Kesaj radhe biseduam me Shaban Bashën, nga Prizreni, i cili ka qenë kryetar i KBI-Prizren, për një vit (1992-1993), kurse ka qenë anëtar për më se dy mandate, si dhe me imamin e xhamisë ‘Haxhi Kasëm’, Gëzim ef. Danjolli dhe haxhi Hebib Lekaj.

Pak vështirë për t’i kujtuar gjërat pas 30 vitesh, por megjithatë baci Shaban na ofroi disa informata se si ka filluar mësimi asokohe nëpër xhamitë e Prizrenit, bisedat e tij me z. Menduh Bamjen (ish-sekretar i SHLP-së) dhe organizimi i takimit me Nexhat ef. Ibrahimin, ish-sekretar i KBI-Prizren.

Përveç kësaj, z. Shabani na tregoi se xhamia ‘Haxhi Kasëm’, e që është xhamia e tij e lagjës, ka shërbyer si shkollë për SHLP-në, Programi fillor apo klasor. Deri vonë, aty ka qenë edhe ‘dërrasa e zezë’.

P.S.

I ftoj për bashkëpunim të gjithë ata profesorë apo ish-studentë që kanë mësuar nëpër xhami, që t’më ndihmojnë me informata shtesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *