ZOTI...!

ZOTI...!

Gjithmonë, njerëzimi ka folur për Zotin.
Emri i Tij është qëndisur në ‘ADN’ e çdo krijese, pra në gjenetikën e gjithësecilit! Por, me emrin e Tij, askush nuk është emërtuar.
Secili e thirrë në gjuhën e vet! Dikush i thotë ‘Allah’, tjetri ‘Zot’, dikush ‘Rab’, dikush i thotë i ‘Gjithëmëshirshmi’, dikush ‘Ai i Nalti’, pastaj ‘Ai i Madhi’, ‘Ai Fuqiplotë’, etj. Edhe memecat e thirrin, në gjuhën e tyre!
Komandanti im i luftës (R. S.), thoshte ‘Ai Babloki Nalt’, e më pati bërë përshtypje!

Pavarësisht dallimeve njerëzore, qoftë në emërtime apo në koncepte, Ai, mbetet Një i Vetëm, Unikat (Ehad), I Lartëmadhëruar.

Zoti, i qofshim falë, është Krijuesi i gjithësisë dhe i çdo gjëje, që e dijmë apo nuk e dijmë.
Ai, e ka krijuar edhe ajrin, pa të cilin nuk mund të jetojmë asnjë sekondë!

Njerëzit e kanë për OBLIGIM që ta njohin drejtë. Perceptimi i gabuar, është ofendim ndaj Krijuesit. Edhe njeriu nuk ndihet mirë, nëse dikush ia ngjet diçka që nuk e ka, apo ia mohon atë që e ka.
Për ta evituar këtë padrejtësi ndaj Krijuesit, i Madhi Zot, i ka dal hakut njerëzimit, i ka dërguar pejgamberë, për t’ua sqaruar parimet e besimit dhe të jetës në përgjithësi.
Kjo është mirësi e madhe! Pas kësaj, askush nuk ka justifikim, në dynja e ahiret, për shtrembërimet besimore.

Duke e dërguar Muhamedin a.s., e duke ia shpallur atij Kur’anin, Allahu i dha njerëzimit manualin hyjnor, që skicon besimin e drejtë në Allahun.
Pra, është autentike dhe është ajo që e ka thënë Allahu për Qenien e Vet. Njëherit, i demanton të gjitha sajimet njerëzore rreth Tij!

Gjersa besimet e tjera, implikojnë edhe aspekte materialiste, në anën tjetër, besimi islam e bëri të qartë se Allahu është Qenie jo materiale, madje antimateriale.
Është Një i vetëm, i pangjashëm me asgjë, i pa rivalë dhe i domosdoshëm në ekzistencë.
Ai është Qenie që nuk i nënshtrohet ligjeve fizike, nuk ka trajtë, nuk është substancë, nuk është aksidencë. Nuk ka gjendje dhe nuk kufizohet në vend, kohë, hapësirë, etj.

Po ashtu, Allahu ka treguar se posedon cilësitë absolute, e për të cilat do të flasim në postimin e radhës. Përmes njohjes së cilësive të Allahut, besimtari përvetëson pikëpamjen besimore të drejtë, e cila në mënyrë normativiste rikuptimëson veprimet e sjelljet e tij.

Zot i Madh, na largo pandeminë #Covid-19 (#coronavirus)…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 04 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, më 6 dhjetor 2022 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Ramën, panë nga afër punën që është realizuar deri më tani në ndërtimin në Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve në ndërtimin e kësaj … The post Myftiu Tërnava dhe kryetari Rama panë nga afër punimet në Xhaminë Qendrore appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...
  • ‘Mektebi për të rritur’ e mbajti orën e parë mësimore Dje, më datë 4 dhjetor 2022, filloi mektebi për të rritur, që do po mbahet në xhaminë ‘Mehmet Terziu’, në lagjën Terzimahalla të Prizrenit, dy herë nw javë. Nëpërmjet këtij organizimi, KBI-Prizren synon që të ofrojë mundësinë e mësim – leximit të...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 19 miq dhe s'ka antarë në linjë