Në vitin 622, ndodhi arratisja e Muhamedit a.s. me shokët e tij (sahabë), nga Meka në Medinë.
Kjo ngjarje, u quajt ‘hixhret’ (shpërngulje) dhe u mor si pikënisje e kalendarit hixhrij.
Për nga rëndësia e tij, hixhreti konsiderohet prej ngjarjeve me rëndësi të veçantë për Muhamedin a.s. dhe për umetin islam në përgjithësi.
Ai hapi një kapitull të ri në shtrirjen e fesë Islame dhe në konsolidimin e brendshëm të bashkësisë muslimane dhe çoi në themelimin e shtetit të Medinës.
Si i tillë, hixhreti simbolizon triumfin e Islamit dhe muslimanëve; simbolizon sakrificën për idealet islame; sakrificën për arritjen e çlirimit e të lirisë, simbolizon këmbënguljen e strategjinë për arritjen e qëllimeve afatgjate etj.
Në planin individual, hixhreti simbolizon largimin nga mëkatet dhe kthmin kah Zoti i Madhërishëm, simbolizon largimin nga një rrethanë e keqe drejt një rrethane të mirë apo më të mirë, e që duhet të jenë pikësynim i secilit.
Ndërsa, në kontekstin kohor, hixhreti mbetet një frymëzim praktik e strategjik për shoqërinë myslimane në përgjithësi, në çdo vend a periudhë kohore.
Muslimanët e shënojnë Vitin e Ri Hixhrij, jo për arsye motmotesh, por për ngjarjen e hixhretit.
Inshallah, kemi një vit hixhrij akoma më të mirë e më të mbarë!
Gëzuar Viti i Ri Hixhrij 1445!