GJETJA E ZOTIT…!

GJETJA E ZOTIT…!

Ashtu, sikurse etja që dëshmon për ujin edhe nevoja për fenë, dëshmon për Krijuesin.

Çdo njeri, në shpirt e ka ndjenën për fe, pa diskutim!

Por, disa e mbulojnë dhunshëm, me mbishtresa të tjera, duke mos e lënë të pulësojë!

Kur’ani, përmend se një prej atyre mbishtresave është mendjemadhësia: "…Kur u thuhej atyre: Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata bënin mendjemadhësi - arrogancë" (Kur'ani, Es-Safat, 35).

Njeriu i ngratë, nuk ka mendjemadhësi, por ai që i ka punët mirë, ka shëndet, ka shumë pasuri, pozitë, fuqi, etj. Duke u ndjerë i fuqishëm, e harron nevojën për Krijuesin. Hmm, këtu është poenta!

Por, ç’e do që, gjatë sprovave e fatkeqësive, ndjenja për fenë është më aktive, sepse, pikërisht në këto rrethana, ka raënë mbishtresa e mendjemadhësisë.

Hajde t’ia qesim provën kësaj që po e themi!

Në sëmundje serioze, vetiu, njeriut i shkon mendja te vdekja. Apo, kur është përballë ndonjë rreziku real, p.sh., në airoplan, ku e di, se nuk ka ‘pshtim. Apo, në pleqërinë e thellë, para vdekjes, kur nuk e ngon as gruaja, as fëmijtë e lëre më të tjerët! Pra, atëherë, kur i humb shpresat për rimëkëmbje!

Në këto raste, faktikisht e praktikisht, nuk ka, kujt t’i mbahet mendjemadh. Nuk mundet edhe nëse do! E, duke rënë nga shpirti mbishtresa e mendjemadhësisë, del në sipërfaqe ndjenja e fesë, e cila prej kohësh, e kërkon Krijuesin e vet. Në këtë moment, njeriu, i kthehet Allahut, apo e gjen Allahun, kushtimisht.

Shikone, çfarë thotë Allahu, i qofshim falë:

Kur njeriu mbetet i pa shpresë, i përulur e i pafuqishëm, atëherë i lutet vetëm Allahut për ndihmë.” (Kur'ani, Junus, 12).

Zot i Plotfuqishëm, për hirë të ‘esmaul husna’ na mbroj prej #Covid-19 (#coronavirus)!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 22 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Drenas, ka dhuruar zhvilluar aksion humanitarë gjatë tri ditëve të fundit duke dhuruar 670 jorganë, 670 jastëk si dhe 30 batanije për familjet në nevojë që jetojnë me asistencë sociale.Donacioni i kompanisë “Tonitex” së bashku me donatorë të tjerë kanë arritur që përmes “Bereqetit” në Drenas të ndihmojnë këto …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 6 miq dhe s'ka antarë në linjë