Te vendi i ashtunjohur ‘Mrizi i Kobit’, gjenden shpellat me disa piktura shkëmbore, që sipas ekspertëve janë të parat në Kosovë e shumë pak në Ballkan.
Ato, dëshmojnë se ky lokalitet ka qenë vendbanim që nga koha e Neolitit – periudha kur njeriu ka jetuar nëpër shpella, antikiteti i thellë.
Por ç’e do, edhe pse janë të Kobit, disa vetje i kanë identifikuar si të Vlashnjës, me përjashtim të Ministrisë së Kulturës që thotë se janë në fshatin Kobajë…!
Ky vend kërkon dorën e shtetit për ta shndërruar në atraksion turistik. Një nismë të tillë e pati nisur znj. Edi Shukriu, por fati i jetës nuk i premtoi…!
(Insert nga Monografia “Kobaja ndër shekuj”, fq.45-51)
Orhan Bislimaj