Konferencë Shkencore ndërkombëtare: “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet” (Prishtinë, 9-10 dhjetor 2023)
“Nusja jonë e mirë e madhe – si xhamia me minare.”
Ky është një refren i këngës, që vajzat e kanë kënduar nusen në ditën e dasmës, sapo ka zbritur prej kerrit te shtëpia e burrit. (credits:dr. Adem Zejnullahu)
Përtej kësaj, kjo tregon se xhamia ishte dhe vazhdon të jetë një Diell i madh në popullin tonë, në secilën lagje apo fshat, që ka ndriçuar e ngrohur jetën kulturore dhe çdo iniciativë, për kombin e atdheun.
Prandaj, kjo Konferencë për xhaminë, besoj se është prej më të qëlluarave që i ka organizuar Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës – Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame.
Kumtesa ime ishte: “Xhamitë e Prizrenit, vatër e rezistencës dhe e shkollave shqipe (1989-1999)” dhe e lexova në ditën e parë të Konferencës, dje më 9 dhjetor 2023, në Hotel Emerald.
Për më shumë foto kliko këtu: