Adhuroje Zotin, sikur je duke e pa…!

Adhuroje Zotin, sikur je duke e pa…!

Frika, vjen vetë, pa e thirrur fare, por ne duhet ta sfidojmë atë. Aq sa i bëjmë hizmet, po aq na vërsulet. Ideja është që veten tonë, ta marrim në dorë. Nëse, na shfaqet hutia, nga brenga e ‘coronavirusit’, duhet të rizgjohemi nxitueshëm, sikur pas kotjes, sepse mendja e ngulitur, pa hetueshëm veç se ka rënë në leksionet e frikës. Kështu lind depresioni.

Triumfi jonë rrënjët i ka në aktivizimin e moralit si fuqi shpirtërore. E, morali është i pamposhtur, kur lidhet me Krijuesin, Atij i qofshim falë. Ai, është që na ka krijuar ne, që na sheh e na dëgjon. Pa lejën e Tij, asgjë nuk ndodhë, as në tokë e as në qiell, e as në vetën tonë. I Lartëmadhërishmi na ka porositur: “E, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut!” (Kur’ani, Zumer, 53).

“Adhuroje Allahun sikur ta shohësh Atë, nëse ti nuk e sheh, Ai të sheh ty! Kështu, i tha Pejgamberi a.s., shokut të tij, demeke, të mos kesh asnjë shybe, në ibadetin apo lutjen tënde!

Subhanallah, shumë domethënëse! Nëse, njerëzimi, sot, ka arritur të mbajë kontakte njëri me tjetrin, përmes valëve satelitore apo të tjera, atëherë, çfarë mund të themi për kontaktin e shpirtërave tonë me Allahun, me Krijuesin e tyre!? Asgjë më shumë, ne kemi nevojë ta përjetojmë lidhjen tonë me Krijuesin, ta rikuptimësojmë atë. Për shembull, edhe pse e kemi telefonin, nëse nuk e shtypim numrin, nuk mund të komunikojmë me personin e dëshiruar, por duhet, të shtypim numrin, apo pasëordin, kodin, pinin e kështu me radhë.

E, Allahut i takon shembulli më i lartë. Kontakti ynë me Krijuesin është hazër, nuk kemi nevojë për ‘pasëord’, këtë e dëshmon çdo frymëmarrje e jona. Por, ne kemi nevojë për kthim kah Allahu.

Sinqeriteti në besim, mbjell dashuri për Allahun, e kjo sjell lumturi, fuqizim e shpresë. Për shembull, ai që e do dunjanë, një ditë zhgënjehet, sepse ajo është e ngurt, nuk ofron dashuri, ajo barrë. Por, ai që e do Allahun, është dëshmia më e mirë se edhe Ai e do atë. E për të tillët, Allahu ka thënë: E, vërtet të dashurit e Allahut, nuk kanë pse frikësohen e as të brengosen! (Kur’ani, Junus, 62).

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 15 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 1 dhjetor 2020 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë shqiptare “Nurul-Islam” në Mönchengladbach të Gjermanisë, Besnik ef. Kadriollin. Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e tanishme të xhamive shqiptare në diasporë në këtë kohë të pandemisë, si …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 11 miq dhe s'ka antarë në linjë