Në pjesën e Pashtrikut, ishte në mes fshatit Kojush dhe Planejë, te vendi i ashtunjohur si ‘Kolybet e Hasan Çunëve’, aty janë livadhet, që banorët e asaj ane i thonë ‘Livadhet e Kobit të Bajram Seds’, si dhe gjenden gjurmët e varrezave të vjetra.
Ndërsa, në pjesën e anës së Prizrenit, Korbinci shtrihej në terrenin e Kobit të Vjetër, te një vend i ashtunjohur si ‘Shkozat, deri vonë aty janë gjetur gjurmë të ndryshme dhe kanë ekzistuar themele.
Ky fshat, ishte shuar nga murtaja dhe për këtë ekziston tregimi për peshkun si shkaktar.
Shpresoj që një ditë do të ketë hulumtime arkeologjike, në dy anët…!
(Insert nga Monografia “Kobaja ndër shekuj”, fq.60-67)
Orhan Bislimaj