Sot, 27 mars 2024, në Muajin Ramazan, në Natën e Madhe të Bedrit, paska ndërruar jetë haxhi Imeri, nga Prizreni, Allahu e mëshiroftë me xhennetin më të lartë.
Vdekja është me caktim të Zotit, por më erdhi keq! I lumi ai, shkoi te Zoti fitimtar.
E la vakuf truallin e tij në qytetin e Prizrenit, me vlerë tepër të madhe. E ndërtoi edhe xhaminë. Para 15 muajve kur u takuam në zyre, më tha: ‘Zoti le ta dijë’. Allahu Ekber!
Zot i Madhërishëm bashkoje në xhennetin më të lartë, në shoqëri me pejgamberët, dëshmorët dhe njerëzit e mirë!
Ngushëllime familjes dhe xhematit!