Dje, më datë 4 maj 2023, me kënaqësi iu përgjigjem ftesës së komandantit të KFOR-it për Zonën Regional Command – West, Kolonel Mario Bozzi, për të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët ndërfetare me temë “Dialogu fetar për një të ardhme të mirë të përbashkët”.
Takimi u mbajt në rezidencën e KFOR-it Italian në Pejë, i kryesuar nga Kolonel Bozzi, ku morën pjesë, përfaqësuesit e bashkësive fetare nga rajoni i Dukagjinit, si: Bashkësia Islame e Kosovës dhe disa tarikate nga komuna e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Deçanit, Istogit, Kisha Katolike e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Bashkësia Hebraike.
Pa dyshim këto takime janë të mira dhe i shërbejnë harmonisë ndërfetare. Por, tolerancën ndërfetare nuk duhet parë si suvenir në raft. Përkundrazi, atë duhet kultivuar me strategji veprimi dhe se këto takime, përve deklarimeve korrekte, duhet shfrytëzuar edhe për një analyze të gjendjes e kritikë të rasteve që e sfidojnë harmoninë ndërfetare, e që kanë filluar të shpeshtohen!
Në fund e bëmë një foto të përbashkët…!