Zot, në dorën e kujt po më le...!?

Zot, në dorën e kujt po më le...!?

Sonte është Nata e Madhe e Israsë e Miraxhit. Në këtë natë, me trup e shpirt, i zgjuar, Pejgamberi a.s., qëndroi në ‘rezidencën’ hyjnore dhe bisedoi direkt me Allahun. Asnjëherë nuk tha se këtë e bëri vetë, por këtë ia mundësoi Allahu, përmes mrekullisë (veprave të jashtëzakonshme).

Ngjarja e Miraxhit, ndodhi në një kohë, kur Pejgamberi a.s., gati ‘ishte pshtetë për muri’. I vdiqën xhaxhai Ebu Talibi, mbrojtësi i tij fizik dhe bashkëshortja e tij Hatixheja, përkrahëseja shpirtërore. Mbeti, pa përkrahjen e duhur! Në anën tjetër, banorët e Taifit e goditën rëndë me gurë, gjersa u ulë në një ‘stom’, i demoralizuar, por me shikim e shpresë kah qielli. Në atë moment, e bëri lutjen e njohur:

"O Allahu im, Ty po të ankohem dhe po ta parashtroj dobësinë time dhe gjendjen e rëndë në të cilën gjendem, Më mbroj nga poshtërimi njerëzor, o më i mëshirueshmi Mëshirues! Ti je Mbrojtës i të dobtëve. Ti je Mbrojtësi im. Në dorën e kujt po më le!? Në dorën e të huajve, që nuk më mirëpritën apo në dorën e armiqëve që dëshirojnë të më shkatërrojnë!? O Krijuesi im, nëse Ti nuk je i hidhëruar në mua, atëherë nuk mërzitem për të gjitha këto vuajtje...”

Pas kësaj, Allahu e mori ‘në gryk’, ia mundësoi miraxhin dhe ia dha ‘hedije’ namazin. Të nesërmen, gruaja e tij, Aijsheja (r.a.) i tha: O Pejgamber i Zotit, mos i trego njerëzve për miraxhin, se ti po i dish ata, të përgënjeshtrojnë e të nënçmojnë. Pejgamberi a.s. i tha: “Çka, pasha Allahun, nuk e lë pa iu treguar” (والله لأحدثنهموه).

Pejgamberi a.s., u përgjigj kështu, sepse tashmë e kishte pa fuqinë madhështore të Allahut. E dinte mirë, se njeriu është qenie e dobët, nuk ka në dorë asgjë, shpirtin e ka te dhëmbtë, e lëshon rrap-tap. Fare, nuk ia ninte, bash për asgjë e për askë, e kishte marrë direkt mbështetjen dhe mbrojtjen e Allahut!

Andaj, besimtarët që falin namaz, e përjetojnë miraxhin. Ata janë të gjallë, modestë, të hareshëm, idealistë, bamirës, konstruktivë, punëtorë, optimsitë, të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm, trima e të pamposhtur…!

Urime Nata e Madhe e Israsë dhe Miraxhit! Zot, na mbroj prej sprovës #Covid-19!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 21 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

 

P.S.

Edhe atëherë, edhe sot, dikush nuk e pranoi miraxhin. Por, këta, vlerësimet i bëjnë, të nisur nga kuti i vetvetës. P.sh. dikush që nuk ka haber me dynjanë, befasohet nëse I themi se për 3 orë, kam shkuar prej Kosovës në Qabe, sepse në këmbë është e pamundur. Por nuk befasohet ai që e di shpejtësinë e airoplanit, e aq më pak ai që e di shpejtësinë e anijës kozmike!? E, fuqia e Allahut është përtej çdo krahasimi!

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 1 dhjetor 2020 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë shqiptare “Nurul-Islam” në Mönchengladbach të Gjermanisë, Besnik ef. Kadriollin. Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e tanishme të xhamive shqiptare në diasporë në këtë kohë të pandemisë, si …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 11 miq dhe s'ka antarë në linjë