Sot, më datë 16 maj 2023, librin “Kobaja ndër shekuj (Monografi)”, ia dhurova haxhi Miftar Rramanaj nga Kobi, 86 vjeçar.
Një plak i mençur dhe prej tij kam përfituar shumë, sidomos në çështjet kyçe të historikut të Kobajës.
Është i pari që më ka thënë se toponimi ‘Kob’, e ka prejardhjen prej ‘korb’ (emër shpendi), e jo prej fjalës ‘e kobshme’.
Dhe, kjo ka dalë të jetë e saktë, pasiqë para fshatit Kobajë, në të njëjtin vendbanim ka ekzistuar fshati Korb+inc, që është shuar nga murtaja shkatërrimtare në fund të shekullit XVII.
Zoti e shpërbleftë dhe i dëshiroj pleqëri të mbarë…!