Sot, më datë 6 korrik 2023, bashkë me haxhinjtë e Prizrenit, i vizituam disa vende në Medinë, me rëndësi të veçantë në historinë islame:

1) Kodra e Uhudit. Aty u zhvillua betejë e ashpër në mes muslimanëve dhe idhujtarëve mekkas. Si në asnjë tjetër, në këtë betejë, Pejgamberi a.s. ka marrë plagë të rënda dhe ka qenë në rrezik për jetën;

2) Xhamia Kuba. Kjo xhami është e para pas shpërnguljes së Pejgamberit a.s. nga Meka në Medinë;

3) Xhamia Kibletejni. Urdhëri i Zotit për faljen e namazit në drejtim të Qabesë, ka ngjarë në këtë xhami, gjersa më parë, për 18 muaj janë falur në drejtim te Mesxhidu’l-Aksas në Jerusalem;

4) Xhamia e Xhumasë. Pasi u bë obligim xhumaja, në këtë xhami êshtë falur namazi i xhumasë për herën e parë.

Etj…

Për më shumë kliko këtu:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *