligime është sipas plotësisë së  tyre (pandashmërisë - برمته), atëherë edhe detajizimet ishin të nevojshme për shpjegimin e tyre. Mirëpo, këto nuk e kanë transferuar imanin prej  gjendjes së munguar në atë të shtuar. Por, e kanë transferuar vetëm prej gjendjes së përgjithshme në atë të detajizuar [70].

Andaj shtimi dhe pakësimi nuk ekziston në vetë esencën e imanit, por në ato çështje që janë të shtuar. Siç është ekzistimi ‘i qartë - جليا dhe ‘më i qartë - أجلي. Dhe ndryshimi në iman nuk mund të mendohet tjetër fare, pos duke u kthyer në këto dyja, sikur që është vërtetimi se një-shi është gjysmë e dy-shit, është më e qartë se bindja në ndodhitë e universit (حدوث العالم). Gjithashtu është e qartë se imani ndryshon në shpjegimin e tij (جلائه- qartësim, sqarim, rafinim etj) dhe në rrezatimin e tij. Dhe mbi këtë përmbajtje janë ajetet që e aludojnë shtimin e imanit [71].

Imani mund të jetë më i fortë ose më i dobët

Duke e pasur parasysh atë që u tha gjerë më tani, Imam Rraziu r.a. thotë:”Mënyra më e mirë e harmonizimit (në mes të mendimeve) është se argumentet që dëftojnë për mosndryshimin e imanit, ato i atribuohen vetë esencës së tij. Ndërsa ato që dëftojnë se ai ka ndryshim, i atribuohen elementeve që janë plotësuese të tij (الكامل منه[72][73].

Ne nuk shprehim se besimi nuk ndryshon fare, porse ndryshimi i tij është nga aspekti i fortësisë dhe i dobësisë (قوة و ضعفا), siç është diferenca në mes të besimit në lindjen e diellit dhe besimit në ndodhitë e universit (بحدوث العالم), ku e njëjta bindje pranon ndryshim sipas karakterizimit të saj. Si dhe (ndryshimi) është nga aspekti i ‘më pak’ dhe ‘më shumë’ (قلة و كثرة), siç është (avancimi) prej të besuarit të përgjithshëm në atë të detajizuar si rezultat i disa shpjegimeve [74].

Përderisa janë argumentet më të qarta dhe më të thukta, atëherë edhe besimi është më i fortë dhe më i ruajtur ndaj eleminimit (largimit) të kundërshtimeve, dyshimeve dhe cytjeve / vesveseve. Jekini (bindja e thellë) ka disa shkallë. Nuk mund të jenë të një rangu pamjet të cilat i shikojmë vetëm njëherë krahas asaj kur ato i shikojmë disa herë…[75]

Andaj e vërteta është ashtu siç thotë Imam Rraziu se imani nuk pranon shtim dhe pakësim nga aspekti i esencës së tasdikit (besimit të prerë), por, jo edhe nga aspekti i jekinit - intenzitetit të bindjes, ngase kategoritë e bartësve të jekinit janë të ndryshme në plotësimin e fesë, ashtu siç për këtë ka sinjalizuar i Lartëmadhërishmi [76], rreth pyetjes së Ibrahimit a.s. për mënyrën e ringjalljës kur ai (Ibrahimi) tha:”Zoti im më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha:”A nuk je duke besuar?” Ai (Ibrahimi) tha:”Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)”(Kur’ani, El-Bekare:260).

Në këtë aspekt është hadithi i Pejgamberit a.s. mbi intenzitetin e imanit të Ebu Bekr es-sid-dikut r.a., ku thotë:

لو وزن إيمان أبي بكر بإيمان هذه الأمة لرجح به

Sikur imani i Ebu Bekrit të vëhët në peshojë me imanin e gjithë ymmetit, imani i tij me siguri  do të dominojë[77]

Në këtë rrjedhë, Ibni Kajjim El-Xhevzijj thotë se ekzistojnë tri kategori të jekinit (bindjes së thellë):

1)     علم اليقين (bindja e sigurt që rezulton nga dija);

2)     عَيْن اليقين (bindja që rezulton nga të pamurit); dhe

3)     حق اليقين (bindja që rezulton nga përjetimi i thellë ndijesor apo nga shijimi konkret i një sendi) [78], të cilat i ka përmendur Allahu xh.sh. në Kuranin e Tij:

لَوْ تَعْلَمُونَ عِلْمَ الْيَقِينِ

“…sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu)”(Kur’ani, Et-Tekathur: 5);

ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيْنَ الْيَقِينِ

 Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht”(Kur’ani, Et-Tekathur: 7);

وَإِنَّهُ لَحَقُّ الْيَقِينِ

 “Ai është e vërtetë bindëse “(Kur’ani, El-Hak-ka: 51)

Këto janë tri kategori, e para e të cilave është ‘ilmul jekini’. Ky është besim i plotë që nuk përmban kurrfarë dyshimi e as pasiguri që mund t’i kundërvihet besimit të tij. Siç është ‘ilmul jekini’ (bindja e sigurtë që rezulton nga dija) për ekzistimin e xhennetit dhe se ai është shtëpi e të devotshmëve. Kjo është e kategorisë së dijes. Dhe siç është bindja e thellë me besim të plotë ndaj lajmëtarit që transmeton nga Allahu xh.sh.[79]

Kategoria e dytë ‘ajnul jekini (bindja e thellë që rezulton nga të shikuarit) është shkalla e pamjes dhë e dëshmisë konkrete. Dallimi në mes të kategorisë së parë dhe kësaj është sikurse dallimi në mes të dijës dhe pamjës konkrete. Andaj bindja që rezulton nga të dëgjuarit, syri i saj është të pamurit. Dhe kjo është ajo kategoria që ka pyetur Ibrahimi a.s. në thënien e tij:”Zoti im më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?”( Kur’ani, El-Bekare:260), që me anë të bindjes së sigurt të arrijë bindjen e rezultuar me anë të të pamurit. Pra, pyetja e tij është që ta qetësojë zemrën përmes (edhe me anë) të të pamurit. Ndërkohë që ai edhe paraprakisht me anë të lajmit, ishte plotësisht i bindur, sepse kur Allahu xh.sh i tha:”A nuk je duke besuar?”, ai (Ibrahimi) tha:”Po, (gjithësesi)”.

Dhe kategoria  e tretë është Hak-kul jekini (bindja që rezulton nga ndijesitë apo të shijuarit konkret të një sendi). Ibnul Kajimi thotë: Këtë kategori nuk e arrin dot askush në këtë botë, përveç pejgamberëve a.s..Pejgamberi ynë s.a.w.s. me sytë e tij e pa Xhenetin dhe Xhehenemin. Musa a.s. e dëgjoi Fjalën e Allahut xh.sh pa kurrfarë ndërmjetësimi dhe me Të foli fjalë. Ndërsa Musa po shikon, Madhëria (e Allahut) iu drejtua kodrës dhe atë e bëri copë e grimë[80].

Sidoqoftë, edhe ne e arrim hak-kul jekinin nga një aspekt. E ai është shijimi i asaj që ka të bëjë me të vërtetat e imanit të cilat Pejgamberi a.s. i ka sjellur dhe të cilat janë të lidhura për zemrat dhe për veprat. Sepse kur zemra i akcepton ato dhe i shijon, atëherë në realitetin e saj realizohet hak-kul jekini [81].

Allahu xh.sh. ka thënë:” Ai është e vërtetë bindëse”, domethënë (është fjala për) Kur’anin ose të Dërguarin, ndërsa zemra e ka akceptuar besimin në ata dy, sikurqë shqisat e akceptojnë atë që lidhët me ta…[82].

Për ta shpjeguar këtë në mënyrë konkrete, disa dijetarë marrin një shembull: Kur ndokush që është i besueshëm me padyshim në të, të informon se ai ka mjaltë, dhe ti i beson, atëherë ky është ‘ilmul jekini’. Ndërsa kur ai atë (mjaltin) e sjell para teje dhe ti e sheh atë, atëherë kjo është ‘ajnul jekini’. Ndërsa kur ti (më pas edhe) e shijon atë, atëherë ky është ‘hak-kul jekini’[83].

Meqë imani është prej kualiteteve shpirtërore të njeriut, ai e pranon shtimin dhe pakësimin në kuptim të ‘القوة و الضعف - fortë dhe dobët’ në përmasa të kategorive të bindjes (في مراتب الإيقان). Pastaj veprat e mira dhe ibadetet janë fryt i imanit dhe rezultat i bindjes. Zemra ndriçon në saje të dritës së njohjes, për dallim nga mëkati i cili vërtetë e nxin zemrën dhe e dobëson dashurinë ndaj Zotit. Bile shpeshherë vazhdimësia në mëkate e tërheq atë në errësirat  e pabesimit. Sepse mëkati i vogël e shpie atë në mëkat të madh, e mëkati i madh e tërheq atë në pabesim [84].

Kjo është ajo që e citon dijetari Ibnul Humami se hanefinjtë dhe me ta edhe Imamul Haremejni, nuk e ndalojnë shtimin dhe pakësimin (e imanit) nga aspekte të ndryshme, të cilat nuk janë vetë esenca e imanit, por te ta dhe te ata që pajtohen me ta, ndryshojnë (يتفاوت) objektivat të cilat besohen (المُؤْمَنُ به), jo për shkak të ndryshimit të vetë besimit. Pra, transmetohet nga Ebu Hanife r.a. se ka thënë:”Imani im është sikur imani i Xhebrailit a.s.. Mirëpo, nuk them se imani im është i ngjashëm (المثل) me imanin e Xhebrailit a.s., sepse ngjashmëria (المثلية) e kërkon pashmangshëm barazimin në të gjitha cilësitë. Ndërsa ‘teshbihi’ - përngjasimi nuk e kërkon atë, por mjafton që me anë të përgjithësimit të imanit mundësohet barazimi i pjesërishëm. Mbase askush në mes të imanit të njerëzve dhe imanit të melaqëve dhe të pejgamberëve a.s.s., nuk mund të barazohet në çdo aspekt.[85].

Prandaj imani si objektiv i mëvetësishëm më vete dhe i miratuar nga besimtari, është i pandryshueshëm, ndërsa perceptimet e njerëzve ndaj realitetit të tij janë të ndryshueshme. Imam Tahaviju thotë:”Imani është një dhe bartësit e tij në esencë të tij  janë të barabartë. Epërsia në mes tyre ekziston në frikë, devotshmëri, ruajtje nga pasionet dhe në zbatimin e obligimeve fundamentale të fesë [86]. Edhe Imam Ebu Hanife e thotë një gjë të atillë:Dihet mirëfilli se, megjithëse njerëzit dallojnë midis tyre në shumë pikëpamje, nga aspekti i imanit (tasdik) ata janë të barabartë. Asnjëri nga ata nuk ka përparësi në diçka në krahasim me tjetrin. Dallimet që mund të vërehen tek ata janë vetëm të karakterit të punës dhe të aktivitetit të tyre. Prandaj edhe obligimet janë të ndryshme.Megjithatë edhe feja e engjëjve edhe feja e pejgamberëve është një.[87]

Do të thotë se imani si diç ekzistent në zemrën dhe shpirtin e besimtarit është një, ndërsa përjetimet emocionale ndaj tij apo rritja e kryerjes së ibadeteve nga ana e njerëzve, nuk do të thotë se ato imanin po e rrisin. Assesi jo. Ato e rrisin këmbëngulshmërinë tonë ndaj imanit, por jo edhe vetë imanin.

Ibnu Ebi’l Izz El-Hanefij, kur e shpjegon thënien e Imam Tahavijut r.a.:… bartësit e imanit në esencën e tij janë të barabartë…”, thotë:” Kjo dëfton se barazimi është në esencën e tij. Mbase barazimi nuk është i detyrueshëm në çdo aspekt. Sepse, drita e maksimës ‘la ilahe il-lall-llah - nuk ka zot tjetër pos Allahut’, ndryshon në zemrat e bartësve të saj, e të cilën nuk e di askush, pos Allahut xh.sh.. Mirëpo, ka prej njerëzve që drita e ‘la ilahe il-lall-llah’ në zemrën e tij është sikurse dielli, prej tyre ka që drita e saj në zemrën e tij është sikurse pishtari (مََشْعل) madhështor, te tjetri sikurse kandili ndriçues, ndërsa te tjetri sikurse kandili me efekt  të dobët. Dhe kështu Ditën e Kijametit, dritat do të shfaqen sipas intenzitetit të imanit (bindjes) të tyre dhe të veprimeve të tyre, në përputhshmëri me atë që ekziston në zemrat e tyre prej imanit dhe tevhidit, si nga aspekti i dijes si nga aspekti i veprave [88].

Pra shihet qartë se maksima ‘la ilahe il-lall-llah’ (kupto:imani) është e pandryshueshme për nga esenca e saj dhe  është e njëjtë për të gjithë të lartëcekurit dhe te të gjithë ata, ndërsa përjetimet dhe perceptimet e tyre ndaj saj janë të llojllojshme. Andaj Allahu xh.sh në Kur’an thotë:

إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ

 “…S’ka dyshim se tek Allahu më i nderuari ndër ju është ai që më tepër është ruajtur…”(Kur’ani, El-Huxhurat:13), dhe hadithi i Pejgamberit a.s.:

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ الْمُؤْمِنُ الْقَوِيُّ خَيْرٌ وَأَحَبُّ إِلَى اللَّهِ مِنْ الْمُؤْمِنِ الضَّعِيفِ وَفِي كُلٍّ خَيْرٌ

“Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu xh.sh. prej besimtarit të dobët. Dhe në secilin prej tyre ka mirësi…”[89]. Fortësia (el-kuv-vetu) nënkupton edhe fortësinë nga aspekti i jashtëm vepëror edhe fortësinë nga aspekti i brendshëm dituror…[90]

Pikat konkluduese që e arsyetojnë

mosndryshimin e imanit

Deri më tani e pamë se, si ata që e mbështesin ndryshimin e imanit kanë argumentet e tyre , si ata që e mbështesin mosndryshimin e imanit kanë gjithashtu argumentet e tyre. E gjithë mënyra e sqarimit dhe e përfundimit është në mënyrën e të të kuptuarit të ajeteve siç kemi potencuar që në fillim, ndërsa sa i përket haditheve të cilat flasin drejtpërsëdrejt për shtimin ose mosshtimin e imani nuk janë të nivelit që mund të bazohemi në ta, si për pro ashtu edhe për kundër.

Këtë e  fokuson më së miri Alijjul Kari në “Sherhu’l-Fikhi’l-Ekber” ku thotë:”Dije se hadithet e njohura që thonë se:

ألإيمان قول و عمل و يزيد و ينقص

imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet” dhe

و الإيمان لا يزيد و لا ينقص

 “imani as nuk shtohet dhe as nuk pakësohet”, që të gjithë janë jo të saktë (në transmetim) sipas asaj që e citon Firuz Ăbădi[91] në “Sirati Mustekim”. Ndërsa sa i përket hadithit se:

ألإيمان عقد بالقلب و إقرار باللسان و عمل بالأركان

Imani është besim me zemër, deklarim me gjuhë dhe veprim me gjymtyrë[92], e të cilin e transmeton Ibni Maxheh nga Alijju r.a. me transmetim merfu’, Ibnu El-Xhevzijju këtë hadith e gjykon të rrejshëm.[93]

Ndërsa ajo që e transmeton fekihu Ebu Lejth Es-Samarkandi gjatë komentimit të ajeteve:

وَإِذَا مَا أُنزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُم مَّن يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَـذِهِ إِيمَانًا فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُواْ فَزَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَهُمْ يَسْتَبْشِرُونَ وَأَمَّا الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ فَزَادَتْهُمْ رِجْسًا إِلَى رِجْسِهِمْ وَمَاتُواْ وَهُمْ كَافِرُونَ

E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë:”Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohët besimi dhe gëzohën për të. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinës) ndtytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin si jobesimtarë”(Kur’ani, Et-Tevbe:124-125), ku ai (fekihu) thotë: Na ka treguar Muhamed bin Fadl dhe Ebul Kasim Es-Sabadhi, nga Faris bin Merdevijjeh, nga Muhamed bin El-Fadl bin El-Abid, nga Jahja bin Isa, nga Ebu Mutii’, nga Hamad bin Selemet, nga Ebi’l Muhaz-zem, nga Ebi Hurejre r.a. i cili ka thënë:”Ka ardhur një delegacion i Thekifit te Resulull-llahi s.a.w.s. dhe i thanë:

يا رسول الله! ألإيمان يزيد و ينقص؟ فقال عليه الصلاة والسلام: لا، ألإيمان مكمل في القلب زيادته كفر و نقصانه شرك

“O i dërguari i Zotit imani a shtohet dhe a pakësohet? Ai (Pejgamberi a.s.) tha:”Jo, imani është i plotë në zemër. Shtimi i tij është kufër (pabesim), ndërsa pakësimi i tij është shirk (të bërit shok Allahut)”[94]

Komentuesi i akaidit të imam Tahaviut, Ibni Ebi’l Izz El-Hanefi, për këtë hadith thotë:”Është pyetur dijetari ynë shejh Imadud-din Ibni Kethir r.a. për këtë hadith, e është përgjigjur: Vargu zingjiror i transmetuesve prej Ebi’l-Lejth deri te Ebi Mutii’ janë të panjohur dhe nuk dihet asgjë prej librave të njohura të historisë [95]

Meqë vërtetësia e haditheve, të cilat drejtpërdrejt karakterizohen me komentimin e esencës së imanit, përkatësisht me shtimin – pakësimin e tij dhe me mosshtimin – mospakësimin e tij, nuk vlerësohen si të saktë, atëherë sa i përket shpjegimit të ajeteve, të cilat në përmbajtjen e tyre të jashtme e potencojnë shtimin e imanit, dijetarët e njohur shejh Xhemalud-din Ahmed bin Muhamed El-Gaznevij El-Hanefij dhe Sa’dud-Dinë Mes’ud bin ‘Umer Et-Taftazanij thonë se është në disa aspekte [96]:

1. Qëllimi me ‘shtim - الزيادة (i imanit) është sipas shtimit të objektivave në të cilat besohet (المُؤْمَنُ به). Sahabët r.a. kanë besuar me besim të tërësishëm, ndërkohë që vinte obligim pas obligimi dhe ata e besonin secilin farz në mënyrë të veçant. Kjo do të thotë se imani në mënyrë të përgjithshme është obligim në ato që dihen se janë të përgjithshme, dhe në mënyrë të detajizuar në ato që dihen se janë të detajizuara. Dhe  njerëzit ndryshojnë nga aspektin më shumë dhe më pak në peceptimin (observimin) e detajizimeve. Andaj edhe imani i tyre ndryshon në aspektin e shtimit dhe pakësimit. Kjo nuk është e veçuar vetëm në kohën e Pejgamberit a.s. sikur që mendohet [97]. Pra, besimi i tyre shtohet nga aspekti i detajizimeve krahas besimit të tyre në mënyrë të tërësishme [98].

2. Qëllimi me ‘shtim - الزيادة është sipas vazhdimësisë (në besim), vërtetimit dhe kalimit të shumë kohërave dhe çasteve (orëve) në të [99]. Është shumë e natyrshme që ai i cili ka përkushtim serioz në zbatimin e ibadeteve (adhurimeve) dhe krahas kësaj ai më këtë përkushtim kalon kohëra dhe vite të tëra në ibadet, të jetë në pozitë më të favorshme se ai i cili edhe përkushtimin e ka më të vogël edhe kalon më pak kohë në zbatimin e ibadeteve fetare. P.sh nuk është njësoj, sikur kur e falim një kohë të namazit, sikurse kur me kalimin e kohës arrijmë t’i falim edhe pesë të tjera. Atëherë kalimi prej një kohe të falur të namazit në pesë kohë konsiderohet ndryshim i gjendjes dhe si i tillë është shtim. Të kësaj natyre janë thëniet e selefit si:”Eja të besojmë një orë…”, pastaj:”eja te ne ta shtojmë imanin” etj., që janë cituar më lartë.

3. Qëllimi i shprehjes ‘زيادتهم إيمانا[100]- atyre u shtohët besimi’ do të thotë (u shtohet) nga aspekti i (vertikales së) bindjës (اليقين) dhe sinqeritetit (الإخلاص), në çdo orë, pa dyshim. Sepse ata kur i shihnin mu’xhizët (mrekullitë) e Pejgamberit a.s., pastaj triumfin pas triumfi, hyrjen e njerëzve në Fenë Islame, atyre u shtohej bindja dhe sinqeriteti i tyre në vërtetësinë e pejgamberisë së tij, në revelatën e tij dhe në të vërtetën e Dinit Islam. Shembull me këtë është kur p.sh. ndokush është velijj (i dashur i Allahut) dhe ai ka pasues që e ndjek atë. Atëherë sa herë që ky (pasuesi i  tij) sheh tek ai ‘keramete’ (veprime me të cilat evlijatë nderohen prej Zotit) dhe shtim të ibadeteve, atij i shtohet bindja, sinqeriteti dhe besimi në të. Kjo është kështu [101].

 

(Punimi është marrë nga libri: Orhan Bislimaj “Akaidi Hanefij, Botues: “Forumi i të Rinjve Muslimanë” me seli në qytetin Sent Galen – Zvicërr, Prizren, 2008).


[1] Alij El-Karij, “Sherhu’l fikhi…” op. cit. fq.183-184.

[2] Ibni Iskender El-Hanefijj, “El-xhevheretul munifeh fi sherhi vesijjeti Ebi Hanifeh” (vdiç 1084/1673), u përshkrua më 1108/1696, L.1-23, madhësia 20,5 x 14,5, Biblioteka e Gazi Husrev  beut, Sarajevë, fq.4.

[3] Ebu Hanife, “El-vesijjetu”,  sipas: Mustafa Öz “Imam’i A’zamın …” op.cit. fq.87.

[4] Alij El-Karij, “Sherhu’l fikhi…” op. cit. fq. 19.

[5] M.Naim Jasin “Besimi bazat…” op.cit. fq.148.

[6] Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. I/ f. 260.

[7] Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/267.

[8] Et-Taftazanij “Sherhu’l akaidi…” op.cit. fq.196.

[9] Ky formulim përfshin të gjitha ato elemente që janë bërë të njohura si  qeniesore të fesë dhe që përgjithësisht dihen pa sjellur fare argument, siç janë: Njëshmëria e Krijuesit, obligimi i namazit, ndalesa e alkoolit (etj.). Gjersa për shembull, nëse dikush nuk beson në obligueshmërinë e namazit, kur kjo atij i bëhet pyetje, atëherë ai është pabesimtar te shumica e dijetarëve shih: El-Kadi Adud-Din Abdurr-Rrahman El-Iixhij,”Sherhul Mevakif”, autor Es-sejjid esh-sherif Alij bin Muhamed El-Xhurxhani, botimi i parë, 1998/1419, boton Darul kutubil ilmijjeh, Bejrut-Libon,vëllimi i katër, kapitulli i tetë (fi hakikatil imani), fq. 352.

[10]El-Gaznevijj “Kitabu usuli…” op.cit. fq. 255.

[11] Ibnu Ebi’l Izz “Sherhu’l akideti…”op.cit. fq. 337.

[12] Ibnu Kajjim El-Xhevzijjeh, “Medarixhus - Salikini”, tahkik dhe ta’lik Muhamed El-Mu’tesimu bil-Lahi El-Bagdadij, botimi i shtatë, 2003/1423, boton Darul Kitabil Arebijj, Bejrut, 2/258.

[13] El-Xhevzijjeh, “Medarixhu…”,op. cit. fq. 2/259.

[14] El-Gaznevijj “Kitabu usuli…” op.cit. fq. 251

[15] Me formulimin besimi në mënyrë të përgjithshme, konsistohet në atë që është paraqitur në mënyrë të atillë, siç është besimi në melaikët, librat, të dërguarit (etj.). Dhe kushtëzohët besimi në ato që janë të detajizuar, siç është Xhibrili, Mikaili (prej Melaikëve); Musa, Isa,… (prej pejgamberëve); Tevrati, Inxhili,,…(prej librave të shpallura), e kështu me radhë. Kjo është te esh’arijtë dhe maturidijtë. Lil huxh-xhetil Islamil imami El-Gazalij, “Kavaidu’l Akaidi”, tahkik dhe ta’lik Musa Muhamed Alijj,  op.cit. fq. 244, fusnota (1).

[16] Et-Taftazanij “Sherhu’l akaidi…” op.cit. fq.,197.

[17] Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq. 3/426,

[18] El Xhurxhani “Sherhu’l mevakif…” op.cit. vëllimi i katër, kapitulli i tetë (fi hakikatil imani), fq.352.

[19] El Xhurxhani “Sherhu’l mevakif…” op.cit. vëllimi i katër, kapitulli i tetë (fi hakikatil imani), fq.352.

[20] Kur’ani, El-Munafikun:1.

[21] Imam Ebu Hanife, ‘El-Vesijje’, cituar sipas Alij El-Karij, “Sherhu’l fikhi…” op. cit. fq. 181.

[22] Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq. 3/430.

[23] Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq. 3/431.

[24] Ebu Hanife,”El-Fikhu’l-Ebsat”, kapitulli: babun fi’l-imani (mbi imanin), sipas: Mustafa Öz “Imam’i A’zamın …” op.cit. fq.64

[25] Ibnu Ebi’l Izz “Sherhu’l akideti…”op.cit. fq. 337.

[26] Suneni i Ibni Maxhes, Kitabud-duai, Babu: duau Resulilahi, nr. 3824.

[27] Sahihu’l Muslim, Kitabu’l-Imani, Babu: Tahrimul kibri, nr. 132.

[28] E transmeton Buhariu nr.4269 dhe 6872; Muslimi:96,158,159; Ibni Hibani:4751; Vahidiu në ‘Esbabin- Nuzul’fq.117; Dhehebiu në ‘Es-Sijer’ 2/505, që të gjithë nga transmetimi i Usamete bin Zejd. cituar  sipas Alij El-Karij “Sherhu kitabi…”, op.cit. fq. 143.

[29] Ibnu Ebi’l Izz “Sherhu’l akideti…”op.cit. fq. 337.

[30] El-Xhurxhani “Sherhu’l mevakif…” op.cit. vollimi i katër, kapitulli i tetë, fq. 354.

[31] Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq.3/446.

[32] Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq. 3/446.

[33]Shih: Ebul Hasen El-Esh’arij, “Risaletu ehlith-thagri” fq.272, sipas: El-Gaznevijj “Kitabu usuli…” op.cit.255.

[34] Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq. 3/446.

[35] Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/267.

[36] El Xhurxhani “Sherhu’l mevakif…” op.cit. vollimi i katër, kapitulli i tetë, fq. 360.

[37] El-Xhurxhani “Sherhu’l mevakif…” op.cit. vollimi i katër, kapitulli i tetë, fq. 360-361.

[38] Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq. 3/448.

[39] Transmeton Ibni Maxheh në ‘Mukad-dime’, kapitulli 9; shih: Sahihu’l Buhari, ‘kitabul imani, kapitulli 33 (babuz-zijadetil imani ve naksanihi); Tirmidhiu në ‘Kitabul imani, kapitulli i 6 (babu ma xhae fi istikmalil imani ve zijadetihi ve naksanihi),  cituar sipas Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/264). Në librin:El-Gaznevijj El-Hanefijj, “Kitabu Usuli’d-Dini”, tahkik ed-duktur Omer Vefik Da’uk, op. cit. fq.256, për këtë hadith pasqyrohet kjo:Transmeton Ibni Maxhe me numër:74. Senedi (vargu zingjiror i transmetimit) i këtij hadithi është da’if (i dobët), ashtu siç ka dëftuar Muhamed Fuad Abdul Baki në Sunen-in e Ibni Maxhes, 1/28, El Mukad-dimetu, kapitulli i imanit.

[40] Transmeton Is’hak bin rahujeh. E citon Abdullah bin Ahmed në Sunen; Bejhekiu në ‘shuab’ me transmetim sahih nga Umeri r.a. me verzionin:”… me imanin e banorëve të tokës me siguri ai do të dominonte ndaj tyre”, hadithi nr.(36) 1/69. E citon Ibni Adij dhe Ed-Dujlemij që të dy nga Ibni Umeri me transmetim ‘merfu’ në verzionin:” Sikur të vendosej imani i Ebu Bekrit përballë imanit të këtij ymeti, me siguri ai do të dominonte”…(cituar sipas Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. /264)

[41] Bejhekiu në ‘Esh-Shuab’ nr.(53) 1/76, Ibni Maxheh(74,75), Busajri ka thënë se senedi i tij është i dobët (daif). (cituar sipas Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/264)

[42] Bejhekiu në ‘Esh-Shuab’ nr.(50) 1/75; Ibni Ebi Shejbeh në ‘Iman’ (116). (Cituar sipas Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/264).

[43] Bejhekiu në ‘Esh-shuabu’ nr.(60) 1/78, Ibni Ebi Shejbe thotë se senedi i tij është i vërtetë, cituar sipas: Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/265)

[44] El-Uthejmin, “Mexhmu’u fetava …”op.cit. 51.

[45] El-Gaznevijj “Kitabu usuli…” op.cit. fq..256.

[46] Autor i “Mevakifit” është El-Kadi Adud-Din Abdurr-Rrahman El-Iixhij, ndërsa një prej autorëve më të njohur të Sherhul Mevakif-It, është Es-sejjid esh-sherif Alij bin Muhamed El-Xhurxhani.

[47] Alij El-Karij “Sherhu kitabi…”, op.cit. fq.232.

[48] Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/267.

[49] Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq. 3/447.

[50] El-Gazalij “Kavaidu’l akaidi…” op.cit. fq. 258-259.

[51] El-Gazalij “Kavaidu’l akaidi…” op.cit. fq. 259.

[52] Sahiu’l Buhari, Kitabu’l eshribeti, Babu: Kavlu’ll-llahi teala: Inneme’l hamru…, nr. 5150.

[53]El-Gazalij “Kavaidu’l akaidi…” op.cit. fq.259.

[54] Et-Taftazanij “Sherhu’l akaidi…” op.cit. fq. 189.

[55] Alij El-Karij “Sherhu kitabi…”, op.cit. fq. 145-146.

[56] El-Gazalij “Kavaidu’l akaidi…” op.cit. fq. 260.

[57] El-Gazalij “Kavaidu’l akaidi…” op.cit. fq.260-261.

[58] El-Gazalij “Kavaidu’l akaidi…” op.cit. fq..261, fusnota nr.3.

[59] El-Gaznevijj “Kitabu usuli…” op.cit. fq.257.

[60] Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/261.

[61] Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/262.

[62] Musnedi i Ahmedit, Kitabu: ve min musnedi Beni Hashim, babu: Bidajetu Musnedi Abdullah bin Abbas, nr. 1745.

[63] Ibnu Ebi’l Izz “Sherhu’l akideti…”op.cit. fq. 335-336.

[64] Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/262.

[65] Alij El-Karij “Sherhu kitabi…”, op.cit. fq. 234-235. Ndërsa sa i përket thënies së lartëcekur: ’lev kushifel gitau ma izdedtu jekinen’- Sikur të hiqej perdja, mua nuk do të më rritej fare bindja” në librin e Ibni Kajjim El Xhevzijjeh, “Medarixhu-Salikini”, op. cit. fq. 377, thuhet se thënien e lartë cekur as nuk është  hadith e as thënie e Aliut r.a., siç kjo  është e paqartë për atë i cili nuk i njeh transmetimet, por kjo është thënie e Amir bin Abdi Kajs.

[66] Ibnu Ebi’l Izz “Sherhu’l akideti…”op.cit. fq. 335.

