Dje, më datë 31 mars 2023, për namazin e xhumasë, një delegacion i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, i përbërë nga 12 vetë, i prirë nga kryeimami Vedat ef. Sahiti, qëndruan në komunën e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit.
Aktiviteti u organizua nga krerët e dy Bashkësive fetare, Myftiut Naim ef. Tërnava dhe Reisul Ulemasë, Shaqir ef. Fetahu, në kuadër të bashkëpunimi të mirë e fuqizimit të vëllazërisë.
Një aktivitet i tillë i vizitave të ndërsjella po ndodhë për herën e parë dhe është një gjë e mirë.
Mua më ra hise me fal xhumanë në xhaminë e vjetër ‘Sulltan Murat’, prej xhamive më të mëdha e kryesore të Shkupit.
Po e falënderoj edhe njëherë imamin e xhamisë, Zekerija ef. Bajramin për pritjen e ngrohtë.
I përcollëm te vëllezërit tanë urimet e Myftiut Tërnava për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit, urimet e Bashkësisë Islame dhe të xhematit tonë të Kosovës.
Në një moment, Pejgamberi a.s. i drejtua shokëve të tij: “A doni t’ju tregoj për më të mirët nga mesi i juaj. Thanë, patjetër o I Dërguari i Zotit. Ai u tha: Më të mirët nga mesi i juaj janë ata të cilët kur t’i shohish ta kujtojnë Allahun.”
Gjersa, fytyrat e zverdhura e të molisura të agjëruesve ta kujtojnë Allahun, ta kujtojnë ibadetin e agjërimit, në anën tjetër Shkupi na kujton kryeqendrën historike të shqiptarëve, përtej Prizrenit, Manastirit, Janinës, Ulqinit, Shkodrës, Prishtinës e Tiranës.
Këto aktivitete duhet shpeshtuar, në mënyra që ta ruajmë vëllazërinë dhe ëndërrat e përbashkëta për të ardhmen tonë.
Një falënderim Rijasetit të MV për mikëpritjen e iftarin, Jusuf ef. Zymerit, Qenan ef. Ismailit, Qani ef. Nesimit, Sabahudin ef. Zendeli, Fatmir ef. Zaimi, etj.