Sot, më datë 21 tetor 2023, në një proces të rregullt zgjedhor, Kuvendi i Bashkësisë Islame i Republikës së Kosovës, e rizgjodhi për kryetar të Kryesisë së BIK-ut, Myftiun aktual të Kosovës, Naim ef. Tërnava, edhe për një mandat pesëvjeçar.
Me këtë rast, po e falënderoj shumë Myftiun e Kosovës, që më përzgjodhi për anëtar të Kryesisë së BIRK-ut, në kuadër të ekipit të tij prej 9 anëtarësh.
Po ashtu, po i falënderoj edhe anëtarët e Kuvendit, për votimin e tyre unanim.
Përtej nderit e privilegjes, për mua kjo përzgjedhje, është një mundësi tjetër për të punuar edhe më shumë, me ndershmëri e korrektësi, për interesin e myslimanëve dhe të atdheut, ashtu siç e dhamë sot betimin.
Zoti i Madh qoftë razi!
Shumë urime për Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava!
Inshallah me suksese e bereqet…!