Plotë ka të tjerë si ai, por këtë gazetarin dallkauk (V. K.) e shitoi nema e namaztarëve, në ditën e xhuma.

Po del me tamam ajo fjala e plejqve, Prizreni është mubarek, nuk i duron të këqijtë. Zatën, vend i xhamive, i ezanit e i minareve.

mbishkrimin e xhamisë së Bajraklisë shkruan “Allahu e ka bërë Qabe për të varfërit” (xheddedall-llahu kabete’l-fukarai).

I Madhi Zot kur i përmend disa ngjarje në Kur’an, në fund thotë “Në këtë ka ibret për të mençurit”.

Kaq shpejt u bë për ibret.

Ai përsëri mund t’i thotë ezanit ‘ulurimë’, por populli do ta quan Vullnet Drogirashi.

Edhe Vullnetat e tjerë kanë me mbet për ibret, soji i tyre nuk ka fat tjetër.

Në këtë fatkeqësi të tij është një e mirë, përditë e më shumë po vërtetohet se vetëm kjo kategori kanë problem me ezanin, xhaminë, Islamin, Kur’anin, Muhamedin a.s.

Nuk e kanë për ndonjë kauz, por për aspirata të ulta, gjersa sipas tyre nëse feja dominon ajo e ndalon drogën, alkoolin, e këta nuk mund ta mendojnë jetën pa to.

Paramendo, këta janë faktorë medial në politikëbërje në Kosovë! Nën ndikimin e drogës e të alkoolit dalin e torturojnë publikun.

Ku është Asociacioni i Gazetarëve, që reagoi me nxitim në përkrahje të tij për rastin në Prizren, përse nuk ia merr licencën këtij gazetari drogaxhi?

Prandaj, tani e tutje, këdo që e shohim se është çuar peshë kundër vlerave islame, ndërkohë që heshtin kundër veseve degjeneruese e perverse, apo në rastin më të keq i japin përkrahje, nuk ka opsion tjetër pos kanë diçka të përbashkët…!

Orhan Bislimaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *