O hoxhë, atëherë pse të agjëroj?
(Dersi i xhumasë)
1.
Nuk është një orë, as një ditë, as një javë, por është një muaj agjërim.
Shto këtu edhe sakrificat e tjera që i prodhon agjërimi. Ndoshta ka punë të rëndë, apo është në udhëtim, apo çfarëdo qoftë tjetër, megjithatë prap se prap nuk e prish agjërimin…
Për këtë arsye agjërimi e stërvit shpirtin e njeriut si asnjë tjetër, sepse bëhet veç për Allah.
Nëse më parë hiç s’e ka kujtuar Zotin, gjatë Ramazanit e kujton, sa herë që e di se është agjêrueshëm, e kjo kohëgjatësi e madhe ditore e mujore, si dhe intenzive, lë gjurmë.
Pata një punë një ditë, tash në fillim të Ramazanit edhe i thash, kqyre pazari është pazar, por punen me ba me korrektësi. Ai më tha, o Hoxhë, atëherë për çka po agjëroj?
Me këtë fjalë tregoi se e ka kuptuar esencën e ibadetit të agjêrimit.
2.
Zoti i Madh ka thënë në Kur’an, nuk mund të krahasohet e keqja me të mirën, as errësira me dritën, andaj nuk mund të jenë të njëjtë tek Allahu si ai që agjëron si ai që nuk çan kokën fare për këtë urdhër të Allahut. Kurrë!
Aq sa je me Allahun, edhe Allahu është me ty.
Ibrahimi a.s. për çdo gjë e ka qarë hallin me Zotin, andaj Allahu e quajti ‘evvahun halim’.
3.
Në xhaminë Seebach, Cyrih, Zvicerr, i takova mërgimtarët nga trojet etnike. Nga Shqipëria në Shqipëri. Aty e takova hoxhën e respektuar e shumë punëtor, Dr. Bashkim Aliu.
Në emër te Bashkêsisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK) dhe në emër të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, ua uruam Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.
I falënderuam me mirënjohje, për çdo gjë që po bëjnë për ta mbajtur fenë e Zotit, si në mërgim, si në vendlindje…!
Orhan Bislimaj
Xhamia Seebach, Cyrih, Zvicërr
15 mars 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *