Aftësia njerëzore për perceptimin e Zotit…!? (sensus communis)

Aftësia njerëzore për perceptimin e Zotit…!?

(sensus communis)

Edhe ateisti më i vrazhdë, beson në Zot. S’ka qare! Pikë! Ani më kur ka ndonjë rrezik, as që diskutohet, të gjithë i kthehen Krijuesit për ndihmë!

Gjithmonë ka qenë kështu, jo vetëm sot! Fiset më primitive në juglindje të Australisë, besojnë në Krijuesin.

Edhe ai njeriu më primitiv, atje diku në parahistori, atëherë kur ka qenë ‘gjysmë kafshë’, atëherë kur nuk ka pasur asgjë arsimore e kulturore, megjithatë, ka pasur besim fetar. Asokohe, kanë qenë të njohur fetishizmi, totemizmi e animizmi.

Në këtë kuptim, antropologët e psikologët, nevojën fetare e konsiderojnë fakt përfundimtar tek individi.

Dhe, ndjenja fetare në sinkronizim me arsyen njerëzore, përbëjnë aftësinë e mjaftueshme për perceptimin e ekzistencës së Krijuesit.

Rudolph Otto, këtë aftësi e quan ‘sensus communis’.

Prandaj, pranimi i Krijuesit, nuk ka alternativë! Secili njeri, duhet ta rikuptimësojë!

Imam Ebu Hanife (r.a.), thotë:

 

"Askush nga njerëzit nuk ka arsye për injorancën e tij në lidhje me perceptimin - njohjen e Krijuesit të tij. Për të gjithë njerëzit pa dallim, është obligim njohja e Krijuesit të Lartëmadhërishëm dhe të besuarit se Ai është Një i vetëm, gjersa secili prej tyre e sheh krijimin e qiejve e të tokës, krijimin e vetvetes, si dhe të çdo gjëje tjetër nga krijimi i Allahut të Madhërishëm...”

Zot i Madh, na mbroj prej #Covid-19 (#coronavirusi)...!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 02 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 1 dhjetor 2020 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë shqiptare “Nurul-Islam” në Mönchengladbach të Gjermanisë, Besnik ef. Kadriollin. Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e tanishme të xhamive shqiptare në diasporë në këtë kohë të pandemisë, si …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 10 miq dhe s'ka antarë në linjë