‘Përfytyrimi’ absurd i Zotit…!

‘Përfytyrimi’ absurd i Zotit…!

Kurreshtja për të panjohurën e ka shoqëruar njeriun, që nga lashtësia.

Për shembull, njerëzit, akoma e nderojnë fluturën e bardhë (e shenjtërojnë), me idenë se ajo bartë shpirtin, e ndonjë gjyshi apo stërgjyshi.

Sipas tyre, pas vdekjes së njeriut, shpirti bëhet flutur dhe i shetit të gjitha vendet kah ka ecur më parë!?

Edhe në të kaluarën, po edhe sot, kurreshtja për Zotin, ka qenë kategorike. Mund të themi, çdo popull ka besuar Krijuesin, por rrugët i kanë ndarë te mënyra e besimit. Këtu thyhen shtizat edhe në mes të feve monoteiste!

Dikush e ka ‘përfytyruar’ Zotin, duke e personifikuar si njeri shumë të madh!?

Idhujtarët, imazhin e përfytyruar të Zotit, e kanë gdhendur në gur dhe të njëjtin e kanë adhuruar e përqafuar! Disa besuan, se heronjntë, pas vdekjes shndërrohen në hyjni, andaj i adhuruan ata, pas vdekjes!

Të tjerë i hyjnizuan kafshët, zvarranikët, insektet, me besimin se e kanë imazhin e Zotit, etj.

Pra, mund të përmendim, aq sa ka besime fetare nëpër botë!

Fatkeqësisht, njerëzit, me këto bindje e kanë ofenduar Krijuesin e gjithësise, qoftë duke e zbritur në nivele të ndryshme tokësore, ose anasjelltas, duke i glorifikuar krijesat në nivel hyjnish.

Në këtë kurth të ‘përfytyrimeve’ absurde, mund të bien edhe muslimanët, që nuk kanë njohuri bazike.

Sipas konceptit islamë, të gjitha përfytyrimet për Krijuesin janë absurde, të ndalueshme rreptësisht dhe mëkat i rëndë. Përfytyrimet, janë tipar i idhujtarëve!

Ne, mund ta njohim Allahun, vetëm aq sa Ai na ka ofruar informacione për Qenien e Vet, në Kur’an, apo Pejgamberi a.s. në hadithet e tij.

Përtej kësaj, nuk lejohet të shtojmë e as të pakësojmë! Zoti, na ka ndaluar në Kur’an, që të themi për Krijuesin atë që nuk e dijmë se është e vërtetë.” (shih: El-A’raf, 33).

Prandaj, çdo përfytyrim i Krijuesit apo përngjasim i Tij, apo përngjasim i krijesave me Atë, përbën gabim të rëndë. Allahu thotë: “Absolutisht, asnjë send nuk është si Ai” (Kur’ani, Esh-Shura, 11).

Në këtë kuptim, akaidologët e kanë çelikosur parimin e famshëm, ‘çdo gjë që të vjen në imagjinatë, Allahu është krejt diçka tjetër nga ajo’ (كل ما خطر ببالك فالله سوي ذلك).

Zot i Madh, na mbroj nga #Covid-19 (#coronavirus)...!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 03 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, më 6 dhjetor 2022 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Ramën, panë nga afër punën që është realizuar deri më tani në ndërtimin në Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve në ndërtimin e kësaj … The post Myftiu Tërnava dhe kryetari Rama panë nga afër punimet në Xhaminë Qendrore appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...
  • ‘Mektebi për të rritur’ e mbajti orën e parë mësimore Dje, më datë 4 dhjetor 2022, filloi mektebi për të rritur, që do po mbahet në xhaminë ‘Mehmet Terziu’, në lagjën Terzimahalla të Prizrenit, dy herë nw javë. Nëpërmjet këtij organizimi, KBI-Prizren synon që të ofrojë mundësinë e mësim – leximit të...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 19 miq dhe s'ka antarë në linjë