Selman (Bislim) Bislimaj nga Kobi e kishte vajzë Nurijen, të cilën e martuan në Zhur me hoxhën, mulla Rexhepin. Ata dy e lindën Beramin – babain e Remzi Ademaj.

Ndërsa, sot e 71 vite më parë u lind Remzi Ademaj, i burgosur politik, veprimtar i madh, dëshmor i kombit, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut të UÇK-së, i njohur me nofkën e luftës ‘Petrit Kodra’.

Ai ishte shtyllë e fuqishme kundër okupatorit dhe i frymëzoi të tjerët për lëvizjen kombëtare shqiptare. Zoti e shpërbleftë me xhennet.

(Insert nga Monografia “Kobaja ndër shekuj”, fq.115 dhe 246)

Orhan Bislimaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *