Fjala e Pejgamberit a.s., që na gëzoi pa masë…!

Fjala e Pejgamberit a.s., që na gëzoi pa masë…!

Në një moment, Pejgamberi a.s. tek sa po ligjëronte, erdhi një njeri dhe pyeti me nxitim:

O i Dërguari i Zotit, kur do të ndodhë Kijameti?

Pejgamberi a.s. i tha: çfarë ke përgatitur për atë ditë?

Njeriu tha: Nuk kam përgatitur aq shumë prej namazit, agjërimit apo sadakasë, por një gjë e dij sigurtë: Unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij!

Pejgamberi a.s. i tha: E, ti do të jesh (në Ditën e Kijametit), me ata që i ke dashtë.

Transmetuesi Enes bin Malik r.a., thotë se nuk ka pasur ndonjë këshillë më të gëzueshme për ne, se sa kjo fjalë e Pejgamberit a.s.: ‘E, ti do të jesh, me ata që i ke dashtë’.

Ata, nuk kishin asnjë dilemë, për dashurinë e tyre ndaj Allahut e Pejgamberit.

Zoti ynë, për hatër të dashurisë tonë për Madhërinë Tënde e për Pejgamberin tonë, largoje këtë sprovë nga ne, pa asnjë pasojë! Amin, ja Rab-bel alemin!

                        

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 16 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 26 janar 2022  Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot ka zhvilluar një takim me kryetarët e këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Mbledhja është mbajtur në sallën e Kryesisë së BIK-ut, ku në rënd dite të takimit ishte bashkëbisedimi për gjendjen aktuale në vend. Fillimisht hapja u …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...
  • Mërgime Kalënderi, zgjedhet koordinatore e Departamentit të Gruas të KBI-Prizren Mërgime (Hasan) Kalënderi nga Prizreni është e diplomuar në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe aktualisht në përfundim të studimeve master në të njëjtin institucion. Për një kohë të gjatë është active në komunën e Prizrenit në cilësinë e saj si...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 5 miq dhe s'ka antarë në linjë