Shumë prej tyre kishin mbërri në faqen 151 të leximit të Kur’anit, kurse 7 prej tyre sot më datë 14 tetor 2023, solemnisht e filluan leximin e tij.
Me shumë kënaqësi mora pjesë në këtë sukses të nxënësve, në mektebin e xhamisë “Medina”, Prizren.
E falënderova dhe përgëzova imamin, kolegun Arif ef. Memedaj për përkushtimin e madh. E, nxënësve pasi iu urova suksese e shëndet, iu thash se sytë i kemi kah ju, aq sa jeni ju të edukuar, aq sa jeni të mirë e të arsimuar, po asisoji do të jetë e ardhmja jonë si popull.
Mektebi nuk është vetëm punë, por është mision e kontribut madhor, për mbrojtjen e familjes e ruajtjen e rinisë nga rrëketë degjeneruese e dezintegruese…!
Zoti ju shpërbleftë Hoxhë i nderuar…!