Pas 78 ditë bombardimesh nga NATO, dhe kur kishim menduar se lufta nuk po ndalej, erdhi lajmi i madh për dorëzimin e serbëve, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, më 9 qershor 1999.

E mbaj mend, ishim në frontin e operacionit Shigjeta në Pashtrik kur erdhi gazetari spanjoll Emanueli, dhe më tha ‘decided peace’ – është arritë paqja…

Ishte gëzim i madh, u ngjallën ëndërrat e jetës që i kishim lënë në gjysmë. Këtë emocion e dinë ata që e kanë përjetuar.

Urime Dita e Çlirimit…!

P.S.

Në foto me komandantin e Brigadës 128 të ZOP, kolonel Ruzhdi Saramati nga Dobrushti i Prizrenit.

Orhan Bislimaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *