U shkatërruam, Ja Resulallah…!

U shkatërruam, Ja Resulallah…!

Përnjëmend, mendja kah s’shkon. Edhe në namaz, veq kur e shohim ka fluturu nëpër dertet e dynjasë. Fjala është për mendimet e këqia, që vijnë pa dashjen tonë!
Ndoshta, nuk do të ishte shumë telashe, por, ndonjëherë, ajo hyn në vesvese shumë të rrezikshme e shkatërrimtare.

Mos e bën Zot, ajo mbërthehet edhe në dyshime rreth imanit, qysh është Zoti, është kështu është ashtu, et.! Jo që njeriu i do, por mendja është kokëfortë. Si pasojë, këto lënë ‘vrragë’ në zemër dhe njeriu shoqërohet me shqetësime e dilema.

Për shembull, ndonjëherë kur jemi duke hëngër bukë, pikët në diçka që na ka gërditë më parë, edhe ikë lezeti! Kot mundohesh ta devijosh, ajo aty se aty!
Kur isha i vogël, kjo më bënte shumë nervoz, se mbetsha pa bukë, hehe!

Por, ç’e do që, këtë e kanë pasë brengë shumë të madhe sahabët.
Kur zbriti ajeti, El-Bekare:284, që dëfton se Allahu i ‘merr në përgjegjësi njerëzit edhe për sekretin që e kanë në shpirtin e tyre’, sahabët (shokët e Pejgamberit), u brengosën tej mase. Me vrap, shkuan dhe i thanë: O Pejgamber i Zotit, u shkatëruam, atë që e kemi n’dorë, nuk e kemi gajle, por zemrën nuk mund ta mbizotërojmë!

Atëherë, Allahu e zbriti ajetin normativ: “Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij..." (El-Bekare:286). Domethënë, disa nuk i ka në dorë, sikurse janë edhe gëzimi, hidhërimi, etj.

Prandaj, njeriu është përgjegjës për atë që e thotë publikisht dhe e vepron, por jo për atë që e kujton mendja vërdallë. Këtë e ka vërtetuar Pejgamberi a.s., kur ka thënë:
“Allahu, ia ka falur ymmetit tim atë që e pëshpërisin në vetvete, gjersa nuk e flasin publikisht apo nuk e veprojnë…!”

Ky ka qenë gëzim i madh për sahabët!

(Akaidologët, këto mendime të këqia i cilësojnë ‘mëkat’, porse ato janë të falura prej Allahut, si nderim për këtë ymmet! Andaj, kur ato paraqiten, duhet t'i evitojmë menjëherë, sepse, mendimet prodhojnë qëndrime!)

Zot i Madh, na mbroj prej pandemisë #covid-19 (#coronavirus)…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 01 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

___________
P.S.
Në foto, trashësia e borës, mbi 15 cm, si rrallëherë më 01 Prill 2020! Pemët, gjynah!

 

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 1 dhjetor 2020 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë shqiptare “Nurul-Islam” në Mönchengladbach të Gjermanisë, Besnik ef. Kadriollin. Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e tanishme të xhamive shqiptare në diasporë në këtë kohë të pandemisë, si …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 6 miq dhe s'ka antarë në linjë