A mos keni dyshim n’Zotin…!?

A mos keni dyshim n’Zotin…!?

Sot, shumë kollaj e kemi për ta kuptuar vigjilencën e Zotit mbi njeriun.

Për shembull, njeriu ka krijuar sistemin e rrjetit telefonik, satelitor, të radarëve, senzorëve, gps-ve, e plotë të tjera që nuk ua dijmë edhe emrat.

Përmes tyre, njeriu, arrinë të shohë botën nga njëri skaj në tjetrin skaj; arrinë të dëgjojë bisedat e njerëzve, shkronjë-shkronjë, të regjistrojë ngjyrat e zërit e intonacionin; përmes mjeteve zmadhuese, arrinë ta zbresë një objektiv të largët, në pëllëmbë të dorës; përmes aparatave të ndryshme, të shohë edhe përtej pengesave fizike; edhe plotë premtime në proces, gjersa bëhet fjalë edhe për leximin e mendimeve në trurin e njeriut!

Paramendo, këto njeriu i ka arritur, ky njeri, i dobët! Kjo qenie relative, që sot është e nesër nuk është!

E, tani kush ka dilemë në fuqinë e Allahut!? Kush ka dilemë në Atë, që e ka krijuar trurin e këtij njeriu. Kush ka dyshim në mbikqyerjen e tij, ndaj çdo gjëje!?

Allahu, pasi sjell shembuj të tillë në Kur’an, thotë: “A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? (Ibrahim, 10)

Allahu i ka specifikuar qiejt e tokën! Paramendo sa e sa trupa qiellor janë në këtë gjithësi, me miliarda. Ata, notojnë me përpikëri! Po të mungonte mbikqyerja e Allahut, konsistente e permanente, do të përmbysej çdo gjë. Një lëvizje e diellit, do të shkatërrone çdo qenie të gjallë!  

Prandaj, njeriu, duhet ta dijë e të besojë se Allahu, e mbikqyrë njeriun, e sheh dhe e di çdo përshpëritje të tij. Shembuj të till aka shumë në Kur’an.

Me një rast, një grua erdhi te Pejgamberi a.s., për problemin që kishte me burrin e vet, dhe gjatë bisedës me Pejgamberin a.s., ankohej tek Allahu. Pas kësaj, Allahu e zbriti ajetin:

Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te Allahu; prandaj Allahu e dëgjon bisedën tuaj, Allahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.” (El-Muxhadele, 1).

Zot i Madh, na mbroj nga kjo pandemi e poshtër...!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 08 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Drenas, ka dhuruar zhvilluar aksion humanitarë gjatë tri ditëve të fundit duke dhuruar 670 jorganë, 670 jastëk si dhe 30 batanije për familjet në nevojë që jetojnë me asistencë sociale.Donacioni i kompanisë “Tonitex” së bashku me donatorë të tjerë kanë arritur që përmes “Bereqetit” në Drenas të ndihmojnë këto …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 5 miq dhe s'ka antarë në linjë