Durimi në padrejtësi dhe ndihma e melekut…!
Më poshtë, do të sjelli një hadith, që tregon për vlerën e atij, që bën sabër përballë një padrejtësie.
Ebu Hurejre (r.a.), transmeton se një rast, kur një pabesimtar e sulmoi me fjalë arrogante Ebu Bekrin r.a., e ky heshti, duroi, fare nuk merrej me të. Aty diku afër, qëndronte i ulur Pejgamberi a.s., i cili çuditej dhe buzëqeshte.
Por, Ebu Bekri e humbi durimin dhe ia ktheu disa fjalë. Pas kësaj, Pejgamberi a.s., u bë shumë nervoz dhe u largua. Pas tij, u çu edhe Ebu Bekri dhe i tha: O Pejgamber i Zotit, çka ndodhi, pse u largove, a mos pse ia ktheva fjalët?
Pejgamberi a.s. tha: Gjersa ti heshtje, pranë teje ka qenë një melek, që ia kthente pabesimtarit, e në momentin që t’i fillove t’ia kthejsh, aty erdhi shejtani, e unë nuk rri në atë vend ku është shejtani. Pastaj, Pejgamberi a.s. vazhdoi e tha në vazhdim:
O Ebu Beker, tre veta kanë hak:
1) Allahu do ta lartësojë dhe ndihmojë një person që hesht (nuk bën zë edhe pse mundet) përballë një padrejtësie;
2) Allahu do t’ia shtojë bereqetin dikujt që jep dhurata (sadakë), duke synuar lidhjet njerëzore; dhe
3) Allahu do t’ia pakësojë bereqetin atij që i kërkon Allahut shtim të pasurisë, vetëm sa për të pasur (që është koprrac).
Prandaj, ai që mbështetet në Allahun, Ai i mjafton atij!
Zot i Madh, na largo këtë pandemi të keqe…!
Dr. Orhan Bislimaj
Prizren, 17 Prill 2020
(Nga karantina, #Covid-19)