Tallja taksirat, exheli n’derë!
(Dersi i xhumasë)
1.
Më datë 25 dhjetor 2023, gazetari (A. T.) ironizoi me Allahun e me muslimanët, kurse pas disa orëve ndërroi jetë. Subhanallah, kështu është vdekja, t’vjen kur nuk e presish.
Tani, a ishte hakmarrje prej Allahut apo vetëm caktim i Tij, na nuk e dijmë, vetëm Allahu e di.
Por, ne e dijmë se exheli as nuk vonohet e as nuk shpejtohet, edhe mos me pas fol, exheli ka pas m’i ardh…
Pavarësisht, ai është në të drejtën e vet dhe nuk kemi çka e komentojmë më tutje.
2.
Por, një gjë është e sigurtë, me Allahun nuk bën m’u tall, kurrë. Muslimani, nuk duhet me injoru asnjë dispozitë të fesë.
Ta zëmë, nëse nuk mund t’i falësh pesë vaktet, mos fol keq për namazin, sepse do të ishte mohim i namazit si urdhër i Allahut, por thuaj, ‘e dij që e kam borxh e inshallah Zoti ma ban nasib një ditë’…
Në anën tjetër, ai që e mohon një urdhër të Zotit, apo që tallet me fenë, ezanin, Kur’anin, Muhamedin a.s., etj, ai ka bërë akt të daljes nga Islami, dhe kjo është aq e rëndë sa nuk ka derë.
Allahu ka thënë në Kur’an:
“Ata që e fyejnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.” (El-Ahzab, 57).
3.
Paramendo, secili nëpunës i rri gati obligimeve të punës, sepse kontrolla mund të vijë papritmas, e pastaj pasojat janë të rënda.
Llogarit, i njëjti nuk i rri gati obligimeve ndaj Zotit, edhe pse e di se bëhet fjalë për gjënë më kryesore, siç është mbarimi i jetës në këtë botë.
Njeriu që jeton me ndjenjën e vdekjes së befasishme, bëhet i kujdeshsëm, tutet m’u tall me Zotin, tutet sepse vdekja mund t’i vijë befas dhe nuk i lë hapësirë për asgjë, e as për korigjime. Është falimentim i keq.
4.
Por, në këtë javë ndodhi edhe një gëzim i madh, vdiq Dick Marty, Allahu marrtë hak për ne, për zahmetin që na ka dhënë si popull i përvuajtur, duke montuar e kurdisur ‘fakte’, kundër Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Orhan Bislimaj
Caparc, Prizren
29 dhjetor 2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *