SelamFest2019

 

بسم الله الرحمن الرحيم

Me emrin e Allahut, Mëshirëbërësit, Mëshirëplotit!

 

Të nderuar të pranishëm,

Motra e vëllezër, zonja e zotërinjë

Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu

 

Shoqëritë, që kanë vetëdije të lartë qytetare, kujdesen për vlerat e tyre. Ata, me fanatizëm e ruajnë gjuhën, kulturën, traditat e zakonet, si dhe i kultivojnë ato, sipas diskursit kohor dhe rrethanave ekzistuese. Sikundër kësaj, popujt që nuk e mbrojnë identitetin, i nënshtrohen tjetërsimit, që çon drejt zhdukjes. Kështu ka qenë, përgjithmonë dhe, duket se është një ligj i përhershëm i historisë.

Ky festival, pra SelamFest, që në këtë moment po i hapim aktivitetet e tij, është tipik dhe organizohet për herën e parë në qytetin e Prizrenit. Ai, përtej shërbimit ndaj qytetarëve, përbën një përpjekje modeste dhe mbi të gjitha një kujdes për vetveten, përballë sfidave dhe antivlerave. Sepse, në këtë kohë të globalizmit, kur shtegtimi i kulturave, nga njëra tek tjetra, është shumë i shpejt dhe rrëmbyes, kemi nevojë për një rizgjim këmbëngulës e të vazhdueshëm. Identiteti ynë i përgjithshëm, duhet të jetë kriter i përhershëm, për vlerësimin e kulturave që na servohen nga jashtë dhe jo e kundërta. Ajo, që është e mirë, e pranojmë me kënaqësi, e ajo që është e dëmshme e refuzojmë, pa dilemë. Dikur, jemi krenuar me familjet tona, por, sot, ngrohtësia është lëkundur; dikur kemi pasur zakone tipike, për fejesa e martesa, për dasma e vdekje, për haje e pije, për veshje e mbathje, për mirësjellje e moral, por sot shumë prej tyre i kemi harruar dhe zëvendësuar me të huaja. E të gjitha këto, nuk kanë ndodhur vetiu, por, sepse e kemi nëvlerësuar vetveten tonë, traditën e identitetin.

Prandaj, kemi nevojë për një vetëdijësim akoma më të madh, për vlerat tona. Në të vërtetë, ky është rizgjimi i kërkuar! Qytetarëve, duhet t’u ofrojmë alternativa kulturore, që konkurojnë në tregun e modernitetit dhe njëkohësisht nuk e tradhëtojnë kornizën e idealeve, fetare e kombëtare.

Në këtë kuptim, SelamFesti, duke filluar nga qëllimi, emërtimi, përmbajtja e synimi, është projekt kulturor që gërsheton tradicionalen e modernen, kulturën e shkencën, artin e teatrin, këshillën e argëtimin. Tema e edicionit të parë është “Paqja fillon me ty!”. Sepse, paqja është esenca sublime e jetës së njeriut. Ajo, ekziston në këtë gjithësi, pavarësisht subjektit. Krijuesi i gjithësisë, ka kërkuar prej njeriut, që ta përvetësojë paqën dhe ta promovojë atë. Shpalljen e fundit, e ka quajtur “Islam” – paqe. Të gjithë e duan paqën, sepse ajo prodhon qetësi, dashuri dhe tolerancë pa kushte, në mes të bashkësive fetare, etnike e kulturore. E përvetësimi I paqës, do të thotë, të jesh, njeri i mirë, besimtar i sinqertë e qytetar i ndershëm, patriot e atdhedashës, punëtor e modest, shok e familjar. Po ashtu, do të thotë të jesh kundër dukurive negative, çfarëdo qofshin ato, personale apo shoqërore. Madje, Kur’ani thekson se edhe hyrja në xhennet, do të jetë me “selam”- paqe, e që këtë të fundit e bën synim përfundimtar. Pra, “paqja fillon me ty”, është motoja e këtij edicioni të selamfestit. E, në vazhdim, ky edicion i selam festit, përmban pika kulturore, shfaqje artistike, ekspozitë, tribunë, koloni pikturash, monodramë, e deri te sesioni shkencor, me temë: “Nga paqja e brendshme deri te paqja universale”.

Por, mbi të gjithë, ky edicion i selamfestit, jo rastësisht është duke filluar me promovim të një veprimtarie shkencore, në këtë rast, të professor Nexhat Ibrahimit. Kjo, njëherit, tregon se, dija, leximi e shkenca, janë çelës e platformë për të ardhmen. Sepse, njerëzimi, ka përparuar duke lexuar, duke mësuar, duke punuar e kontribuar. Jemi me fat, që në mesin tonë, si shoqëri, e kemi myderrisin e madh, profesor, Nexhat ef. Ibrahimin, i cili, me veprimtarinë e tij, shkencore, atdhetare, kulturore, e artikulon në mënyrë më brilante, atë që e synon vetë Selamfesti. Më kontributin e tij të madh, duke shkruar për vlerat tona, duke mbrojtur identitetin tonë, duke luftuar për atdheun, duke identifikuar rreziqet e antivlerat, duke projektuar shtegdaljen e perspektivën, prof. Nexhati, i ka atributet e një ideologu të vërtetë, në nivel të trojeve tona kombëtare shqiptare, që frymëzon gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Po e falënderojmë edhe njëherë për bashkëpunimin.

Me këtë rast, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame, në emër të kryetarit, Mr. Besim ef. Berisha, po e falënderoj dhe bashkëorganizatorin OJQ “ARASTA”, Prizren, për punën dhe korrektësinë. Po ashtu, një falënderim edhe për ndërmarrjet, që kanë kontribuar.

Fare në fund, një falënderim meritor për studiuesin prof. Dr. Ali Pajazitin dhe për shkrimtarin e njohur, z. Fahredin Shehu, që kanë gjetur kohë për të dhënë kontributin e tyre, në këtë promovim shkencor.

Ju faleminderit!

 

Prizren, 05 korrik 2019

Dr. Orhan ef. Bislimaj

Kryeimam i KBI-Prizren

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame
  • Zyrtarë komunal nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,me 20 nentor kanë pritur në një takim përfaqësues nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, drejtorin e Kulturës, Ramadan ef. Shkodra dhe përgjegjësin për botime, Agim Gashi, me ç’rast ata kanë dhuruar mbi 100 tituj të librave në tre ekzemplarë, për bibliotekën e qytetit të Mitrovicës …

  • 19 nëntor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë ditës së sotme të qëndrimit në Rijad të Arabisë Saudite, vizitoi ambasadën e Kosovës në Rijad.Ai dhe delegacioni i BIK-ut u pritën nga ambasadori i Kosovës, z.Lulzim Mjeku, i cili i falënderoi për viziten në ambasadë si dhe konsideroi kontributin që …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Mp3quran.net

Kopertina e librave

Sa janë online

We have 5 guests and no members online