Në prag të Ramazanit, xhumanë e falëm në Vërmicë të Prizrenit. Nuk e di, kjo xhami më pëlqen, i ka disa dritare si frëngjitë e kullave apo bedenave, përfshirë edhe pozitën si të kalave.
I.
Zoti në Kur’an i është drejtuar muslimanëve, se agjërimi është obiligim dhe se kush ka ymër me mbërri këtë muaj, le ta agjërojë.
Edhe pse bëhet për madhërimin e Zotit, efektet e agjërimit i përkthehen vetë njeriut, në shpirt, trup e në përmirësim të vetëdijes qytetare.
Abstenimi nga haje e pija është alamet i melekëve, e agjëruesi për një muaj arrinë të shndërrohet në mbi njeri, duke iu kundërvënë veseve e dobësive njerëzore.
Gëzohuni shumë për këtë nimet të Zotit!
II.
A kishte ‘imamë rusë’ në Kosovë?
Kush mendon se Frashër Dema ka dalur rastësisht në “Oxygen”, gabon. Po ashtu, kush mendon se rastësisht i është kujtuar kjo intrigë, përsëri gabon. Çdo gjë është me kurdisje e paramendim.
Demant më të madh ndaj tij se sa vetë vetvetja e tij nuk ka. Na shurdhuan ‘imamë rus, imamë rus’, e kurrë nuk e përmendën po qoftë edhe një emër të vetëm. Ku ishin ata imamë rus, citone more një vend, shpikne bile një emër?
Tash edhe na do t’ia nisim, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës është e mbushur me akademikë serbë. Bile, na kemi edhe argumente!?
Sinqerisht, jam shumë kurreshtar të dij se kush paskan qenë ata imamë rus, që kaq lehtë xhemati ynë i mrekullueshëm e paska hangër karremin!?
Kur i dëgjosh këto gjepura të krijohet përshtypje se qenkan pas mbushur qytete e katunde përplotë me rusë, e po harrojnë se imami i xhamisë është mik shpije i secilit prej xhematit, ku i njihet, jo vetëm familja, por edhe rrënja. Hajde hyni krejt Kosovës edhe a mund të gjeni ndonjë imam që nuk I njihet edhe farefisi!?
Por, më e rëndësishme se damantimi ndaj tij është interesimi kush qëndron prapa Frashër Demajt!? Ku pi ujë ky akademik? Si është e mundur që një akademik plason në opinion një thashetheme që kurrë nuk u faktua me asnjë emër. Çka po fshihet e çka po synohet përmes tij!?
Unë nuk besoj që Frashër Dema e ka për protagonizëm, përkundrazi e ka për lëvërdi, ama për çfarë lëvërdie, për pozitë apo kapital, mbetet të shihet…!