Mposhtja e virusit ‘corona’ (#Covid-19)…!

Mposhtja e virusit ‘corona’ (#Covid-19)…!

E dijmë se virusi, përcillet përmes ligjeve fizike, por, po ashtu e dijmë se me të njëjtat ligje i kundërvihemi sëmundjeve. Mjekët e mirë, gjithmonë na këshillojnë që të mos ligemi, sepse i ndihmojmë atyre për trajtime të efektshme. E, kjo është shumë e vërtetë, ngase pesimizmi është rrugë drejt depresionit, e ky i fundit është mjaft i rrëzikshëm, sepse i përket asaj shpirtërores së njeriut.

Puna më e menqur sot, është t’i kundërvihemi depresionit të coronavirusit! Por, ku është ajo fija e kashtës, që na ndihmon!?

Në të tilla rrethana, shpirti jonë ka nevojë për gjallëri, për ëmbëltim. Kur, Allahu i Madh, ka thënë se “është me durimtarët”, mbase janë për qëllim ata besimtarë që edhe ata janë me Allahun!? Këtu fillon gjithçka. Për këtë arsye, të sinqertët (es-sadikin) në iman, gjithmonë janë optimistë, të pafrikë dhe në fytyrat e tyre nuk vërehet asnjë mrrolë depresioni, pavarësisht sprovave. Ata, janë të pamposhtur shpirtërisht!

Në rrethana të tilla, minimalisht, mjafton me përmend emrin e Allahut, me ra në shehadet, me thënë ‘subhanallah’, apo ‘elhamdulilah’, etj., e më e mira, është të bëjmë edhe dua (lutje), sepse është ‘truri i adhurimit’ (hadith). Edhe pendim, gjithashtu! Vërtetë, janë shumë adekuate për lirimin e depresionit shpirtëror. Allahu ka thënë: “pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.” (Kur’ani, Er-Ra’d, 28).

E, pastaj, do të shohim se lidhja me Allahun e largon frikën, sepse është ilaç ideal, për t’mos thënë i vetëm natyral, kundër depresionit. Sepse, vetë Zoti, është ajo pika kulmore, nga i Cili marrin gjallëri e frymëzim shpirtrat tonë. Ai e ka rahmetin e madh, sheh e dëgjon çdo përshpëritje tonën: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.” (Kur’an, Kaf, 16).

Prandaj, aq sa ushqejëm besueshmëri, po aq ushqejmë optimizëm. Aq sa ushqejmë optimizëm, po aq e kemi fuqizuar sistemin imunitar, kundër ‘coronavirusit’.

Thoni, po qoftë njëherë ‘La ilahe ilall-Llah, Muhamedun Resulullah’!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 15 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 02 gusht 2021 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Diasporë, më 03.08.2021, në orën 14:00, në lokalet e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë, do të shtrojë një drekë për mërgimtarët tanë. Ekrem ef. Simnica, drejtor për Diasporë tha se ky takim-drekë me mërgimtarët tanë tashmë është bërë tradicional nga Kryesia …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 6 miq dhe s'ka antarë në linjë