Coronavirusi dhe bërja e djalit kurban…!

Coronavirusi dhe bërja e djalit kurban…!

Për ta kuptuar esencën e sprovës, mjafton ta meditojmë gatishmërinë e hazreti Ibrahimit për ta bërë kurban djalin e tij.

Në këtë rrëfim kur’anor, e vërejmë thellësinë e kontrastit emocional, që sprovën e bën tamam sprovë.

Urdhëri, i erdhi Ibrahimit a.s., kur ishte plak dhe kishte shumë nevojë për djalin, që aq shumë ia kishte lypur Zotit.

Për më tepër, djali ishte akoma shtalp, ajo periudha kur dashuria pindërore është e zjarrtë.

Se, pas puburtetit e tutje, fillon topitja! Po edhe ishte djalë shumë-shumë i mirë, i sjellshëm (halim).

Bëje kurban djalin - i tha Zoti!

Sprovë se jo mahi, sprovë mbi sprovat! Moment me të lujt kapaku i kresë!

Ishte kjo kohë, kur djalin nuk e kishte vetëm fëmijë, por edhe interes, pasuri, sepse ai filloi t’ia ngjesë dorën për idare!?

Mbytja e tij, ishte edhe thikë kundër vetvetes, tmerr!

Çfarë ane me mbajtë!?

Këtu fillon sprova për Ibrahimin a.s.: ta mbajë anën e Allahut, pra duke e bërë kurban djalin, apo ta mbajë anën e interesit të dynjasë, duke refuzuar urdhërin!?

Ibrahimi a.s., veproi atë që pritej prej tij, e që për ne është absurd. Ai, ia mbajti anën Allahut, sepse e dinte që atë djalë, ia ka falë i Madhi Zot dhe mund t’ia merrte kurdoherë.

Po ashtu, e dinte se jeta e tij është në dorë të Zotit dhe kthimi i tij është tek Ai, etj…

Edhe ia vendosi pikën kësaj pune!

E shtriu djalin në tokë, ia drejtoi qafën kah kibla, hazër për ta bërë kurban.

Në moment, meleku e thirri ‘o Ibrahim, ndal, tashmë e realizove urdhërin’! Kjo ishte një sprovë e qartë! (shih: Kur’an, Safat, 101-111).

E Ibrahimi a.s., e mori shpërblimin e sprovës, po edhe i mbeti djali!

Zot i Madh, na jep sabër përballë sprovës #Covid-19 (#coronavirus)…! #Rrin’shpi!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 01 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 1 dhjetor 2020 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë shqiptare “Nurul-Islam” në Mönchengladbach të Gjermanisë, Besnik ef. Kadriollin. Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e tanishme të xhamive shqiptare në diasporë në këtë kohë të pandemisë, si …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 4 miq dhe s'ka antarë në linjë