‘Ti, ruaju pak, e Unë të ruaj shumë…!’

‘Ti, ruaju pak, e Unë të ruaj shumë…!’

Kjo frazë, me të drejtë ka gjetur përdorim të gjerë, në të folmen e popullit. Si e tillë, pra si përmbajtje, ka mbështetje në Kur’an dhe hadithe të Pejgamberit a.s.

Ideja është te shfrytëzimi i sebebeve, si një standard i përgjithshëm. Pjesa e parë ‘ruaju pak’, ka për qëllim ndërmerri masat për veten.

Për shembull, Allahu ia ka siguruar rrizkun secilit njeri, por e ka obliguar t’i marrë sebebet: ‘O robi im, lëvizi duart, që t’zbresë rrisku! (hadith kudsij). Në këtë rast, sebebet janë interesimi për punë, hakatja e idares, lëvizja, etj.

Edhe për nxënësit është njësoj,  “me të vërtetë, dija arrihet përmes mësimit”- ka thënë Pejgamberi a.s.

‘Ti ruaju pak, e Unë të ruaj shumë!’ Po, shumë e saktë. Nëse shohim ndonjë rrezik real, duhet të largohemi, duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që e pamundësojnë atë. Për shembull, ‘karantina’, në këtë kohë pandemie, e ka këtë qëllim.

Vetë akti i largimit apo karantimit është ai ‘sebepi’, që i hap rrugë ndihmës së Allahut. Apo shkuarja te mjeku kur sëmuremi. E, pastaj çështja mbetet në dëshirën e Allahut, i Cili vepron me urtësi hyjnore.

Në të kundërtën, pra, nëse nuk largohemi, apo nuk shkojmë te mjeku, atëherë e kemi lënë vetveten në vetëshkatërrim. E, Allahu ka porositur: “Dhe mos e sillni veten tuaj në shkatërrim! (Kur’ani, El-Bekare, 195).

Edhe më tej, ideja e kësaj fraze, gjen mbështetje, sidomos në ajetin: O besimtarë, nëse ju ndihmoni All-llahun, Ai u ndihmon juve!” (Kur’ani, Muhamed 7).

Këtu, nuk është në pyetje se Zoti ka nevojë për ndihmën e njerëzve. Jo, absolutisht. Por, i ka treguar njeriut, se jetësimi i fjalës së Allahut (fesë islame), në sipërfaqën e tokës, është sebep për ndihmën e Tij.

Dhe, në këtë rast, vepron parimi i proporcionit, aq sa je në dyzenin e Zotit, aq pritet ndihma e bereqeti prej Tij.

Zot i Madh, na largo këtë pandemi të keqe! #rriNshpi…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 09 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Drenas, ka dhuruar zhvilluar aksion humanitarë gjatë tri ditëve të fundit duke dhuruar 670 jorganë, 670 jastëk si dhe 30 batanije për familjet në nevojë që jetojnë me asistencë sociale.Donacioni i kompanisë “Tonitex” së bashku me donatorë të tjerë kanë arritur që përmes “Bereqetit” në Drenas të ndihmojnë këto …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 9 miq dhe s'ka antarë në linjë