Sot, më datë 26 maj 2023 filloi Panairi i Ushqimit – Kermezi!
Muslimanët e kanë traditë dhurimin e ushqimit dhe këtë po e bëjnë edhe në Prizrenin tonë.
Nënat e motrat tona, po gatuajnë vullnetarisht ushqime tradicionale dhe po i dërgojnë në panair në emër të sadakasë.
Mjetet e grumbulluara shkojnë për qëllime humanitare e edukativo – arsimore. Pra, nga sadaka në sadakë, nga hajrati në hajrat, nga xhemati për xhematin.
Por, ky aktivitet, përtej Panairit synon atraksion në mesin tonë, synon kulturë të panairit, atmosferë pozitive, argëtim, vizitë, relaksim, solidaritet, kontribut, etj.
Teksa shushurima e Lumbardhit e sit trurin tonë nga ngarkesat ditore, në anën tjetër, ezani nga xhamia e Sinan Pashës është si sherbeti mbi ëmbëlsirë.
Ky është Prizreni sherif!
Panairi do të jetë i hapur deri të dielën, më datë 28 maj 2023, (11-23 h).
Një mirënjohje departamentit të Gruas të KBI-Prizren, mualimeve të respektuara, për këtë organizim!
P.S.
Haxhi Iljazi, na sajdisi me ëmbëlsira, Zoti bereqetin…!