Dje, më datë 10 prill 2023 me kënaqësi iu përgjigja ftesës për të qenë ligjërues në tribunën ‘Muslimanët dhe qytetaria aktive në shoqëri’, që u mbajt në Amfiteatrin e objektit për shërbime fetare e sociale në Tetovë.
Me këtë rast, falënderim e mirënjohje për Myftininë e Tetovës, për Myftiun e vyeshëm Prof.dr. Qani ef. Nesimi e bashkëpunëtorët e tij që na nderuan e na bënë mikëpritje të ngrohtë.
Tribunën e nderuan me prezencën e tyre nga Prizreni edhe kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, i cili mbajti një fjalim përshëndetës, zyrtari i shërbimeve Erol ef. Raka dhe imami i xhamisë së Dëshmorëve, Enes ef. Limani.
Po ashtu, ishte kënaqësi për neve edhe takimi me Reisin e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët bëmë iftar të përbashkët dhe patëm muhabet të mirë…!