[67] Ibnu Ebi’l Izz “Sherhu’l akideti…”op.cit. fq.336.

[68] Et-Taftazanij “Sherhu’l akaidi…” op.cit. fq. 196.

[69] El-Xhurxhani “Sherhu’l mevakif…” op.cit. vollimi i katër, kapitulli i tetë, fq, 361.

[70] Alij El-Karij “Sherhu kitabi…”, op.cit. fq. 232.

[71] “Nadhratun ilmijjetun fi nisbeti kitabil ibaneti”, fq.117, cituar sipas El-Gaznevijj “Kitabu usuli…” op.cit. fq..257.

[72] Me shprehjen ‘الكامل منه, janë për qëllim ato që e plotësojnë atë (imanin) prej farzëve dhe nafilëve.. shih: Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/271.

[73] Imam Rraziju, “Mahsalu Efkaril mutekad-dimin vel Muteah-hirine”, fq.249-250, cituar sipas: Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq. 3/447.

[74] Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq. 3/447.

[75] Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/271.

[76] Alij El-Karij “Sherhu kitabi…”, op.cit. fq.144.

[77] Transmeton Omeri me transmetim ‘merfu’, situar sipas Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq.3/448.

[78] El-Xhevzijjeh, “Medarixhu…”,op. cit. fq.2/378-380.

[79] Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/262.

[80] El-Xhevzijjeh, “Medarixhu…”,op. cit. fq.2/380.

[81] El-Xhevzijjeh, “Medarixhu…”,op. cit. fq.2/380.

[82] Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/263.

[83] Tetan dhe El-Kilanijj, “Avnu’l muridi…”, op.cit. 1/263.

[84] Alij El-Karij “Sherhu kitabi…”, op.cit. fq.146.

[85] Alij El-Karij “Sherhu kitabi…”, op.cit. fq. 234.

[86] Ibnu Ebi’l Izz “Sherhu’l akideti…”op.cit. fq.331.

[87] Ebu Hanife “Pesë kryeveprat…”op.cit. fq.121.

[88] Ibnu Ebi’l Izz “Sherhu’l akideti…”op.cit. fq.334.

[89] Sahihu’l Muslim, Kitabul Kaderi, Babu: Fil emri bil Kuvveti, nr. 4816.

[90] Alij El-Karij, “Sherhu’l fikhi…” op. cit. fq. 186.

[91] Është imam i gjuhës i njohur si Ebu Tahir Mexhidud-din Muhamed bin Ja’kub bin Muhamed bin Ibrahim bin Umer Esh-Shirazijj EL-FIRUZĂBĂDI, vdiç më 817 h. cituar  sipas Alij El-Karij “Sherhu kitabi’l fikhi’l ekber”, op.cit. fq. 234.

[92] Transmeton Ibni Maxheh nr.65, nga Alij bin Ebi Talibi. Ibni Maxheh thotë: Ka thënë Ebu Salet sikur ky sened t’i lexohej ndonjë të çmenduri, ai me siguri do të shfajësohej (se nuk e ka thënë). Alij El-Karij “Sherhu kitabi’l fikhi’l ekber”, op.cit. fq. 234.

[93] Alij El-Karij “Sherhu kitabi’l fikhi’l ekber”, op.cit. fq. 234.

[94] Ibnu Ebi’l Izz “Sherhu’l akideti…”op.cit. fq. 342.

[95] Ibnu Ebi’l Izz “Sherhu’l akideti…”op.cit. fq.342-343.

[96] El-Gaznevijj “Kitabu usuli…” op.cit. f..256.

[97] Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq.3/449.

[98] El-Gaznevijj “Kitabu usuli…” op.cit. fq.257.

[99] Et-Taftazanij, “El-Mekasid”, op.cit. fq.3/449.

[100] Krahaso ajete në të cilat vjen ky formulim me varianta e saj të përafërta.

[101] El-Gaznevijj “Kitabu usuli…” op.cit. fq. 258.

Mr.Orhan ef. Bislimaj

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame
  • Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në aksionin e ndërmarr me datë 29 nëntor 2019, për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, ka njoftuar se janë mbledhur gjithsej 304,437,89 euro. Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të kontribuuesve: Nr.Këshillat e Bashkësisë Islame dhe individë të …

  • Abu Dhabi, 8 dhjetor Sot në Abu Dhabi, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, filloi punimet Forumi i gjashte për Promovimin e Paqes në Shoqëri Myslimane. Forumi global i këtij viti po mbahet me titullin “Roli i feve në përforcimin e tolerancës, nga mundësia në imperativ (domosdoshmëri)”, i cili po organizohet nën patronimin e …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Mp3quran.net

Kopertina e librave

Sa janë online

We have 3 guests and no members online