Ezani dhe çortimi i Pejgamberit (a.s.)…!

Ezani dhe çortimi i Pejgamberit (a.s.)…!

Pa dyshim, nderimi i ezanit është prej veprave të mira. E, kur kjo ndodhë prej autoriteteve shtetërore, bëhet mjaft kuptimplote.

Nuk më erdhi hiq mirë me disa, që e kritikuan këtë veprim. Shumë keq!

Mbi të gjitha, fetarisht nuk është në rregull ta kritikosh dikë që po e nderon ezanin! E udhës është t’i motivojmë, që ta bëjnë një gjest të tillë, të gjithë, pa dallim. Allahu ka thënë: “Bëni gara në vepra të mira…!” (shih: El-Maide, 48).

Nderimi i ezanit nuk është pronë e askujt. Ai që e nderon, nderohet! Kjo nuk i ka bërë vaki vetëm këtij kryeministri apo ministri, por i ka bërë vaki edhe plotë personaliteteve të tjera, kryetar partish, komunash, e në të ardhmen do t’u bajë vaki edhe të tjerëve.

Ne nuk e dijmë qëllimin e tyre, sepse kjo është shume variabël. Pavarësisht të gjithave, nuk na jep të drejtë ta sfidojmë e përgënjeshtrojmë veprimin e mirë e të lavdueshëm. Aq më keq, t’i cytim për mosrespektim!? E, çka do të themi nëse nuk e nderojnë!?

Tek e fundit, në çdo vepër të mirë, politikanët e jopolitikanët kanë përfitime në imazh, bile ezani është rast i rrallë për përfitime!? Inshallah vijnë edhe në namaz!

Nuk bën, është gabim! Aq sa e kanë për Allah, për aq ia shohin hajrin! Kandari i Zotit është i saktë!

Pastaj, ku ta dijmë, se puna e ezanit është interesante, me qillu mezini i mirë, me zë të mirë, jo që ia ndal fjalët, por ia dridh zemrën edhe jomuslimanëve. Është alamet i Zotit në tokë!

Aferim për të gjithë ata që e nderojnë ezanin, kushdo qoftë ai, po qoftë edhe jomusliman apo i huaj!

Pejgamberi a.s., e ka çortuar rëndë një shokë të tij, që e kishte mbytur një pabesimtar, pasi e kishte thënë shehadetin “la ilahe il-lallah - Muhamedun Resulullah”. Edhe pse ishte rrethanë lufte, megjithatë ndalohej mbytja e atij që e deklaron ‘shehadetin’, meqë konsiderohej se ka hyrë në Islam, pra me muslimanët. Mbytësi tha: “O i Dërguari i Zotit, ai e tha prej frikës, pasiqë s’kishte kah t’ia mbante. Me këtë rast, Pejgamberi a.s. i ka folur shumë ashpër: “A mos ia hape zemrën dhe e paje se me çfarë nijeti e kishte thënë!?”

Mbytësi i ra pishmanit dhe thotë, më mirë deri atëherë të mos ishte bërë musliman, aq shumë ndjeu keqardhje!

Veprimet e mira duhet t’i përkrahim, t’i motivojmë e jo t’i persekutojmë.

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 14 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 1 dhjetor 2020 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë shqiptare “Nurul-Islam” në Mönchengladbach të Gjermanisë, Besnik ef. Kadriollin. Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e tanishme të xhamive shqiptare në diasporë në këtë kohë të pandemisë, si …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 4 miq dhe s'ka antarë në linjë