MOS TË RAFTË ME HARRU…!?

MOS TË RAFTË ME HARRU…!?

Tashmë, populli po përjeton dy fatkeqësi!

Kur, dikujt i ndodhin dy fatkeqësi të rënda, një pas një, populli thojnë ‘mos të raftë me harru’. Njeriu, nuk di për cilën m’u mërzitë. Njerëzit, shkojnë për ngushëllime, por fjalët nuk kanë vlerë. As vetën s’un e ngushëllojsh, e lëre më të tjerët. Dhembja është kryefjalë!

Por, hala më keq se kjo, kur dikujt i ndodh një fatkeqësi me marre apo me fajësi, njerëzit i shkojnë për ngushëllime, por kur nuk gjejnë shprehje, thojnë: ‘inshallah e mramja me hajr’.

Me të vërtetë, inshallah e mramja me hajr. Të këqijat, grumbull, një pas një. Populli, në mjegull, nuk po di për cilën të mërzitet. Boll e pati sëmundjen e vdekjes  #Covid-19, tash edhe krizën e thellë politike. Vendi në qorrsokak, kur populli më shumë se kurdoherë tjetër, pret lajme optimiste.

Po thojnë “panikë jo”. Po hajt, nëse mundesh me ndal, ndale! Këtë, na e solli politika e partitë, gjersa po shohim se edhe shtetet më të fuqishme janë në telhyxhe përballë kësaj sëmundje.

Marre prej Zotit! Të gjithë, kush më pak e kush më shumë! Na plasët lulën e ballit! Gaz i botës. E lodhët popullin, po e bëni kurban, bil gari hak, në këtë kohë pa kohë!

Kjo është torturë, dhunë! Tek e fundit, s’ka rëndësi kush rrëzohet e kush çohet, populli pret bukë, pret respiratorë, pret shëndetësi efikase, pret mirëqenie, mbi të gjitha pret qetësi shpirtërore. Kqyrne Italinë, çka është duke ndodhur, njerëzit po e presin vdekjen syhapur! Kush na siguron, që kjo nuk vjen tek ne!

Nëse asgjë, bile mos e dëmtoni sistemin imunitar të popullit me këtë persekutim politik!

Na ra, me harru!

Zot, në dorën Tënde, na mbroj prej #Covid-19 (#coronavirus)…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 25 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

 

(P.S. Reagim kundër deputetëve, me rastin e rrëzimit të qeverisë në kulmin e pandemisë Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 1 dhjetor 2020 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë shqiptare “Nurul-Islam” në Mönchengladbach të Gjermanisë, Besnik ef. Kadriollin. Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e tanishme të xhamive shqiptare në diasporë në këtë kohë të pandemisë, si …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 12 miq dhe s'ka antarë në linjë