Për çdo vjet, ama për çdo vjet, në DokuFest ka drogë, raki, prostitucion, lakuriqësi, zhurmë dhe banalizma që as shejtani nuk di më keq me mendu.

Në fakt, këto janë objektivat reale të tij dhe për këtë arsye ky është DokuDreq. Ndonjë film artistik aty, elbete, është sa për t’i çitur hi syve popullit, e m’u arsyetu se po e promovojmë kulturën, artin, etj.

Vërtet nuk po reagojmë me emocione, por nga zhgënjimi i madh, sepse krejt mundin e prindërve, mësuesve, arsimtarëve, profesorëve, pedagogëve e imamëve, në edukimin e fëmijëve, ju po e shkatërroni me paratë tona!?

A jeni more normal çfarë po i servoni këtij populli të mrekullueshëm. Edhe bota është t’u çudit me ne.

E çitët fare këtë rini të shëndoshë në emër të emancipimit, e Zoti ju marrt hak…

Ministria e Kulturës, 100,000 mijë euro mbështetje dhe po krenohet se është më e madhja që i është dhënë ndonjëherë. Turp!

Orhan Bislimaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *