Sot, me 7 korrik 2023 e falëm xhumanë në xhaminë e Pejgamberit a.s. në Medine dhe na zuri taksirati m’u fal në pikë të diellit. O Zot o Zot, flakë në t’ana anët, mbi 45 gradë.
Imami prej hytbes foli per haxhinjtë që kanë ardhë prej zonave të thella të botês. Dhe kur e përmendi largimin e tyre, nga këto vende mubarek, nuk mundi t’i mbajë lotët…
Krejt mirë, dersi i mirë, por unë i kisha harruar sandallet në diell. Medet kur i kam vesh, desh m’u përzhiten këmbët, gati ishin shkri, per 20 dakika sa zgjati xhumaja. Njësoj edhe kolegët e tjerë që ishim bashkë.
Thash La ilahe ilall-llah, këta njerëz e meritojnë xhennetin, veç për shkak të kësaj vape përcëlluese.
E na, le t’ia dijmë shyqyrin Zotit pêr klimën e mirë, katër stinore…