Sot, më datë 10 tetor 2023, bashkë me z. Shaban Basha, e takuam në shtëpinë e tij, z. Xhafer Jelliqi nga Prizreni, ish-shef i shërbimit për mësim dhe çështje të studentëve në kuadër Shkollës së Lartë Pedagogjike (SHLP) “Xhevdet Doda”, Prizren.
Edhe pse i moshuar, 83 vjeçar, megjithatë, është njeri tepër i hareshëm dhe vigjilent.
Baci Xhafer, na tregoi atë momentin e parë të vitit 1991, kur okupatori i përzuri studentët nga objektet shkollore dhe mbetën në rrugë pa zgjidhje. Ai thotë “kemi shkuar drejt e në Bashkësi Islame të Prizrenit dhe aty e kemi takuar imamin e xhamisë së Bajraklisë, Reshat ef. Mexhitin. Bashkësia Islame menjëherë na hapi dyertë dhe administrata e SHLP-së ka funksionuar në selinë e Bashkësisë Islame, në katin e dytë për një kohë të caktuar. Pastaj, administrata është transferuar në xhaminë Muderris Ali efendi, pastaj në xhaminë Emin Pasha, pastaj në xhaminë Dragoman (Terxhuman Iskender), pastaj në xhaminë ‘Mesxhidi’, e kështu me radhë, duke iu shmangur bastisjeve të policisë.
Po ashtu, baci Xhafer, e tregoi momentin kur policia serbe kanë hyrë në xhaminë ‘Muderris Ali efendi’, në Prizren dhe e kanë arrestuar, ku ka qëndruar në stacionin polici për rrafsh tetë orë, malltretim e terror.
P.S.
Një falënderim për Komunën e Prizrenit, kryetarin z.Shaqir Totaj, i cili sot, personalisht, e vendosi tabelën në xhaminë ‘Terxhuman Iskender’. Si kjo xhami ka edhe shumë të tjera.