Mbrëmë, më datë 28 korrik 2023, në ambientin e bukur të xhamisë Sinan Pasha në Prizren, e nisëm Edicionin e Dytë të SelamFestit, bashkorganizim i KBI-Prizren dhe OJQ Arasta.
Në fjalën time hyrëse, përveç tjerash, rikonfirmuam se SelamFesti është brend tipik dhe e bën dallimin vleror në raport me festivalet e tjera.
Me mozaikun e tij përmbajtësor, pak shkencë, pak letërsi, pak kulturë, pak argëtim e pak fe, SelamFesti i bie tamam Prizrenit si asnjë tjetër.
Mbrëmë filluam me dy autorë, poet e studiues të letërsisë, Albin Mehmeti nga Skenderaj dhe Lum Hajra nga Vushtrria, të cilët sollën disa aspekte interesante për letërsinë dhe rolin e saj frymëzues nëpër kohë, për shoqërin dhe atdheun.
E prej orës 20:30, u shfaq filmi ZemZem i autorit, tekstshkruesit të këngëve e ilahive, poetit të njohur kosovar, Fatmir Muja.
Po me vjen keq, përse nuk e kam pa këtë filmi deri më sot! I tërë filmi ishte mesazh, me fjalë e fraza domethënëse.
Selam Festi, vazhdon sot, 29 korrik 2023, me aktivitete interesante, nga ora 18:00, në oborrin e xhamisë Sinan Pasha, kurse prej 20:30 në pjesën e Kejit, në mes Lumbardhit dhe Sinan Pashës.
Pjesëmarrja e lirë për të gjithë, ju ftojmë!