Kush janë prapanikët e shoqërisë tonë…!
(Dersi i xhumasë)
1.
Në haxhin e tij lamtumirës, Pejgamberi a.s. i tha popullit të vet: “Mos u ktheni në të pafe /kufër pas meje, duke e goditur në qafë njëri-tjetrit (لا تَرْجِعُوا بَعْدِي كُفَّارًا، يَضْرِبُ بَعْضُكُمْ رِقَابَ بَعْضٍ).”
Ata e dinin fort mirë se për çfarë e kishte fjalën Pejgamberi a.s., sepse sapo kishin dalë prej xhahilijetit, rreth 23 vjet pas, ku njerëzit ishin tepër zullumqarë, kur e robëronin njëri – tjetrin, e kur gruaja konsiderohej mall pazari.
Afërsisht, sikur sot, pas 24 vitesh t’i thuash popullit tonë mos u ktheni nën okupimin serb e gjakpirës të S.Millosheviqit, teksa i kanë shijuar frytet e lirisë e të dinjitetit, apo popullit të Shqipërisë t’i thuhet mos u ktheni në padrejtësitë e egra enveriste, pasi e kanë pa dobinë e fesë, sistemin e drejtësisë, barazinë e integritetin.
Por ç’e do që disa njerëz e fise që në Islam kishin hyrë si profiter të situatave, në vitin 632, pra pas vdekjes së Pejgamberit a.s., u kthyen përsëri në mosbesim, në të pafe.
Këta njerzë janë njohur si ‘murtexhiin’ – prapanikët.
E, ‘prapanik’ i thuhet atij që ka mendime e koncepte të vjetruara e të dëmshme për shoqërinë tonë, që është në kundërshtim me kërkesat, normat e zakonet; që s’është me kohën, që bëhet pengesë për ecjen përpara; i prapambetur; i vjetruar. (shih: Fjalori i Shqipes).
2.
Çështja ka të bëjë me idetë e jo me periudhën si element kohor.
Në kohën tonë prapanikë janë të gjithë ata që ngrihen kundër vlerave fetare, kundër shamisë siç ndodhi në një shkollë në Pejë, kundër ezanit, Pejgamberit, Kur’anit, etj, po pse jo, që çohen edhe kundër feve të tjera.
Paramendo, këta prapanikët e sotshëm, njësoj si dikur byrazerët e tyre komunistë, i quajnë të prapambetur të gjithë ata që falin xhumanë, apo që manifestojnë kulturë fetare.
Por nuk i quajnë të prapambetur ata që janë sikur ata, të pafe, të pabesë, të pamoralshëm, të pa sinqertë, tradhtarë, gënjeshtarë, hajdutë, drogaxhi, kumorxhi, etj.
Sot prapanikë janë të gjithë ata që i kundërvihen kulturave fetare, sepse kësisoji krijojnë terren për zhvillimin e të këqijave, që dikur njiheshin si xhahilijjet.
Për më keq, këtë fushatë e bëjnë në emër të demokracisë, emancipimit, amerikanizmit e europianizmit. Në fakt, këta janë prapanikët e popullit dhe armiqtë e demokracisë…!
“Suzi Zerrini”, Prizren
15 shtator 2023