Gjurmën e sexhdes, nuk e djeg xhehennemi...!

Gjurmën e sexhdes, nuk e djeg xhehennemi...!

Sexhdeja e namazit, e lë një gjurmë në ballë. Por, krahas shenjës së 'vrukt', në anën tjetër, fytyra e besimtarit është e ngazëllueshme.

Populli thotë, 'fytyrën e kish nur'.

Fjala është për atë sharmin e fytyrës, që buron nga çiltërsia e shpirtit, e që nuk ka të bëjë me bardhësinë e lakurës.

Në këtë nur, rol ka sexhdeja, për të cilën, Pejgamberi a.s., ka thënë se është momenti, "kur njeriu gjendet më afër Zotit".

Gjurmën, e ka përmendur Krijuesi i gjithësisë, në Kur'an: “Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes” (Kur’ani, El-Fet-h, 29).

Por, përtej materiales, gjurma e sexhdes esencialisht vërehet në transformimin shpirtëror të besimtarit, në sjelljet e veprat e tij.

Për nderin e lartë që ka te Zoti, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu ia ka bërë haram zjarrit, që ta djegë gjurmën e sexhdes!” (hadith)

Zot i Madh, na mbroj nga #Covid-19...!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 30 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 1 dhjetor 2020 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë shqiptare “Nurul-Islam” në Mönchengladbach të Gjermanisë, Besnik ef. Kadriollin. Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e tanishme të xhamive shqiptare në diasporë në këtë kohë të pandemisë, si …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 9 miq dhe s'ka antarë në linjë