Dje më datë 28 korrik 2023 patëm muhabet të mirë me Hafizin e dashur, Mehas ef. Alija nga Tetova, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ).

Moti nuk ishim pa, e falënderuam dhe u kënaqëm me vizitën e tij në KBI-Prizren.

Hfz. Mehasi, si imam i xhamisë ‘El-Hidaje’ në St. Gallen të Zvicrrës, e tash edhe si kryetar i KMSHZ-së, bashkë me kolegët e tij, janë duke dhënë kontribut të vyeshëm në konsolidimin e mërgatës shqiptare.

Bile, nëse duam ta kuptojmë rolin esencial të xhamisë, këtë mund ta shohim te xhamitë e margatës shqiptare, ku nuk janë vetëm xhami, por institucione parësore për mbrotjen e identitetit fetar, etnik e kulturor të shqiptarëve, për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Prandaj, vëllezërit e motrat tona në Diasporë duhet të mbajnë lidhje të ngushta me xhamitë, dhe t’i dërgojnë fëmijtë e tyre aty, për edukim e arsimim…

Orhan Bislimaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *