Me një rast, Pejgamberi a.s. u tha sahabëve – shokëve të tij:
“Prej robëve të Allahut janë disa që as nuk janë pejgamber e as nuk janë shehid (dëshmorë), por në Ditën e Gjykimit pejgamberët dhe shehidët do të lakmojnë gradën e tyre (të xhenetit)’.
Sahabët e pyetën: ‘O i Dërguar i Allahut, na trego, kush janë ata njerëz?’
Ai u përgjigj:
“Ata janë të cilët e duan njëri tjetrin për hir të Allahut. Ata as nuk janë farefis me njëri tjetrin as nuk kanë prona për të shkëmbyer. Betohem në Allahun se ata do të kenë fytyra të ndritura, ata do të jenë në ulëse prej dritës. Ata nuk do të kenë frikë kur të tjerët do të jenë të frikësuar, ata nuk do të kenë brenga kur të tjerët do të jenë të hidhëruar. Pastaj e lexoi ajetin: “Padyshim, për të dashurit e Allahut, nuk ka frikë e as brengosje.” (أَلَا إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّـهِ لَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ).
Në luftën e Jermukut, që ndodhi në vitin 636 në mes të muslimanëve dhe bizantinëve, edhe pse ishin të plagosur rëndë, shokët e Pejgamberit a.s. i dhanë përparësi shokut në çastet më kritike të jetës. I ofruan ujë Harith bin Hishamit, por nuk pranoi të pijë para shokut, Ikrames. Kur i afruan këtij, edhe ky nuk pranoi para shokut tjetër, Ajashit. Kur shkuan tek Ajashi, e panë se veç ka ndërruar jetë, e kur u kthyen te dy të parët, panë se edhe këta kanë ndërruar jetë.
Kjo është dashuria dhe vëllazëria në emër të Islamit…!
Orhan Bislimaj
Pouskë (2), Prizren
17 nëntor 2023
P.S.
(Pas xhumasë kaluam çaste të mira në shtëpinë e mësuesit Liman Skenderi, Zoti ia shtoftë bereqetin)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *