(Në truallin e rahmetli haxhi Ramiz Gashit)
Edhe pse filloi rishtas, xhamia e Re në lagjën ‘Bajram Curri’ të Prizrenit (afër KFOR-it Turk), po vazhdon me ritmin e punës.
Truallin e xhamisë, në sipërfaqe prej 1000 m2 (dhjetë ari), para disa viteve e dhuroi rahmetli haxhi Ramiz Gash inga Prizreni, e që sot ky truall ka kundërvlerë rreth 300,000 euro.
Dje më datë, 31 gusht 2023, bashkë me trashëgimtarët e Haxhi Ramizit e vizituam xhaminë. Djemt e haxhi Ramizit, Bajrami, Azizi e Enisi, u gëzuan shumë për nisjen e xhamisë, u ndanë tepër të kënaqur dhe e falënderuan KBI-Prizren që tashmë po e jetëson amanetin e haxhi Ramizit.
Xhamia, po ndërtohet me kontributet e bamirësve të Prizrenit, Kosovës dhe më gjerë.
Zoti e shpërbleftë rahmetli haxhi Ramiz Gashin dhe trashëgimtarët e tij me xhennet firdevs, që ia dhuruan popullit truallin e xhamisë.
Zoti i shpërbleftë të gjithë bamirësit për hajratet e tyre në ndërtimin e kësaj xhamie.
P.S.
Në foto nga e majta: Samiri, Azizi, Orhani, Bajrami, Enisi, Varisi dhe Esila e vogël