KY NJERI ËSHTË PREJ XHENNETLIVE…!

KY NJERI ËSHTË PREJ XHENNETLIVE…!

Pejgamberi a.s., gjersa ishte ulur me shkokët e tij, e pa një njeri që po vinte në drejtim të tij dhe tha: Tash, po na vjen një njeri prej banorëve të xhennetit!?

Këtë e përsëriti, tri ditë rresht!

E, kjo i bëri përshtypje shokëve të tij, se çfarë ka ai njeri, për të cilin Pejgamberi a.s. dëshmoi se është prej xhennetit!?

Njeri prej shokëve, Abdullah bin Amër, vendosi ta shoqërojë njeriun për tri ditë rresht, në shtëpinë e tij, për ta parë nga afër se, çfarë është kah bën ky njeri, e që Pejgamberi a.s. dëshmoi se është prej xhennetlive.

Gjatë shoqërimit tri ditësh, e pa se nuk kishte ndonjë veçantë. Bile, i tha se unë akoma ma shumë bëj se ti!?

Rrjedhimisht, vendosi të largohej. Sapo u largua pak, njeriu e thirri: hej, Abdullah, kthehu se m’u kujtua edhe diçka, ndoshta është ajo që më bën prej xhennetlive dhe tha: “Unë e kam një veti, nuk ia dua të keqën asnjërit prej muslimanëve dhe asnjë prej tyre nuk e xhelozoj, për mirësitë që ia ka dhënë Allahu.”

Hmm, leje se kjo qenka ajo vetia, e që Pejgamberi a.s. ka thënë se je prej xhennetlive.

Unë, këtë veti nuk e kam, nuk mundem, tha sahabiu Abdullah bin Amër. (Parafrazim i hadithit, që e transmeton Enes b. Malik r.a.)

Kjo, praktikisht është paqja e brendshme!

Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde, prej #Covid-19 (#coronavirus)…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 28 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 26 janar 2022  Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot ka zhvilluar një takim me kryetarët e këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Mbledhja është mbajtur në sallën e Kryesisë së BIK-ut, ku në rënd dite të takimit ishte bashkëbisedimi për gjendjen aktuale në vend. Fillimisht hapja u …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...
  • Mërgime Kalënderi, zgjedhet koordinatore e Departamentit të Gruas të KBI-Prizren Mërgime (Hasan) Kalënderi nga Prizreni është e diplomuar në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe aktualisht në përfundim të studimeve master në të njëjtin institucion. Për një kohë të gjatë është active në komunën e Prizrenit në cilësinë e saj si...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 20 miq dhe s'ka antarë në linjë