ZOTI, NUK MASHTROHET…!

ZOTI, NUK MASHTROHET…!

Fatkeqësitë, siç është kjo #Covid-19, e tronditin loçkën e shpirtit. Sidomos, kur nuk ka rrugëdalje.

Tash e sa kohë, kufijtë ajror, janë mbyllur, nuk ka ymyt për mjekim diku tjetër.

Secili shtet, është zënë me dertin e vet, s’kanë faj. Kjo sëmundje, nuk është mahi!

Kur kufizohen opsionet, shpirti instinktivisht, lyp qare. Lyp ngushëllim, akoma pa ndodhur! Meqë e di se ndihma e miqve nuk bën punë, ai gjurmon opsione tjera! Në këto momente, shpirti ndalet te një Fuqi, tek Allahu. Edhe qafiri më i madh, bjer në salavat!

Këtë vëlim të shpirtit, Allahu e di hollësisht. Ai, e dëgjon psherëtimën tonë. Mirëpo, gabimi ndodh, kur shpirti gënjehet apo korruptohet, pra, kur i lutet Krijuesi, me dredhi, veq për të kaluar rrezikun, me idenë se vazhdon sevdanë e vjetër!?

Zoti nuk mashtrohet, nuk rrehet. “Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo” (shih:Kur’ani, Taha, 7), dmth, edhe atë që njeriu akoma nuk e ka menduar apo nuk e ka thënë.

Krijuesi, në Kur’an, na tërheq vërejtjen, që t’i lutemi sinqerisht e pa hile.

Një grup i mosbesimtarëve, nuk ‘ninin për Zot. Por, kur u erdhi puna ngushtë nga dallgët e mëdha, në midis të detit, ata, instinktivisht klithën: Aman Zot, na shpëto! Por, ç’e do, që, pasi dalin në tokë t’zezë edhe shpëtojnë, kur ata, përsëri me avazin e vjetër, e mohojnë Krijuesin dhe bëjnë idhujtari. (El-Ankebut, 65).

Për këta njerzë, Allahu ka përgatit, dënim të dhembshëm. Allahu, ia jep shansin njeriut, nëse e humb, e lë në atë që ka zgjedhur, për të qenë dënimi i dhembshëm!

Zot i Madh, për hirë të sinqeritetit tonë, na mbroj prej Covid – 19 (#coronavirus)!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 25 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, më 9 gusht 2022 Drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takime të ndara Burhan ef. Mustafën, imam në Shoqatën Islame “Dituria” në Landskrona të Suedisë dhe Irfan Likën, kryetar i xhamisë “Gllarus” në Zvicër. Drejtori Simnica shprehu falënderime për vizitën e mysafirëve, e më pas … The post Përfaqësues nga Diaspora vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...
  • Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha dhe Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, vizituan punimet e xhamisë së fshatit Planejë. Ata inspektuan nga afër ndërtimin e xhamisë së re në këtë fshat të Hasit dhe u ndanë shumë të kënaqur me ecurinë e punimeve. për më shumë...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 81 miq dhe s'ka antarë në linjë