E nisëm vizitën zyrtare në Zvicërr, më datë 14.03.2024, kurse dje më datë 18.03.2024 e mbaruam.
U befasuam për të mirë, për organizimin e jetës fetare, kulturore, familjare e shoqërore. Atje takuam kolegë e miqë të shumtë.
1.
Pejgamberi a.s. kur erdhi në Medinë, punën e parë që e kishte bërë, e ndërtoi xhaminë, ku njerëzit tuboheshin në baza ditore, mësonin, familjarizoheshin njëri me tjetrin, bënin namaz, diskutonin, dhe ndërmerrnin iniciativa të hajrit.
Xhamitë në Zvicërr, po e luanin të njëjtin rol, si në asnjë vend tjetër. Aty pamë njerëz nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Ato, nuk ishin vetëm xhami, por qendra shqiptare, aty mbahen takime, sesione shkencore, tribuna, organizohen kurse të gjuhës shqipe, mbahet mektebi me fëmijë, etj…
2.
Pas pasivizimit të atyre klubeve të dikurshme, për momentin xhamitë në Zvicërr janë institucioni i vetëm funksional për edukimin e të rinjve me traditat tona familjare, si dhe digë kategorike kundër asimilimit.
Fëmijtë duke qëndruar në xhami me bashkëkohanikët e tyre, duke ndjekur mektebin e xhamisë te Imami, duke ndjekur ligjëratat e ditës së xhuma, po e mësonin edhe gjuhën shqipe, shkrim-leximin, përmes komunikimit dhe shoqërimit brenda llojit.
Po ashtu, prej aty lindin edhe miqësitë në mes shqiptarëve, për dallim që në këtë pikë shumë shqiptarë po lidhin martesa me të huaj.
Prandaj, ata fëmijë që privohen nga xhamia, gjasat i kanë tepër të mëdha për asimilim që në brezin e parë dhe kjo është evidente.
3.
Pata rastin që të vizitoj disa qendra – xhami, në disa qytete:
-Konsullatën e Kosovës në Cyrih.
-Xhaminë ‘Sabër’, Winterthur, datë 14 mars 2024;
-Xhaminë ‘Seebach’, Cyrih; datë 15 mars 2024;
-Xhaminë ‘Gebenstorf’, datë 15 mars 2024;
-Xhaminë ‘Xhamia e Bardhë’, Aarburg, datë 16 mars 2024;
-Xhaminë ‘Sunnah’, Dietikon, datë 17 mars 2024;
-Xhaminë ‘Ebu Hanife’, Grenchen, datë 17 mars 2024.
Në fund, po i falënderoj të gjithë për mikëpritjen e ngrohtë! Një mirënjohje për Kryesinë e KMSHZ-së, për kryetarin hfz. Mehas ef. Alija.
(Delegacioni i Kryesisë së BIRK-ut përbëhej nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIRK-ut, Ekrem ef. Simnica, anëtarët e Kryesisë, Agim ef. Hyseni, Orhan ef. Bislimaj, Valon ef. Myrta, dhe nga Florentina Tërmkolli e Merita Boroci)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *