Sot, më datë 10 mars 2023, me kismet të Zotit xhumanë e falëm në xhaminë Emin Pasha, Prizren.

1.

Tri ditë më herët, pra më 7 mars 2023, RTV BESA transmetoi një lajm që dëshmon indoktrinimin e keqpërdorimin fetar në shkollën ‘Loyola’ në Prizren.

(shih: https://www.facebook.com/830604183647002/posts/9174018855972118/?mibextid=Nif5oz)

Një prind i shqetësuar i kishte dërguar disa foto nga vendi i ngjarjes, ku shihen ‘motrat e nderit’, duke i vënë shaminë kristiane një vajze myslimane!!!

Kjo nxiti reagime të ashpëra në internet dhe në mjedise, duke u imponuar si rast.

Fundja, nuk është problemi i ‘motrave të nderit’, po ashtu nuk do të ishte problem edhe aq i madh sikur ata fëmijë të ishin të krishterë, por tragjedia qëndron te keqpërdorimi fetar i fëmijëve myslimanë, ky është problemi!?

Në rregull, a po doni t’ua mësoni krishterizmin fëmijëve myslimanë, ftoni në kishë edhe kurrgjë kërkujt, ai që vjen e di përse ka ardh, e jo t’i presish në besë prindërit, duke ua keqpërdorur fëmijtë në mësim obligativ në shkollë.

Ra ky rast e u dëshmua publikisht ajo që është ditur prej fillimit, se Loyola ka orientim krisitian, aty ndodh frymëzimi për krishterizmin, njësoj ta zëmë siç e ka Medreseja orientimin islam.

E, që për dallim prej Medresesë që e bën haptazi, Loyola e maskon veprimtarinë e krishterë dhe këtu qëndron tradhëtia e pabesia.

Këtë kanë nevojë ta dijnë prindërit, e që fatkeqësisht një pjesë e madhe (ose të gjithë) nuk e dijnë.

2.

Zoti në Kur’an na ka porositur: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit të xhehenemit…!” (Kur’ani, 66/6)

Pejgamberi Lukmani a.s., ka jetuar para Muhamedit a.s., por Allahu e ka sjellur në Kur’an rastin e tij, kur iu kishte drejtuar djalit:

“O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqiat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet këto janë nga çështjet më kryesore.” (Kur’ani, 31/17).

Këtë shembull, duhet ndjekur secili prind që e ndjen vetën musliman. Nëse nuk i frymëzoni ju me fenë e juaj, të tjerët do ta bëjnë në qorrsokaqet e tyre!

Dërgoni fëmijtë në mektebin e xhamisë më të afërt…!

Orhan Bislimaj

Për më shumë kliko këtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *